Pesë persona, që të gjithë shtetas të Shqipërisë, janë shpallur në kërkim nga autoritetet kosovarë si të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në rajonin e Pejës, transmeton IndeksOnline.
Ditë më parë, antidroga e policisë së Kosovës zbuloi sasinë më të madhe të kanabisit të mbjell në disa parcela e ku sasia e saj arrinte rreth 2 ton. Gjatë aksionit, të cilin e përcjelli nga afër ekipi i IndeksOnline, u bë i mundur edhe arrestimi i një shtetasi të Shqipërisë, i cili po përkujdesej për kultivimin e drogës.
Personat e shpallur në kërkim janë
•Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Personat e shpallur në kërkim janë
•Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Albano Saliu, i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit:
LEXO EDHE: