div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36184 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Arrestohet mërgimtari nga Gjermania

Një rast serioz i dhunës psikologjike dhe kanosjes në familje është zbuluar në Obiliq, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj pasi dyshohet se për ditë të tëra e kishte terrorizuar me video dhe fotografi me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për T.M, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, por që prej rreth një muaji po qëndronte në Kosovë.

Sipas kallëzimit të viktimës A. M, ish-bashkëshorti i saj kishte filluar ta kanoste vazhdimisht që nga data 20 maj, duke i dërguar video nga poligonet e qitjes ku shfaqej duke gjuajtur me armë, si dhe fotografi të ndryshme me armë zjarri.

E shqetësuar për sigurinë e saj, ajo ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë dhe ka deklaruar se ndihet seriozisht e rrezikuar nga veprimet e ish-bashkëshortit.

Gjatë hetimeve është intervistuar edhe daja i të dyshuarit, i cili ka deklaruar se ai kishte probleme të theksuara psikike, ishte përdorues i substancave narkotike dhe vazhdimisht shqetësonte e kërcënonte edhe familjarë të tjerë, përfshirë nënën e tij që jeton në Gjermani.

Sinjali mëson se i dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësor në QKMF Obiliq, ndërsa më pas, me rekomandim mjekësor, është dërguar në Neuropsikiatri në QKUK për vlerësim specialistik.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar se videot dhe fotografitë me armë ia kishte dërguar ish-bashkëshortes.

Po ashtu, sipas dokumentacionit mjekësor që posedonte, ai rezulton të jetë diagnostikuar më herët me çrregullim skizotipik.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje në kuadër të dhunës në familje”, ndërsa T.M, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Ndërkohë, viktima ka kërkuar edhe urdhër mbrojtës ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *