div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-43 author-paged-43 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes miku i madh i Kosovës, Eliot Engel

Ka vdekur ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, i njohur si një prej mbështetësve të fuqishëm të Kosovës në periudhën para dhe pas luftës.

Lajmin e ka bërë të ditur në seancën e Kuvendit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Onlien Reporteri.net.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kongresmenit Eliot Engel, një miku të madh të shqiptarëve që e ka ndihmuar Republikën e Kosovës para luftës, një mbështetës i madh i Kosovës, figurë e shquar për demokracinë dhe paqen. Ju ftoj për një minutë heshtje”, tha Haxhiu.

Lajm i mirë për qytetarët – rryma nuk shtrenjtohet sivjet

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar që për sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Në një njoftim për media, ZRRE-ja ka njoftuar për publikimin e raporteve konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal (KESCO).

Në njoftim thuhet se ZRRE-ja ka propozuar që të shmanget ndikimi i menjëhershëm dhe që kjo të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, nëpërmjet një mekanizmi të profilizimit të kostove.

“Ky mekanizëm parasheh që një pjesë e kostove të rritura të furnizimit të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, me qëllim zbutjen e ndikimit në tarifa për një vit të vetëm. Ky trajtim nuk përfaqëson ulje reale të kostove, por një shpërndarje të tyre në kohë, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe përballueshmërinë për konsumatorët. Pra ZRRE propozon që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal”, thuhet në njoftim.

Mbahet mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa projektligje dhe vendime me rëndësi në fushën e energjisë, bujqësisë dhe financave publike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për Energjinë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.

 

Në kuadër të kësaj mbledhjeje është miratuar edhe vendimi për rregullimin kontabël të shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas Qeverisë, ky rregullim bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, në mënyrë që këto shpenzime të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive.

Nafta më lirë në Kosovë, publikohen çmimet e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka dal me një vendim të ri për çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot.

Një litër naftë, sot sipas vendimit të MINTI, lejohet të shitet 1 euro e 89 cent, ky është çmimi maksimal, transmeton lajmi.net.

Një litër benzinë lejohet të shitet sot 1 euro 47 centë, kurse një litër gaz 0.82 cent.

Kudo që shihni që s’po respektohen këto çmime mund t’i lajmëroni në adresën konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 0800 11000./lajmi.net/

Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, këta deputet votuan kundër

Propozimi i rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës.

Me 34 vota për, 49 kundër, 7 abstenime, kuvendi nuk e miratoi rezolutën për çmimet e naftës.

Rrjeshimisht kjo rezolutë s’mori mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosjes.

Ndryshe, kjo çështje u zhvendos që të trajtohet si pikë e gjashtë pasi fillimisht pati mospajtime mes partive politike.

Kjo është data kur dalin pensionet me shtesën prej 150€

Në Kosovë pritet të konkretizohet së shpejti një paketë e re e rimëkëmbjes ekonomike, e orientuar drejt mbështetjes së shtresave më të ndjeshme përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Sipas burimeve të Gazeta Imazhi, pjesë e kësaj pakete është edhe një pagesë shtesë prej 150 eurosh për pensionistët, e cila synon të zbusë ndikimin e inflacionit te kjo kategori.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ekzekutimi i kësaj pagese mund të ndodhë më 15 maj ose 15 qershor, në varësi të ritmit të miratimit të pakos në Kuvend dhe përmbylljes së procedurave institucionale.

Pensionistët mbeten ndër grupet më të prekura nga rritja e kostos së jetesës, ndaj kjo ndihmë konsiderohet si një ndërhyrje e rëndësishme për lehtësimin e gjendjes së tyre financiare.

Pas aprovimit në Kuvend dhe dritës së gjelbër nga Qeveria, pritet që pagesat të nisin brenda afateve të paralajmëruara, duke u ofruar pensionistëve një mbështetje konkrete në këtë periudhë sfiduese ekonomike.

Priste të bëhej baba, ndërron jetë 31 vjeçari

Viktima është Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit. Pavarësisht se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit në Sarandë, shpëtimi i jetës së tij nuk ka qenë i mundur.

Një i ri 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit.

Pavarësisht se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit në Sarandë, shpëtimi i jetës së tij nuk ka qenë i mundur.
Lajmi ka sjellë dhimbje të madhe tek familjarët dhe të afërmit. I riu ishte i martuar dhe priste të bëhej baba i një vajze.

E rëndë: Ndërron jetë në gjumë foshnja 3-muajshe

Një ngjarje e rëndë dhe tejet e dhimbshme ka tronditur një familje nga fshati Sankoc i Drenasit, ku një foshnje vetëm 3 muajshe ka humbur jetën papritur gjatë gjumit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët përmes një njoftimi prekës, në të cilin shprehin dhimbjen e tyre të thellë për humbjen e parakohshme të më të voglit të familjes.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se engjëlli ynë i vogël, djali i vëllaut tonë M…, vetëm 3 muajsh, ndërroi jetë papritur në gjumë. Në këto momente të vështira kërkojmë mirëkuptimin dhe lutjet tuaja për shpirtin e tij.”

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president

Lidhja Demokratike i ka emrat për t’i propozuar për president nëse arrihet një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se kandidati i parë që do ta mbështesin është kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Natyrisht që po. Sipas rregullës së parë, kandidati i LDK-së është kandidati i parë që në e mbështesim dhe kjo nuk është diskutua, sepse në rastin tonë nuk është diskuar për emra për të përvcqëm. Kur është diskua për emra konsensual kanë qenë përtej partive. Por e kuptuam që me PDK-në është diskutuar edhe për emra të përveçëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse ka marrëveshje me LVV-në, përveç 15 votave të deputetëve të tyre do të siguronin vota edhe nga partitë e tjera.

Haziri ka thënë se kreu i LDK-së është duke zhvilluar konsulta e bisedime të brendshme  për atë nëse mund të arrihet një marrëveshje me LVV-në.

“z.Abdixhiku tash në fazën e konsultave, bisedave të brendshme pas takimit të parë lidhur me procesin, a mund të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Haziri.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.