4 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“E përqeshnin Rrahman Jasharajn që thojke “nimom si vëlla”, i thonë Simiqit vëlla, marre, tradhtarë”- Olluri e Zana Avdiu komentojnë bisedat e përgjimet

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes panelistëve po diskutohen zhvillimet e fundit në vend, duke pëfshirë përgjimet e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin, mesazhet e Dejona Mihalit me ish-shefin e KEK’ut Nagip Krasniqi si dhe mesazhet e sotme të publikura mes Kusari-Lila dhe Igor Simiqit.

Gazetari Parim Olluri ka kujtuar kohën kur kryeministri Kurti ironizonte me kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit, kur kishte kërkuar rritjen e pagave për mësimdhënësit i kishte thënë ‘Më ndihmo si vëlla’.

Këtë kujtim, Olluri e bëri sot, kur u publikuan bisedat mes Kusari-Lila dhe Simiqin, të cilin e quajti ‘vëlla’.

“Janë disa probleme në komunikimin mes tyre, duke nisur prej takimit të Kurit që bohet me aminin e Raddojiqit. Na i dim deklaratat e tij publike qe nuk takohet me njerëz të listës Srpska. Ai vet I ka quajtur çetnikë deputetët e Listës Serbe kur ka qenë në opozitë edhe ka premtu që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me çetnikët e Listës Srpska dhe tash i pranon në takim, në zyrën e Kryeministrit.

Kusari Lila e quan vëlla Simiqin, dhe tash vëllain e saj ia mundëson me pas një takim me Kurtin. Neve na kujtohet qfarë ofendimi ka bo zoti Kurti Rrahman Jasharajt kur kërkonte ndihmë për rritjen e pagave të mësimdhënësve, ironizonte se si Jasharaj i thoshte ‘Më ndihmo si vëlla’. Kur ka interes Kurti e sheh si vëlla edhe Simiqin edhe Radojçiqin”.

Ndërsa, aktivistja Zana Avdiu thotë se me gjithë këtë komunikim, VV’në do ta quajnë tradhtarë.

“Këto mesazhe gjithë ky komunikim e shpërfaq më së miri vetëm fytyrën e VV’së. Qytetarët duhet me kuptu secili që vjen në pushtet duhet të bashkëpunoj me Listën Serbe, me serbët e Kosovës sigurisht jo me terroristët, dhe nuk është tradhtar. Edhe tash na kemi me I quajt tradhtarë, sepse ata (VV) e kanë ngrit këtë diskurs, e kanë kriju këtë atmosferë, këtë klimë dhe nën klimën e tyre këta janë tradhtar”, tha ajo.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here