Zbulohet kënga e re: Gjesti po kthehet “fuqishëm”

Gjesti nuk ka ndërmend të bëjë pushim, dhe këtë e ka bërë të qartë me lëvizjen e fundit në rrjetet sociale. Këngëtari i njohur sapo ka lëshuar një ‘dump’ masiv prej 17 fotografish, duke u dhënë fansave një lejekalim ekskluziv në prapaskenat e procesit të tij kreativ. Këtë herë, ai ka braktisur studiot e zhurmshme të qytetit për t’u izoluar në një vilë fantastike me pamje mbresëlënëse nga natyra, ku po kalon kohën duke regjistruar projektet e tij më të reja muzikore.

Pamjet e ndara tregojnë një atmosferë tejet të relaksuar e plot ngjyra, ku nuk mungon stili i tij unik. Nga detajet e çuditshme si makinat lodër të vendosura si aksesorë në xhinse, veshjet “Supreme”, e deri te momentet komike duke shijuar ëmbëlsira, Gjesti di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen. Por, përtej argëtimit dhe modës, detaji kryesor që kapi syrin tonë menjëherë është një ‘screenshot’ i lënë me shumë zgjuarsi mes postimeve. Këngëtari ka ndarë imazhin e një skedari audio të emërtuar “FUQISHEM-demo1”, duke konfirmuar kështu se kënga e tij e radhës do të mbajë pikërisht këtë titull

Për t’u siguruar që ky projekt të jetë hit i padiskutueshëm, Gjesti nuk është izoluar i vetëm në këtë rezidencë. Bashkë me të në seancat e regjistrimit shihet edhe Gimbo. Dyshja duket se po punon intensivisht në studio dhe, duke u nisur nga vetë titulli paralajmërues i demos, presim që projekti i ri të godasë fort në tregun muzikor. Tani mbetet vetëm të mësojmë datën e publikimit. /Prive By Liberta Spahiu

 

Brikena poston video me Mateon, jep mesazhin e fortë

Çifti i krijuar në “BBVA”, Brikena dhe Mateo, po e shijojnë romancën prapa kamerave.

Por sot modelja ka vendosur që t’i vë pikat mbi “i” sa i përket raportit të tyre, shkruan Indeksonline.

Me një video ku shihen tejet të dashuruar ajo dha mesazhin e fortë.

“Ne kundër botës 🤍”, shkroi bukuroshja duke bërë të ditur se atyre nuk mund t’iu hyjë askush në mes përkundër kritikave dhe akuzave që patën ndaj tyre.

 

 

E dhimbshme: Kjo është 27 vjeçarja që vdiq pasi lindi binjakët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës.

Migena Salihi, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë dhe pak orë pasi iu lut të gjithë shqiptarëve që t’i dhuronin gjak, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Migena u bë nënë e dy vajzave binjakëve, por fati nuk qe në anën e saj pasi ajo ndërroi jetë tragjikisht pak ditë pas lindjes së tyre, duke mos iu gëzuar dot.

Vetëm 4 vite më parë ajo ishte fejuar me Noelin, me të cilin ëndërruan dhe filluan të ndërtonin jetën së bashku.

Ajo ishte diplomuar për mësuesi në Gjeografi, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, teksa ushtronte profesionin e saj si mësuese.

Aktivisti Mirsad Basha shkruan në një postim në “Facebook”: “Sot humbem nji prej vajzave ma energjike, nji prej vajzave fantastike te ktij qyteti. Nji super vajze aktive, familjare dhe shembull ne shoqni. Jena pa fjale, nuk na besohet! Migena, te dona shume fort, gjithmone…”.

Teksa miqtë e saj nga shoqata kanë mbjellë edhe një pemë në kujtim të saj.

Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.

Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.

Pavarësisht te tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që ti rriste vetë.

Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar dhe aprovuar një sërë dokumentesh me rëndësi për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit energjetik në vend.

Ndër dokumentet e miratuara janë: Bilanci i Energjisë Elektrike për vitin 2026, Rregulla mbi Kompensimin Financiar për Kufizimin sipas Skemave Mbështetëse, si dhe Rregulla për Garancitë e Origjinës. Po ashtu, Bordi ka dhënë dritë jeshile për Planin Pesë-vjeçar për Zhvillimin e Rrjetit të Transmetimit për periudhën 2026-2030 dhe Planin Dhjetë-vjeçar për periudhën 2026-2035. Në këtë mbledhje është miratuar edhe Raporti i vlerësimit të konkurrencës në sektorin e energjisë për vitet 2024-2025.

Gjatë seancës, janë shqyrtuar edhe amendamentimet e Rregullave të Tregut, si dhe përgjigjet ndaj komenteve në Raportin e Monitorimit për HC Ujmani.

Një ndër vendimet kryesore ka qenë shqyrtimi i propozimit për vendosjen e obligimit të shërbimit publik për furnizim universal, me ç’rast ky obligim i është caktuar kompanisë KESCO për një periudhë dyvjeçare, deri më 31 mars 2026. Po ashtu, është trajtuar edhe propozimi për përcaktimin e përgjegjësive të Operatorit të Energjisë së Ripërtëritshme.

 

Lexo po ashtu
Shitja e mishit në rrugë e rrezikshme për shëndetin, aksion në tregun e automjeteve

Sa i përket zhvillimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, Bordi ka aprovuar lëshimin e autorizimit për subjektin juridik “LE Kosovo Reneëable Energy JSC”. Gjithashtu, janë miratuar 53 kërkesa për vetë-konsum, prej të cilave 38 nga persona fizikë dhe 15 nga subjekte juridike, me një kapacitet total prej 2 MW.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e ZRRE-së.

ZRRE ka bërë të ditur se të gjitha vendimet e Bordit do të publikohen në faqen zyrtare elektronike.

“Gru e keqe, ke mbetë pa u martu” – Deputeti i VV-së godet rëndë Çitakun e PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përgjatë seancës për energjinë elektrike.

Teksa kritikohej për deklaratën që dha, duke uruar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohet në Hagë sikurse Naim Murseli me burgim të përjetshëm, iu drejtua me gjuhë denigruese deputetes Çitaku.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë Çitakut, derisa kjo e fundit dëgjohet tek i thotë “Mos ashtu”.

I njëjti deputet dje, përdori fjale te renda drejtuar ish-presidentit të Kosovës Hashi Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

Ai ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës.Geci tha se Thaçin do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci mes të tjerash.

Shtesat për fëmijë në rritje, mbi 404 mijë përfitues vetëm në mars

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për statistikat e mirëqenies sociale për muajin mars 2026, duke nxjerrë në pah rritjen e numrit të përfituesve në disa prej skemave kryesore sociale.

Si rritje e numrit të përfituesve janë shtesat për fëmijë ku sipas të dhënave në muajin mars përfituan 404.233 fëmijë me vlerën 14 milionë e 649 mijë e 495 euro.

Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i përfituesve vazhdon të jetë i përqendruar te të moshuarit, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë sociale. Megjithatë, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe programit për shtesat për fëmijë, i cili gjatë këtij muaji ka regjistruar një numër të lartë përfituesish.

Ky program konsiderohet një nga mbështetjet kryesore për familjet, duke synuar lehtësimin e barrës ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve në vend.

Raporti gjithashtu përfshin edhe skema të tjera të rëndësishme si pensionet familjare, pensionet për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe pensionet e “Trepçës”.

Sot ka festë në familjen e Lumir Abdixhikut!

Sot në familjen e kreut të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka festë.

I pari i LDK-së sot shënon ditëlindjen e 43-të, duke marrë urime të shumta nga bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë.

Abdixhiku, i cili prej vitesh është pjesë aktive e skenës politike në vend, vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme në këtë subjekt politik.

Kujtojmë se ai është i martuar dhe është baba i dy vajzave.

E trishtë: 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodër, ku një 27-vjeçare shtetasja M.S ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj.

E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak, shkruan TopChannel, raporton KlanKosova.tv.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

Kjo humbje ka prekur thellë opinionin publik, ndërsa familja e saj po përballet me një dhimbje të madhe. Qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Trusti del me një njoftim të rëndësishëm

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i themeluar në vitin 2002, ka vazhduar të rrisë investimet e tij brenda vendit përgjatë viteve të fundit, duke u bërë një nga investitorët institucionalë më të rëndësishëm në tregun vendor.

Sipas të dhënave zyrtare, FKPK ka filluar investimet në Kosovë në vitin 2008, fillimisht përmes depozitave bankare, praktikë kjo që vazhdon çdo vit edhe sot. Më vonë, nga viti 2014 e në vijim, Trusti ka zgjeruar investimet edhe në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës, duke marrë pjesë pothuajse në çdo ankand të organizuar nga institucionet shtetërore.

Këto dy forma – depozitat bankare dhe letrat me vlerë të shtetit – mbeten mundësitë e vetme ligjore përmes të cilave FKPK mund të investojë brenda Kosovës.

Në total, gjatë viteve të fundit (përfshirë periudhën 2020–2025 sipas të dhënave të raportuara deri më 31 dhjetor), investimet e FKPK-së në tregun vendor kanë përfshirë një kombinim të vazhdueshëm të depozitave bankare dhe blerjes së obligacioneve qeveritare, duke reflektuar rritje graduale të ekspozimit të fondeve pensionale në ekonominë e brendshme.

Ky trend tregon një orientim të qëndrueshëm të Trustit drejt mbështetjes së tregut financiar të Kosovës, ndonëse pjesa më e madhe e mjeteve vazhdon të jetë e investuar jashtë vendit për arsye të diversifikimit dhe sigurisë së fondeve.
Në grafikun e publikuar të investimeve për periudhën 2020–2025, shihet një rritje e qëndrueshme e pjesëmarrjes së mjeteve pensionale në instrumentet financiare brenda Kosovës, sidomos në letrat me vlerë të Qeverisë.