div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-35 author-paged-35 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ymeri: LVV do të bie pas prishjes së Kurtit me Osmanin

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë me dije se ndarja e Vjosa Osmanit nga Albin Kurti do të ketë ndikim elektoral.

Ai ka vlerësuar kjo do të bëjë që të ketë ndikim në rënien e elektoratit të VV-së.

Ymeri ka thënë se është vështir të parashihet se sa do të jetë ky ndikim.

“E dyta që është ndryshe këtë radhë natyrisht që është edhe ndarja e Kurtit nga Vjosa Osmani. Nuk është e lehtë të përcaktohet saktë se cili do të jetë efekti i kësaj ndarjeje ama për që do të ketë ndikim në votën e VV-së kjo është më se e sigurt”, ka thënë ai për frontonline.

“Unë parashoh një rënie të fuqisë elektorale të LVV-së. Nuk mendoj që rënia do të jetë shumë e madhe, gjasat janë shumë të mëdha që LVV të mos e ketë shumicën që ia mundëson qeverisjen pa njërën prej partive që tash janë në opozitë”, është shprehur Ymeri.

400 mijë euro shtëpi e 13 mijë euro në bank – kjo është pasuria e Adriana Matoshit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, duke zbuluar të dhëna mbi të ardhurat, pronat dhe detyrimet financiare.

Sipas deklarimit të fundit vjetor, Matoshi nuk ka aksione në kompani tregtare, ndërsa në kategorinë e pasurive të luajtshme figuron një veturë e tipit Fiat, e dhuruar nga ish-bashkëshorti në vitin 2023, me vlerë 13 mijë euro, në pronësi të prindërve .

Sa i përket pasurive të paluajtshme, është deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 66 metra katrorë, e ndërtuar nga kursimet e prindit në vitin 1990, me vlerë të deklaruar prej 400 mijë euro, po ashtu në pronësi të prindërve .

Në aspektin financiar, deputetja ka një kredi në NLB Banka për renovimin e shtëpisë, e marrë në vitin 2025 në vlerë prej 15 mijë eurosh, ndërsa borxhi i mbetur aktual është mbi 12 mijë euro .

Gjithashtu, ajo ka deklaruar mbi 13 mijë euro para të gatshme në bankë, të cilat sipas saj burojnë nga paga, kredia dhe të hyrat e vajzës së saj, shkruan Zeri.info.

Sa i përket të ardhurave vjetore, Matoshi ka përfituar rreth 18,943 euro nga paga si deputete, ndërsa nuk ka raportuar të ardhura të tjera personale gjatë vitit 2025 .

Ndërkohë, të ardhura shtesë në familje janë regjistruar nga aktiviteti si aktore i anëtarëve të familjes, me mbi 19 mijë euro të realizuara nga projekte të ndryshme artistike .

Ja sa mund ta dënojë trupi gjykues Naim Murselin për vrasjen e Liridonës

Dje është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ndërkaq, të martën, më 21 prill, do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan Insajderi.

Sipas avokatit të Murselit, Shemsedin Piraj, për veprën penale për të cilën klienti i tij akuzohet nga prokuroria, ligji parasheh dënim prej 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm, shkruan Insajderi.

Edhe prokurorja Javorka Prelinçeviq i ka kërkuar trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtarët Fatime Dermaku, Gent Beka dhe Alban Ajvazi, që të tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.

Të njëjtën kërkesë e patën edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, dhe avokati i tyre, Leotrim Syla.

Pasuria e Sami Lushtaku: dy banesa mbi 400 mijë euro dhe mijëra euro në banka

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar pasuri qindra mijëra euro, përfshirë banesa, toka, depo, garazha, vetura e para të gatshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Lushtaku ka deklaruar në dy banesa në pronësi të bashkëshortes së tij, njëra në vlerë 230 mijë euro e tjetra në vlerë 200 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar toka dhe disa depo e garazha, si dhe dy vetura, një e bashkëshortes në vlerë 15 mijë euro e një personale në vlerë 9 mijë e 500 euro.

Lushtaku ka deklaruar edhe para të gatshme në vlerë 32 mijë euro kesh, dhe në dy banka në njërën 1300 euro dhe në tjetrën 2500 euro.

Më poshtë mund ta shihni pasurinë e tij:

Dimal Basha deklaron 35 mijë euro hua – 10 mijë euro borxh për veturë dhe pagë e tij të madhe

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në deklarimin e tij vjetor të pasurisë ka bërë të ditur se ka marrë hua në vlerë prej 35 mijë eurosh për të përballuar shpenzimet familjare, përfshirë bileta udhëtimi dhe detyrime nga kartela e kreditit.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një borxh prej 10 mijë eurosh që lidhet me blerjen e një veture gjatë vitit të kaluar, e cila kishte kushtuar 31 mijë euro, raporton lajmi.net

Sa i përket mjeteve të gatshme, Basha ka raportuar 2 mijë e 500 euro si të ardhura nga paga në Kuvend, 720 euro kursime të mëhershme, si dhe 19 mijë euro të evidentuara si kontribute në Trust dhe në llogari rrjedhëse.

Në rubrikën e të hyrave vjetore, ai ka deklaruar një pagë mujore prej 1 mijë e 800 euro, duke theksuar se nuk ka pasur të ardhura të tjera.

Kurti me 16 euro në bankë, zëdhënësi i tij me mbi 57 mijë euro ‘cash’

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka deklaruar mbi 400 mijë euro pasuri në formularin vjetor pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në raport bie në sy shuma prej 57 mijë euro para të gatshme në emër të prindërve, si dhe mijëra euro të tjera të mbajtura në banka në Kosovë dhe Slloveni.

Pasuritë e paluajtshme të familjes përfshijnë një lokal, shtëpi dhe toka me vlerë qindra mijëra euro, ndërsa është deklaruar edhe një veturë e vitit 2018.

Të hyrat vjetore të Manxhukës arrijnë mbi 13 mijë euro, ndërsa prindërit përfitojnë të ardhura nga një biznes jashtë vendit.

Në deklarim përfshihet edhe një kredi familjare prej 50 mijë euro, me mbi 33 mijë euro ende për t’u shlyer.

“Kush e fiton Big-un?”/ Arbër Hajdari thotë këtë emër

Sezoni i “Big Brother VIP Albania” po i afrohet fundit dhe pyetja që mundon të gjithë është vetëm një: “Kush do ta fitojë?”.

Kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar as opinionisti i këtij edicioni, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në Top Albania Radio (TAR).

I ftuar për të folur gjerë e gjatë rreth dinamikave dhe situatave të këtij edicioni të “BBVA”, Arbëri është përballur me pyetjen e drejtpërdrejtë nga moderatori Salsano Rrapi.

Kush e fiton Big-un?” – e ka pyetur Salsano, ndoshta duke pritur emrin e ndonjërit prej finalistëve kryesorë.

Por, opinionisti nuk ka zhgënjyer me sensin e tij të humorit dhe ka gjetur mënyrën perfekte për t’i bërë bisht pyetjes.

Ai ka dhënë një përgjigje epike duke përmendur emrin e “koleges” së tij të panelit, opinionistes në karrigen ngjitur: “Monika!” – u shpreh ai (referuar Monika Kryemadhit), duke shkaktuar menjëherë të qeshura të mëdha në studio.

Ky moment nuk është një rastësi, pasi përgjatë gjithë këtij sezoni, ai dhe Monika kanë pasur vazhdimisht situata dhe batuta epike me njëri-tjetrin.

Publikohet emri i të arrestuarit si i dyshuar për sulmin në Banjskë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se e ka ndaluar një person, nën dyshimin për përfshirje në sulmin terrorist të 24 shtatori 2023 në Banjskë të Zveçanit. Përderisa Prokuroria dha vetëm inicialet, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bëhet fjalë për Stefan Raduloviqin, për të cilin tha se kërkohej.

Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale, i dyshuari është arrestuar nga Policia në pikëkalimin kufitar në Merdar. Ai është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit. Sipas njoftimit, i arrestuari dyshohet  për kryerjen e veprave penale: “kryerja e veprës terroriste” dhe “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Kodin e Procedurës Penale, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e integritetit të hetimeve në zhvillim”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale.
E ministri Sveçla ka thënë se “terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht”.

“Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut. Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Vetëm 386 euro në bankë – Lumir Abdixhiku deklaron pasurinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar deklarimin e tij të rregullt vjetor të pasurisë, të cilin Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka filluar ta publikojë sot.

Sipas të dhënave të deklaruara, Abdixhiku këtë vit ka shtuar dy pasuri të paluajtshme në krahasim me vitin e kaluar. Mes tyre është një banesë me vlerë rreth 120 mijë euro, e regjistruar në emër të bashkëshortes dhe e përfituar si trashëgimi nga prindërit. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një tjetër banesë në pronësi të bashkëshortes, me vlerë 100 mijë euro, gjithashtu e trashëguar.

Në listën e pasurive përfshihet edhe një shtëpi në bashkëpronësi me vlerë 200 mijë euro, si dhe një banesë tjetër e blerë me kredi bankare në vlerë 265 mijë euro, po ashtu e deklaruar si pronë e përbashkët. Gjithashtu është përfshirë një shtëpi prej 200 m², e trashëguar dhe e vlerësuar rreth 150 mijë euro.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, ai ka deklaruar një veturë Mercedes-Benz të vitit 2019, me vlerë rreth 25 mijë euro, në pronësi të bashkëshortes.

Në pjesën e aksioneve, bashkëshortja e tij figuron me 25% të pronësisë në kompaninë “AMPERA GROUP”, pa u deklaruar vlera financiare e tyre.
Në llogaritë bankare, Abdixhiku ka raportuar 386 euro kursime, si dhe 4,915.36 euro të ardhura nga paga, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 4,293.40 euro nga paga dhe kursimet.

Sa u përket detyrimeve, ai ka deklaruar kredi për renovim shtëpie me mbetje prej 32,502 euro dhe kredi për blerje banese me detyrim të mbetur 126,020.40 euro.

Në të ardhurat vjetore, Abdixhiku ka raportuar 19,904 euro nga funksioni i deputetit dhe 24 mijë euro nga angazhimi në Kolegjin Riinvest.