Dallimi i madh në vota në mes kandidatëve gjatë rinumërimit, reagon Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në nivel vendi, pas mospërputhjeve të mëdha të shpërfaqura në procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve.

Hamza shkruan:

Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë

Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *