Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:40, një aksident me i rëndë në Gjilan, mes një kamioni dhe një veture, la të vdekur të riun 33-vjeçar, drejtues i veturës, teksa drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë shkruan Gazeta Imazhi.
Gazeta Imazhi ka mësuar se viktima e këtij aksident të rëndë është Osman Sopi, teksa për humbjen e tij tashmë janë deklaruar edhe familjarët.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Sot me datë 21.10.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë Osman Sopi. E lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus! Ma thave krahun vlla”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrolit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.”