Kurti paralajmëron një sërë zgjedhje nëse s’ka marrëveshje për Presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka folur për çështjen e Presidentit, duke paralajmëruar organizimin e një sërë zgjedhjeve parlamentare.
Ai ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të reja nuk do të mundësonte asnjë zgjidhje.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, meqenëse unë nuk e di se si mund të kemi 80 deputetë”, tha ai në një prononcim për media.
Më tej ai shtoi se nëse vendi shkon në zgjedhje, Kosovës këto të fundit do t’i kushtojnë së paku 10 milionë euro.
“Është e domosdoshme që të merremi vesh. Kam qenë shumë bujar me opozitën…..u takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi takimin, thjeshtë nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

