Rreth 90% të numëruara, këta janë 48 deputetët e VV-së deri tani
Janë numëruar rreth 90% të votave për deputetë.
Më poshtë 50 më të votuarit e VV-së:

Janë numëruar rreth 90% të votave për deputetë.
Më poshtë 50 më të votuarit e VV-së:

Rreth 90% të votave për deputetë janë numëruar.
Më poshtë 25 më të votuarit e PDK-së:

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj projektit të gazit amerikan dhe politikave energjetike, duke thënë se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me orientimin gjeopolitik të vendit dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Hoti ka ngritur tri pyetje kryesore për ekzekutivin.
“Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të dalë nga sfera e ndikimit rus? Pse Kurti nuk ka bërë absolutisht asgjë në gjashtë vite të qeverisjes së tij sa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike? Kujt i intereson që Kosova të vijojë të jetë e varur nga importi i energjisë?”, ka shkruar ai.
Sipas Hotit, këto janë pyetje që duhet t’i shtrojë çdo politikan dhe qytetar, ndërsa ka kritikuar edhe partitë opozitare për, siç tha ai, mungesën e reagimit të mjaftueshëm ndaj kësaj teme.
“Është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh”, është shprehur ai.
Ish-kryeministri ka vlerësuar se projekti i gazit amerikan nuk është vetëm një çështje ekonomike, por lidhet me sigurinë energjetike dhe orientimin strategjik të Kosovës.
“Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka përmendur gjithashtu suspendimin e Kosovës nga stërvitja ushtarake Defender Europe 23 në vitin 2023 dhe pezullimin e dialogut strategjik Kosovë-SHBA në shtator të vitit 2025, duke i cilësuar si çështje që, sipas tij, do të duhej të mobilizonin opozitën dhe qytetarët.
Hoti ka përfunduar duke thënë se aktiviteti opozitar duhet të ndërtohet mbi kauza shtetërore dhe jo mbi interesat për poste politike./Zëri
Numërimi i votave në vendvotimet e rregullta po shkon drejt fundit dhe gara mes kandidatëve për deputetë në listat e subjekteve politike po bëhet me e ashpër.
Garë e ngushtë për ulëse në Kuvend po zhvillohet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ku renditja e deputetëve brenda zonës së projektuar të mandateve po ndryshon vazhdimisht.
Sipas rezultateve preliminare nga vendvotimet e rregullta, PDK projektohet t’i ketë 24 ulëse në Kuvendin e ri. Por, pas votimit të votave me postë, partia projektohet të bie në 23, apo në rastin më të keq, në 22 mandate.
Nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 60% të votave me postë, atëherë PDK projektohet të sigurojë 23 mandate
Garë e ashpër po zhvillohet për mandatin e fundit të projektuar të PDK-së në kuvendin e ri, për të cilin në lojë janë kandidatët: Hajdar Beqa, Adriatik Berisha, Xhavit Haliti e Rrustem Mustafa.
Për dallim nga numërimi i deri djeshëm kur doktori Adriatik Berisha renditej i 21-ti më i votuar i listës, renditja ka ndryshuar të enjten pas numërimit të mijëra votave të tjera. Berisha është parakaluar në renditje nga Hajdar Beqa, i cili numëron 79 vota më shumë.
Beqa ka siguruar 15,851 vota, ndërsa Berisha numëron 15,772 sosh.
Në garë është edhe Xhavit Haliti, ish-deputeti i disa legjislaturave, i cili aktualisht ka 15,702 vota.
Në rast se PDK-ja, sipas projektimeve, fiton 23 ulëse në Kuvendin e ri atëherë ulëset 22 dhe 23 u takojnë deputeteve gra sipas kuotës gjinore që përcakton se së paku 30% e deputetëve duhet të jenë gra.
Aktualisht, këto dy mandate të fundit të deputeteve gra u takojnë kandidateve Kosovare Murseli dhe Eliza Hoxha. Në garë për këtë mandat është edhe Arian Musliu-Shoshi, e cila numëron rreth 300 vota më pak sesa Hoxha.
Nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 70% të votave me postë, atëherë PDK projektohet të bie në 22 mandate. Ky zhvillim do ta rrëzonte Hajdar Beqën, aktualisht të renditur i 21-ti, për të zëvendësuar atë me dy deputetet gra pas tij, për shkak të kuotës gjinore.
Në komunën e Hanit të Elezit ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Lëvizja Vetëvendosje del që primatin e mban kandidati për deputet, Rufki Suma me plot 1.330 vota të mbledhura.
Ai ka lënë pas vetes kandidatin për kryeministër dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili në këtë komunë ka fituar 1.251 vota.
Ecuria e procesit të numërmit të votave u diskutua sot në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, me Eugen Cakollin, hulumtuesin e Demokracisë në Veprim.
Duke komentuar rezultatin preliminar dhe votat e diasporës që pritet të numërohen, Cakolli tha se Lëvizjes Vetëvendosje do t’i nevojiten 65% e votave të diasporës për ta propozuar kryeparlamentarin dhe formuar qeverinë.
“Nëse përqindja e shkurtit do të përsëritej me numrin aktual të votuesve të supozuar që kanë votuar jashtë vendit, atëherë Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 50 deputetë të sigurtë dhe do të jetë çështja e dhjetëra votave që do ta fitojë edhe deputetin e 51-të. Në kuadër të votimit jashtë vendit nuk ka qenë asnjëherë nën 55%”, deklaroi Cakolli në Klan Kosova. “Tash nëse shkon me skenarin e shkurtit, atëherë i bie 43.8 ose 44%. Nëse i merr 70% atëherë mund të shkojë deri në 46.7 deri në 47%. Me 53 deputetë po, pasi që do të ishin edhe nëntë deputetë nga radhët e komuniteteve. Në fakt, në rast se LDK nuk performon mirë, mund ta arrijë këtë edhe me veç 65 % të votave të diasporës dhe do t’i fitonte minimalisht 52 deputetë, por do ta kishte qeverinë me vetëm 61 deputetë”, theksoi ai.
Kandidati për deputet i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik kur bëhet fjalë për marrëveshje politike, por ka theksuar se qëndrimi ndaj gazit amerikan mund të jetë përcaktues për çdo bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në emisionin Debat Plus, Gruda tha se PDK nuk e përjashton asnjë parti nga negociatat politike, megjithëse dallimet me Vetëvendosjen mbeten të mëdha në shumë çështje.
Sipas tij, refuzimi i gazit amerikan nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përbën një rrezik kombëtar dhe duhet të konsiderohet si vijë e kuqe në çdo skenar të mundshëm qeverisës.
“Ne nuk kemi vija të kuqe me askënd për asnjë lloj marrëveshje. Ne kemi shumë dallime në plot çështje me Vetëvendosjen. Por refuzimi i fundit që i ka ndodhur gazit amerikan, nëse ky qëndrim bëhet, mendoj se është rrezik kombëtar për Kosovën nëse ne i bëjmë të mundur Albin Kurtit qeverisjen në Kosovë. Unë sa shoh, Kurti e ka bindje të palëkundur që refuzon gazin amerikan”, deklaroi Gruda.
Ai shtoi se në rast se vazhdon një qasje e tillë ndaj projektit të gazit amerikan, atëherë një koalicion me Vetëvendosjen do të ishte shumë i vështirë.
“Nëse bëhet fjalë për një qeveri që e refuzon gazin amerikan, që ka ende tendenca të tilla për ta mbajtur Kosovën të varfër, unë mendoj që është një koalicion i pamundur, por nuk e përjashtoj si negocim”, ka thënë tutje Gruda.
Sipas tij, kjo çështje nuk lidhet vetëm me aspektin ekonomik, por prek drejtpërdrejt orientimin strategjik të Kosovës dhe raportet e saj me partnerët ndërkombëtarë.
Rreth 80% të votave janë numëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Aktualisht, Agim Bahtiri ka 10755 vota.
Bahtiri renditet i 44-ti dhe do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ka përfunduar numërimi i votave në më shumë se 65 për qind të vendvotimeve për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Rezultatet preliminare kanë nxjerrë Vetëvendosjen të parën me 43 për qind të votave. Në Kuvend, sipas matjeve të deritashme, kjo parti do të marrë 48 ulëse.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 21 për qind, apo 24 ulëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta me 17.6 për qind apo 20 ulëse.
Aleanca ka marrë tetë deputetë me 7.16 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Numërimi i deritashëm i votave për kandidatë ka treguar se te VV-ja dhe LDK-ja nuk duhet të ketë ndryshime në lista për shkak të kuotës gjinore që kërkon që së paku 30 për qind e deputetëve të një grupi të jenë të gjinisë femërore.
Një përleshje e dhunshme mes tre shtetasve sirianë dhe tre kosovarëve në qytetin e Grazit të Austrisë ka përfunduar me dënime të rënda nga gjykata, pas një incidenti që tronditi opinionin publik.
Ngjarja ndodhi në muajin shkurt në një pikë karburanti në lagjen Lend, ku gjashtë burrat u përfshinë në një konflikt fizik në mes të ditës, ndërsa në vendngjarje ndodheshin edhe familje me fëmijë dhe qytetarë të tjerë të pafajshëm, transmeton albinfo.
Sipas raportimeve nga mediat austriake, shkaku i konfliktit dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje që lidhej me një grua. Situata u përshkallëzua me përdorimin e grushteve, shkopinjve të bejsbollit dhe mjeteve të tjera të forta.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të paraqitura gjatë procesit gjyqësor, treguan se një nga të akuzuarit sirianë kishte hyrë me automjet në hapësirën e pikës së karburantit, duke detyruar një kosovar të largohej me shpejtësi për të shmangur goditjen.
Njëri nga të dëmtuarit pësoi frakturë në zgavrën e syrit dhe, sipas avokatit të tij, ende rrezikon humbjen e shikimit.
Prokuroria i akuzoi të gjashtë personat për pjesëmarrje në përleshje, ndërsa ndaj autorëve kryesorë u ngritën edhe akuza për detyrim dhe tentim të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore. Të gjithë të akuzuarit, të moshës nga 21 deri në 28 vjeç, kishin precedentë penalë.
Gjykatësi Andreas Lenz dënoi ashpër sjelljen e të përfshirëve, duke theksuar se armë si boksi i hekurit apo shkopinjtë e bejsbollit nuk kanë vend në automjete për t’u përdorur kundër njerëzve.
Sipas vendimit të gjykatës, tre kosovarët u dënuan me masa që variojnë nga diversionet deri në tetë muaj burgim efektiv. Ndërkohë, tre sirianët morën dënime më të rënda, nga dy vjet e gjysmë deri në gjashtë vjet burg.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në Austri për shkak të nivelit të lartë të dhunës dhe rrezikut që iu kanos qytetarëve të pranishëm gjatë incidentit.