div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33938 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar dhe aprovuar një sërë dokumentesh me rëndësi për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit energjetik në vend.

Ndër dokumentet e miratuara janë: Bilanci i Energjisë Elektrike për vitin 2026, Rregulla mbi Kompensimin Financiar për Kufizimin sipas Skemave Mbështetëse, si dhe Rregulla për Garancitë e Origjinës. Po ashtu, Bordi ka dhënë dritë jeshile për Planin Pesë-vjeçar për Zhvillimin e Rrjetit të Transmetimit për periudhën 2026-2030 dhe Planin Dhjetë-vjeçar për periudhën 2026-2035. Në këtë mbledhje është miratuar edhe Raporti i vlerësimit të konkurrencës në sektorin e energjisë për vitet 2024-2025.

Gjatë seancës, janë shqyrtuar edhe amendamentimet e Rregullave të Tregut, si dhe përgjigjet ndaj komenteve në Raportin e Monitorimit për HC Ujmani.

Një ndër vendimet kryesore ka qenë shqyrtimi i propozimit për vendosjen e obligimit të shërbimit publik për furnizim universal, me ç’rast ky obligim i është caktuar kompanisë KESCO për një periudhë dyvjeçare, deri më 31 mars 2026. Po ashtu, është trajtuar edhe propozimi për përcaktimin e përgjegjësive të Operatorit të Energjisë së Ripërtëritshme.

 

Lexo po ashtu
Shitja e mishit në rrugë e rrezikshme për shëndetin, aksion në tregun e automjeteve

Sa i përket zhvillimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, Bordi ka aprovuar lëshimin e autorizimit për subjektin juridik “LE Kosovo Reneëable Energy JSC”. Gjithashtu, janë miratuar 53 kërkesa për vetë-konsum, prej të cilave 38 nga persona fizikë dhe 15 nga subjekte juridike, me një kapacitet total prej 2 MW.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e ZRRE-së.

ZRRE ka bërë të ditur se të gjitha vendimet e Bordit do të publikohen në faqen zyrtare elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *