5.3 C
Pristina
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Rritet numri i viktimave në Florida

Milton e godet Floridën, merr nëntë jetë

Ekipet e shpëtimit kanë nisur evakuimin e banorëve të bllokuar pas goditjes së fuqishme të uraganit Milton, i cili zbarkoi në tokë të mërkurën mbrëma, duke përfshirë Siesta Key në qarkun Sarasota.

Stuhia e kategorisë pesë e paralajmëruar me forcë të madhe, erdhi e dobësuar në kategorinë tre, por shkaktoi dëme të rënda dhe të paktën nëntë viktima të konfirmuara.

Sherifi i Qarkut St. Lucie, Keith Pearson, përmes një deklarate tronditëse, përshkroi goditjen e komunitetit të tij si të papritur dhe shkatërruese.

”Nuk mund të bënim asgjë kundër tornadove që goditën njëkohësisht. Është thjesht shkatërruese”.

Uragani shkuli pemët me rrënjë dhe rrëzoi linjat elektrike, duke lënë më shumë se tre milion familje pa energji.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, megjithatë, deklaroi se skenari më i keq ishte shmangur, duke falënderuar ekipet e shpëtimit që kanë punuar pa pushim për të ndihmuar banorët.

Edhe pse Milton tashmë është dobësuar në kategorinë 1 dhe është zhvendosur drejt detit, paralajmërimet për përmbytje tropikale mbeten për zonat bregdetare, ndërsa zyrtarët shtetërorë u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda për siguri.

Presidenti Joe Biden, përmes një postimi në rrjetin X, u zotua se ndihma do të arrijë në çdo shtëpi të prekur.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here