div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-37 author-paged-37 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bomba e madhe e verës: Barcelona dëshiron transferimin e Vedat Muriqit

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar veror.

Klubi katalanas tashmë ka të qartë profilin e sulmuesit që kërkon për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor mbetet një lojtar i nivelit të lartë, por nëse ky transferim nuk realizohet, Barça po përgatit alternativa më ekonomike.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Muriqi shihet si një opsion “low cost”, për shkak të përvojës së tij në La Liga dhe performancave të mira me Mallorcan në sezonin aktual.

Sulmuesi kosovar ka treguar se mund të jetë vendimtar, sidomos në lojën ajrore dhe në zonë, ku deri më tani ka shënuar 21 gola duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga aktualisht.

Ideja e Barcelonës është të ketë një sulmues alternativ që mund të ofrojë profil ndryshe nga titullarët, pa bërë një investim të madh financiar.

Mallorca ka venë një klauzolë prej 40 milionë euro për Vedat Muriqin, por mund të largohet edhe për një çmim më të ulët

Dy Mercedesë, banesa e kat shtëpie dhe kursime, Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Deputetja dhe këngëtarja Edona Llaloshi, ka deklaruar pasurinë e saj në kuadër të deklarimit të rregullt vjetor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, e ku figurojnë edhe kreditë në Raiffeisen, kursimet në bankë dhe të hyrat nga “Edona Band SH.P.K., shkruan Gazeta Infokus.

Llalloshi, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë më 24 mars 2026, ndërsa si deputete është e emëruar që nga 19 prill 2025.

Në deklarim, të pasuritë e paluajtshme ajo ka deklaruar një banesë 139.48 metra katrorë (e blerë me kredi në vitin 2015) me vlerë 95,000 euro, si dhe një kat të shtëpisë 168 metra katrorë (i deklaruar si i trashëguar, vit përfitimi 2019) me vlerë 218,400 euro.

Te pasuritë e luajtshme mbi 3 mijë euro, Llalloshi ka deklaruar dy vetura Mercedes-Benz të blera me lizing në vitin 2023: njëra me vlerë 72,000 euro dhe tjetra 36,000 euro.

Sa i përket detyrimeve financiare, ajo ka deklaruar dy kredi në Raiffeisen Bank Kosovo për “nevoja familjare”: një me vlerë fillestare 26,000 euro (vlera e mbetur 12,695.74 euro) dhe një tjetër me vlerë fillestare 42,000 euro (vlera e mbetur 21,328.87 euro).

Në rubrikën e kursimeve, Llalloshi ka deklaruar mjete në banka, përfshirë edhe 10,703 euro të lidhura me veprimtarinë artistike/Edona Band SH.P.K., si dhe kursime të deklaruara për fëmijët (8,000.66 euro dhe 7,600.64 euro), të shënuara me prejardhje nga nëna.

Në deklarim figuron edhe biznesi “Edona Band SH.P.K.”, ku ajo ka deklaruar se zotëron 100% të aksioneve (vlerë e deklaruar 1,000 euro), ndërsa te të ardhurat vjetore ka deklaruar 10,476.74 euro pagë neto dhe 21,500 euro të hyra nga veprimtaria artistike përmes biznesit të saj./Gazeta Infokus/

15 vjeçari ndërron jetë në orën e edukatës fizike

Një nxënës 15-vjeçar ka ndërruar jetë pas një rasti të ndodhur sot në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Policisë, më 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar informata se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull 15-vjeçar, në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar.

E rëndë: I riu Granit Sherifi vdiq tragjikisht në Podujevë

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Revuç të Podujevës, ku ndërroi jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Granit Sherifi.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Sherifi, gardian në burgun e Dyzit, ishte duke punuar me traktor në momentin e aksidentit.

Burimet bëjnë me dije se Sherifi humbi kontrollin mbi traktor dhe u rrokullis. Fatkeqësisht, ai nuk iu bëri ballë plagëve të marra.

Tri shtëpi, tri banesa, një vilë, vetura, toka e truall/ Pasuria marramendëse e Ramush Haradinajt dhe Anitës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, posedon pasuri marramendëse. Në deklrimin e tij pranë APK-së, Haradinaj ka deklruar pasuri milionëshe, disa nga to i ka deklruar si të tijat, derisa disa të tjera i ka të deklruara së bashku me bashkëshortën e tij, Anitën shkruan FrontOnline.

Në deklrimin e pasurisë së familjes Haradinaj, janë të deklaruara tri shtëpi, tri banesa, një vilë, toka e truall, që kapin vlerën prej rreth dy milion euro.

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur në Libani.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, sipas korridorit të koordinuar siç është njoftuar më parë nga Organizata e Porteve dhe ajo Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi ai në rrjetin social X.

19 vjeçarja shqiptare ndërron jetë – nëna e saj që punon mjeke u befasua kur e pa atë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kefalonia, ku një 19-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Myrto, ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas mediave greke, e reja u gjet pa ndjenja në një shesh në Argostoli dhe u transportua në spital, ku u konstatua e vdekur.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna e saj, infermiere në spitalin e ishullit, ishte në detyrë natën fatale dhe u përball me trupin e pajetë të vajzës së saj.

Autoritetet kanë arrestuar tre persona të moshës 22, 23 dhe 26 vjeç, të cilët dyshohet se ishin me të renë në orët e fundit dhe e braktisën pasi ajo humbi ndjenjat, pas përdorimit të dyshuar të lëndëve narkotike. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

Albulena Haxhiu bleu sivjet banesë në vlerë 128 mijë euro

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka blerë sivjet banesë në vlerë 128 mijë e 740 euro bashkë me bashkëshortin e saj, sipas deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit,

Haxhiu ka deklaruar se këtë banesë, me sipërfaqe prej 128.74 metër katror, e kanë blerë me kredi. Tek detyrimet financiare figuron një kredi në vlerë 160 mijë euro në emër të saj, ku vlera e mbetur është 159 mijë e 89 euro.

Në emër të bashkëshortit, i cili është anëtar i VV-së në KQZ, ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë 15 mijë euro.

Tek pasuritë e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë në vlerë 9 mijë e 700 euro, në pronësi të përbashkët.

Si para të gatshme, Haxhiu i ka deklaruar 1 mijë e 531 euro.

Tek detyrimet financiare, ka renditur edhe 1 mijë e 100 euro, në emër të bashkëshortit.

Si të hyra vjetore, Haxhiu ka renditur pagën nga Kuvendi në vlerë 22 mijë e 658 euro, mëditje në vlerë 234 euro, 1 mijë e 140 euro tjera nga shtesat dhe kompensimet tjera.

Ndërkohë në emër të bashkëshortit figuron paga në vlerë prej 16 mijë e 739 euro nga KQZ, dhe mëditje në vlerë 1 mijë e 747 euro nga udhëtimet jashtë vendit.

Naim Murseli: Jam plotësisht i pafajshëm, ju betohem!

Naim Murseli nuk e ka pranuar asnjë akuzë të hedhur ndaj tij për vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli ka thënë se nuk ka kryer dhe nuk ka organizuar vrasje.

“Në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikur. Natën e vrasjes, fëmijët i dorëzova te familja Ademaj. Dy ditë pas ngjarjes, unë me fëmijët e mi isha në prokurori. Ju betohem që Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen. Liridona Meriton drejtësi të plotë dhe ju e keni në duar këtë”, ka thënë Naim Murseli.