div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-22 author-paged-22 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti apo Limaj, kush mori më shumë vota në Malishevë?

Janë numëruar 100 për qind e votave për kandidatët për deputetë në qytetin e Malishevës.

Në rezultatet e procesuara nga KQZ, del që kryetari i VV-së, Albin Kurti mori më shumë vota në vendlindje se sa i pari i Nismës, Fatmir Limaj, transmeton lajmi.net.

Kurti mori 7990 vota, kurse Limaj mori 6935 vota.

Kurse, VV në Malishevë mori 9890 vota, ndërsa Nisma 8233 vota.

Sulmohet fizikisht kandidati i VV-së për deputet

Kandidati i VV-së për deputet, Selman Sokoli është sulmuar fizikisht.

Më poshtë postimi i tij;

Të nderuar,

Para pak çastesh jam sulmuar fizikisht nga disa persona, me gjasë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare, për një çështje plotësisht të drejtë dhe të ligjshme nga ana ime. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, sjellja e tyre banditeske eskaloi në dhunë fizike dhe ndalim/kidnapim të paligjshëm për disa minuta.

Organet e ndjekjes janë njoftuar dhe tashmë janë duke u marrë me rastin. Pres dhe shpresoj që drejtësia të veprojë pa vonesë dhe që këta persona të përfundojnë aty ku e kanë vendin banditët dhe cubat, para organeve të drejtësisë, e jo të lirë dhe në kontakt me qytetarët..

E dhimbshme: Vdesin tragjikisht polici dhe bashkëshortja e tij

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër.

Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve, viktimat janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, shkruan Euronews.al.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet e aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga burime ende të pakonfirmuara bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe një grua dhe një vajzë, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Besian Mustafa, djali i Xhemail Mustafës, rizgjidhet deputet – kaq vota mori deri tash

Besian Mustafa, kandidat për deputet i LDK-së, e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u rizgjedhur si deputet.

Ai deri tani ka fituar 13.348 vota, duke arritur votat e nevojshëm për t’u rizgjedhur, kur janë numëruar 78.57 për qind e kutive të votimit.

Sjellim ndër mend që Besian Mustafa është djali i Xhemail Mustafës, ish-themelues i LDK-së dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Mustafa ishte vrarë në vitin 2000, në rrethana ende të pazbardhura nga drejtësia.

Përbërja e Kuvendit: Këta janë kanditatët më të votuar për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar rreth 90% të votave të kandidatëve për deputetë.

Nga kjo përqindje, top pesë më të votuarit nga secili subjekt politik nuk kanë ndryshuar renditjen.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti:

LVV: Albin Kurti 312.308 vota, Glauk Konjufca 242.134 vota, Albulena Haxhiu 127.436 vota, Hekuran Murati 126.176 vota dhe Donika Gërvalla 113.853 vota.

PDK: Bedri Hamza 140.643 vota, Arian Tahiri 62.775 vota, Përparim Gruda 57.656 vota, Uran Ismaili 46.798 vota dhe Sala Jashari 42.362 vota.

LDK: Lumir Abdixhiku 70.747 vota, Hykmete Bajrami 44.202 vota, Ukë Rugova 38.925 vota, Avdullah Hoti 35.166 vota dhe Doarsa Kica Xhelili 34.271 vota.

AAK: Ramush Haradinaj 37.146 vota, Daut Haradinaj 22.055 vota, Besnik Tahiri 21.968 vota, Bekë Berisha 16.104 vota dhe Agim Çeku 14.883 vota.

Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci

Akademiku Nexhat Daci, do të varroset sot me nderime shtetërore në varrezat e Dragodanit.

Familja ka publikuar agjendën zyrtare të ceremonive mortore.

Homazhet do të mbahen nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa akademia përkujtimore nga ora 12:00 deri në 12:45 në sallën plenare.

Varrimi do të bëhet nga ora 13:40 deri në 14:20.

E pamja mbahet nga 3 deri më 5 janar në Hotel Sirius.

E dhimbshme për familjen Miftari, i riu ndërron jetë në aksident trafiku

Mes viktimave nga aksidenti tragjik në Gjirokastër ishte edhe Klejdi Miftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor. 

Aksidenti tragjik që la pas tre viktima dhe një vajzë të plagosur, ndodhi rreth orës  03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, raporton TopChannel.

Ai po udhëtonte së bashku me Anxhelo Rucin 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe u përplasën me mjetin tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Vdes veterani i UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaip Hoxha, nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e bëri të ditur vetë fshati.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e premte, më 02.01.2026, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Peqan

Numërohen rreth 90% e votave, lista e 56 kandidatëve të LVV-së që fitojnë mandat deputeti

Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 81 për qind e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 56 kandidatët që aktualisht rezultojnë fitues të mandatit të deputetit. Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve, apo edhe në shpërndarjen e mandateve mes partive politike.Lista e kandidatëve nga LVV që aktualisht fitojnë mandat deputeti:

Albin Kurti – 311,384 vota
Glauk Konjufca – 241,429 vota
Albulena Haxhiu – 127,039 vota
Hekuran Murati – 125,824 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 113,490 vota
Xhelal Sveçla – 100,810 vota
Hajrulla Çeko – 90,291 vota
Avni Dehari – 83,520 vota
Mimoza Kusari Lila – 74,698 vota
Ejup Maqedonci – 70,530 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 58,384 vota
Andin Hoti – 51,067 vota
Arben Vitia – 47,624 vota
Saranda Bogujevci – 36,934 vota
Alban Bajrami – 34,432 vota
Rufki Suma – 30,886 vota
Edona Lllalloshi – 30,871 vota
Mefail Bajqinovci – 29,335 vota
Jeta Statovci – 28,618 vota
Nezir Kraki – 28,339 vota
Ardian Gola – 28,212 vota
Adriana Matoshi – 27,061 vota
Armend Muja – 26,404 vota
Haxhi Avdyli – 25,459 vota
Adelina Grainca – 23,366 vota
Albena Reshitaj – 22,322 vota

Agim Bahtiri – 21,731 vota
Blerim Gashi – 21,516 vota
Arjeta Fejza – 21,064 vota
Artane Rizvanolli Berisha – 20,922 vota
Arbër Rexhaj – 20,778 vota
Fatos Geci – 20,412 vota
Hysen Durmishi – 20,409 vota
Fitore Pacolli Dalipi – 20,273 vota
Taulant Kelmendi – 20,145 vota
Artan Abrashi – 20,112 vota
Dimal Basha – 19,832 vota
Arbërie Nagavci – 19,777 vota
Labinotë Demi Murtezi – 19,485 vota
Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 18,913 vota
Enver Haliti – 18,401 vota
Adnan Rrustemi – 17,976 vota
Valon Ramadani – 17,960 vota
Jeton Raka – 17,420 vota
Arsim Ademi – 17,010 vota
Liza Gashi – 16,700 vota
Sylejman Meholli – 16,505 vota
Fjolla Ujkani – 16,365 vota
Fatmire Kollçaku – 16,344 vota
Fitim Haziri – 16,195 vota
Drita Pajaziti – 16,154 vota
Valon Hoti – 16,034 vota
Naim Bardiqi – 15,681 vota
Salih Zyba – 15,664 vota
Rozeta Hajdari – 15,583 vota
Ilir Kërçeli – 14,950 vota

Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së të gjitha votave, përfshirë ato me postë dhe nga diaspora.