div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-113 author-paged-113 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Raportimet se u përfshi në vrasjet e civilëve me snajperë në Sarajevë, reagon Vuçiq
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se kishte ndonjë lidhje me atë që po quhet “safari snajperësh” –  vrasjet e dyshuara të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga të huaj të pasur që shkuan atje për të gjuajtur me snajperë ndaj civilëve.

Ai tha se nuk kishte mbajtur kurrë pushkë snajperi dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për një “safari”.

Vuçiq tha se do të ngrejë padi kundër gazetave që e publikuan këtë për të

Ai shtoi se e dërguan në Pale si dikë që mund të fliste një gjuhë të huaj.

“E shihni se si Bild u distancua me një pikëpyetje. Të gjithë të tjerët bënë të njëjtën gjë. Telegraf madje publikoi një pjesë të redaktuar të përgjigjes së Suzanës. Ata ndoshta menduan se kur të ndodhte diçka e tillë, unë kisha diçka për të fshehur, se do ta mbuloja. Kjo tregon se sa shumë nuk më njohin dhe sa shumë nuk duan ta njohin të vërtetën”, tha Vuçiq, siç raporton RTS.

Ai shtoi gjithashtu se kundërshtarët e tij kishin, siç tha ai, akuza shumë më të shëmtuara kundër tij.

Akuzat ndaj Vuçiqit janë ngritur nga gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiq, i cili ka paraqitur një kallëzim në prokurorinë italiane. Autoritetet në Milano tashmë kanë hapur një hetim për përfshirjen e qytetarëve italianë, rusë dhe amerikanë në këto aktivitete të dyshuara kriminale.

Margetiq thotë se Vuçiq, në atë kohë i ri dhe pjesë e një njësie paraushtarake të lidhur me Partinë Radikale Serbe, ka qenë i pranishëm në pozicionet e snajperëve në varrezat hebraike të Sarajevës — një prej pikave më të njohura nga ku forcat serbe qëllonin qytetin.

Këtë lajm e publikoi edhe mediumi britanik “The Telegraph”.

Ndërpritet arresti shtëpiak për kolonel Nexhmi Krasniqin – Nga sot mbrohet në liri

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj kolonel Nexhmi Krasniqi, duke e liruar atë që nga data 21.11.2025 për t’u mbrojtur në liri.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i kolonelit Krasniqi, Besnik R. BERISHA i cili deklaroi se vendimi është marrë 21.11.2025, nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se janë shuar arsyet ligjore që kishin çuar në caktimin dhe vazhdimin e kësaj mase ndaj të pandehurit Nexhmi Krasniqi.

Sipas arsyetimit të gjykatës, nuk ekziston më rreziku për pengim të procedurës penale apo ndikim në prova, si dhe është konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me mbrojtje në liri, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

A do të rikthehet Lladrovci në PDK? Deklarohet Hamza

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën e sotme për media, ka thënë se s’ka ndonjë vendim në PDK që thotë se Ramiz Lladrovci është përjashtuar nga PDK.

Ai ka thënë se është i bindur që do të vazhdojnë bashkë për të maksimalizuar votën për PDK-në.

“Tek çështja e Drenasit, Ramiz Lladrovcin kërkush s’e ka përjashtu prej PDK-së. S’ka vendim brenda PDK-së që thotë se Ramiz Lladrovci s’është në PDK. Prandaj jam i bindur që ne bashkë do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe ta maksimalizojmë votën për PDK-në:”, ka deklaruar Hamza.

Ai u shpreh se PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe se do të dalë fituese.

“Më 28 dhjetor, PDK është gati për fitore. Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet dhe një qeveri që punon, që bashkëpunon me akterë të brendshëm dhe partnerë të jashtëm, si dhe që jep rezultate. Jo për improvizim, ndarje dhe ikje nga përgjegjësia. Jemi të bindur dhe besojmë thellë se bashkë me qytetarët, ne do ta hapim një kapitull të ri për vendin”, ka thënë ai

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale, kjo komunë mbetet jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme prezantoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale të mbajtura më 12 tetor 2025 dhe të raundit të dytë më 9 nëntor, duke certifikuar rezultatet për 37 komuna të vendit. 

Komuna e Istogut mbeti jashtë certifikimit për shkak të një vendimi të Gjykatës Supreme, e cila ka kthyer në PZAP për rivendosje ankesën e një kandidati për Kuvend.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, shpjegoi për komunën e Istogut: “Në këtë vendim të KQZ-së nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi Gjykata Supreme ka kthyer në PZAP për rivendosje ankesën e një kandidati për anëtar të Kuvendit të kësaj komune”, deklaroi Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare për 37 Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025. Radoniqi sqaroi se ky vendim vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur procesi i ankesave për këto komuna.

“Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, tha kryetari i KQZ-së.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, u ndal te procesi në Mitrovicë dhe deklaroi se PDK i beson vendimeve të organeve të drejtësisë.

“Në realitet, procesi në Mitrovicë do të duhej të shkonte në rivotim, por duke respektuar organet e drejtësisë, PDK i bindet vendimeve të tyre. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se procesi nuk do të ankimohet nga institucionet përkatëse. I bëj thirrje KQZ-së që të jetë e kujdesshme në pranimin e fletëvotimeve”, tha ai.

Më pas reagoi anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi, duke rikthyer në vëmendje rastin në Kllokot.

“Sa i përket komunës së Kllokotit, rasti është flagrant – shantazh, detyrim dhe përzierje e shtetit të Serbisë në Kosovë, duke e detyruar kandidatin të tërhiqet nga gara dy ditë para raundit të dytë. Për këtë arsye votoj kundër”,theksoi ai.

Anëtari tjetër i LVV-së, Alban Krasniqi, foli për gabimet teknike të evidentuara në Mitrovicë, duke thënë se reagimet ndaj tyre kanë shërbyer si mësim për të ardhmen.

“Pajtohem plotësisht me atë që tha Kurteshi. Sa i përket fletëvotimeve të shtypura gabimisht, kjo çështje do të kalonte pa tension, por ndoshta ka qenë e dobishme sepse pamë si duhet vepruar në raste të tilla. Gabimet teknike duhet të mos përsëriten. Në raundin e dytë pamë raste të votimit me asistencë që ndikuan në mandatet e fituara”, u shpreh ai.

Ndërkaq, anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, kërkoi që rasti në Mitrovicë të trajtohet me seriozitet.

“Nuk mund të trajtohet si një çështje thjesht teknike ajo që ka ndodhur në Mitrovicë. Ka pasur raporte të ngjashme edhe në komuna të tjera. Procesi ka pësuar degradim, pasi përgatitja dhe mbikëqyrja nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Nuk do të doja që ndonjë mandat të mbetet i kontestuar jo për shkak të vendimeve të drejtësisë, por për shkak të keqmenaxhimit të procesit”, tha ai.

Gjatë mbledhjes u bë edhe shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 20 komunave. KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025, pas konfirmimit nga PZAP se procesi i ankesave për këtë ditë zgjedhjesh është përmbyllur.

Rezultatet u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Radoniqi sqaroi se “Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga e premtja (21 nëntor 2025, ora 16:00), subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”.

“Terroriste dhe kriminele”, përplasje e ashpër mes burrit të Albulena Haxhiut dhe përfaqësueses së Listës Serbe në KQZ

Anëtari i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, është përplasur me anëtaren e Listës Serbe në KQZ, Gordana Laban, në mbledhjen e sotme.

Krasniqi e ka quajtur atë “terroriste dhe kriminele”, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi iu drejtua duke i thënë se e përfaqëson një subjekt “që ka vrarë njerëz”.

“Kulturën prej terroristje dhe kriminelje çfare je dhe përfaqëson, këtu nuk mundesh me na e tregu ne. Duhet me të ardh marre kur na e përmend kulturën këtu.  E përfaqëson një subjekt që ka vra njerëz”, tha Krasniqi.

Ai tha se derisa Listës Serbe i lejohet funksionimi, s’do të ketë demokraci nëpër komuna e tek komuniteti serb./

Haradinaj i bën thirrje diasporës Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dërguar një mesazh për diasporën, duke i ftuar që gjatë festave të fundvitit të mos lejojnë propagandën të ndikojë në bashkëjetesën familjare dhe në vendimmarrjet e tyre për të ardhmen e Kosovës.

Teksa, kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme nacionale do të mbahen më 28 dhjetor.

Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj thekson rëndësinë e angazhimit qytetar dhe institucional për të rikthyer Kosovën në “binarë e normalitetit”.

“Të dashur mërgimtarë,

Vëllezër e motra,
Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit.
Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit.
Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj.
Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit.
Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen.
Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës.
Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë.
Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen.
Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen.
Besnik ndaj atdheut dhe kombit”, ka shkruar Haradinaj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme me 28 dhjetor, reagon Isa Mustafa

Në Kosovë më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat shënojnë procesin e katërt zgjedhor brenda këtij viti. Para tyre, vendi zhvilloi zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt, si dhe zgjedhjet lokale më 12 tetor e raundin e dytë më 9 nëntor.

Lidhur me situatën aktuale politike dhe frymën e zgjedhjeve, për IndeksOnline ka folur ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa. Ai vlerësoi se votuesit do të jenë ata që do t’i përcaktojnë qartë pasojat politike të zgjedhjeve.

“Mendoj se elektorati do ta ndëshkojë vetveten apo do ta shpërblej vetveten, varësisht nga zgjedhja që e bënë. Pesha e dëmit është shumë më e rëndë dhe shumë më e gjerë kundrejt segmentimi të tij në një apo dy parti. Prandaj partitë do duhej të lirohen nga frika e ndëshkimit nëse e mbrojnë të vërtetën dhe interesin e vendit, të mos jetojnë me ankthin e sondazheve dhe pëlqimeve”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se partitë politike nuk duhet të frikësohen nga ndëshkimi elektoral, nëse angazhohen për të mbrojtur të vërtetën dhe interesin e vendit, duke shtuar se nuk duhet të varen nga “ankthi i sondazheve dhe pëlqimeve”.

Mustafa beson se zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të sjellin ndryshime, duke theksuar se qytetarët mbeten të orientuar drejt së mirës së vendit dhe familjeve të tyre. Ai ngriti edhe çështjen e përgjegjësisë politike për situatat bllokuese.

“Shtrohet pyetja se kush ka interes të vazhdohet me bllokadat ndaj shtetit tonë, me izolim politik dhe ekonomik ndërkombëtar dhe me veprime që e dëmtojnë jetën sociale vetëm për të fajësuar të tjerët me qëllim për të mbajtur pushtet,” u shpreh ai, duke i quajtur të pajustifikueshme “marifetllëqet” politike.

Sa i përket datës së caktuar të zgjedhjeve, Mustafa tha se nuk sheh dëm nga zhvendosja prej 21 në 28 dhjetor, por kritikoi atë që e quajti anim politik të presidencës.

“Shoh vetëm një shpërfaqje të pacipë të animit të kreut të shtetit kah koalicioni në pushtet dhe një papërgjegjësi ndaj rolit bazik të sigurimit të unitetit të popullit. Për animet e tilla duhet ta qajnë kokën ata që e kanë zgjedhë, qoftë duke e votuar, qoftë duke ia bërë kuorumin.” deklaroi ai.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të jenë vendimtare për orientimin e ardhshëm politik të vendit, duke pasur parasysh periudhën intensive zgjedhore dhe tensionet mes institucioneve.

NJRSH në aksion: Arrestohen gjashtë personat e shumë kërkuar
Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Ferizaj në gjashtë raste të ndara ka arrestuar gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore.

Arrestimet janë kryer në bazë të vendimeve të gjykatave kompetente.

Personat e arrestuar janë:

I.I. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” me dënim burgimi prej 150 ditësh.

D.S. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 50 ditësh.

M.K. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” me dënim burgimi prej 40 ditësh.

B.B. (37 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 36 ditësh.

J.A. (22 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Dhuna në familje” me dënim burgimi prej 25 ditësh.

N.B. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 17 ditësh.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas procedurave ligjore.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia Rajonale e Ferizajt iu ka bërë thirrje të gjithë personave që janë në kërkim me urdhëresë gjyqësore që të paraqiten në gjykatë dhe të kryejnë obligimet e tyre ligjore.

“Në të kundërtën, Policia Rajonale e Ferizajt do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tyre, siç parashihet me ligj”.

Komuna e Prishtinës pa para për t’i paguar faturat, Murati ia aprovon kërkesën për një pjesë të buxhetit të dhjetorit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës sot ka bërë kërkesë në Thesar që t’u bëhet alokim i parakohshëm i 1/12-tës së buxhetit të paraparë për muajin dhjetor, me qëllim që të paguajnë disa prej faturave që janë grumbulluar, përfshi edhe ato të energjisë elektrike.

Murati ka bërë me dije se Thesari do të bëjë këtë alokim të parakohshëm në mënyrë që një pjesë e faturave të paguhen tash, shkruan Reporteri.net.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se kjo nuk e zgjidh problemin, meqë pastaj dhjetori mbetet pa buxhet.

Ai ka fajësuar për këtë situatë LDK’në.

“Zgjidhja e problemit do të ishte nëse pardje LDK-ja do ta votonin së paku buxhetin e Prishtinës, dhe pastaj fare s’do të kishte nevojë për këso improvizime. Mirëpo në vend të zgjidhjes, Lumir Abdixhiku me LDK-në vendosën të mos vinin fare në seancë pardje. Për më keq, dje u munduan që të keqpërdorin edhe prindërit e fëmijëve në çerdhe duke u munduar që t’ia hedhin fajin Ministrisë së Financave, për buxhetin të cilin vetë LDK-ja nuk e votoi”, ka shkruar Murati./Reporteri.net