div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-8268 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
FOTO/ Ky është i riu që humbi jetën pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Berat

Personi i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat është i riu Petro Piti.

Autoboti i ngarkuar me lëndë hidrokarbute të cilën drejtonte, është përplasur rreth orës 18:30, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin me iniciale A. T., i cili ndodhet në Komisariat.

Rreth moshës 23-24 vjeç, shoferi mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët të cilët e nxorën nga automjeti, por fatkeqësisht Piti humbi jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *