div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-48 author-paged-48 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është personi që u gjet i pajetë në Prishtinë, zbulohet shkaku i vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë.

Siç mëson Insajderi, bëhet fjalë për M.S., 42-vjeçar.

I njëjti, sipas të njëjtave burime, dyshohet se ka vdekur nga mbidoza.

Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Tensione e përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë

Skena kaotike mëngjesin e të enjtes në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje për të bllokuar seancën. Fillimisht ata bllokuan disa prej ulëseve të ministrave, në përpjekje për të mos lejuar ceremoninë e betimit të Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani, por ai gjithsesi u betua mes flakadanëve, duke u larguar nga salla pasi i dhuroi një puthje deputetëve opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Klevis Balliun dhe Flamur Nokën nga seanca, por sërish nuk u arrit të vihej qetësia. Në këto kushte, socialistët vijuan me votimin e projektligjeve që ishin në rend të ditës, teksa demokratët bënin thirrje kundër qeverisë, Kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, raporton A2cNN.

“Ne duam zbatimin e ligjit. Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike. Sillni këtu Lubi Ballukun. Mos u bëni avoketër të terroristit. Ergys Agasi është terrorist, ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij. Po luftojmë për ligjin këtu, po luftojmë për Kushtetutën. Ndaj dhe silleni Lubinë këtu që të dëshmoni se jeni të vendosur t’i nënshtroheni ligjit. Por jo vidh e ik. Kjo nuk mund të ndodhë më. Sillni terroristin Gys Agasi. Doni parlament, sillni të dy para ligjit. Po luftojmë për ligjin këtu.

Ne po luftojmë për ligjin këtu. Nuk ka parlament. Nuk ka vidh e ik këtu. Ne jemi të vendosur të mbrojmë ligjin dhe Kushtetutën. Sillini këtu para ligjit dhe parlamentit, t’i shohin qytetarët. Këshilltari i Palloshit të gjatë ka marrë dy persona peng. Shkoni dhe lexoni dosjen”, tha Berisha.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, parashikohet rënie e madhe e VV-së, do t’i humb 8 deputetë

Analisti Kastriot Jahaj ka vlerësuar në Debat Plus se trendi i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se elektorati ka parë qeverisjen e partisë gjatë pesë viteve të fundit, dhe sidomos dështimin në krijimin e institucioneve, gjë që sipas tij do të çojë në humbjen e rreth 8 deputetëve.

“Te trendi i rënies së LVV ka me vazhdu njëjtë, elektorati e ka parë VV këto pesë vjet, dhe sidomos kur patën mundësinë me i kriju institucionet nuk i krijuan.

Prandaj trendi i rënies ka me vazhdu nuk besoj se do të ketë më shumë se 40 deputetë. Do t’i humbë edhe 8 deputetë, trendi i rënies ka me vazhdu”, ka deklaruar analisti Jahaj në Debat Plus.

Presidentja Osmani me lajme të mira nga Brukseli: U mor vendimi…

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit BE-Ballkani Perëndimor u mor vendim qëhiqen masat ndaj Kosovës. 

Ajo tha se një pjesë e masave do të hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.”, tha ajo në një paraqitje të drejtpërdrejt nga Brukseli, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani e falënderoi edhe Shqipërinë për përkrahjen

Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që vendi të ecën përpara.

Aksidenti fatal në Angli, vdes futbollisti i njohur

Një futbollist i ri ka vdekur në Angli pas një aksidenti rrugor ku u përfshi. Bëhet fjalë për Ethan McLeod, lojtar i ekipit Macclesfield, që militon në kategorinë e gjashtë të futbollit anglez.

21-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë. Sipas raportimeve, McLeod po kthehej nga ndeshja në transfertë e skuadrës së tij ndaj Bedford, kur mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor, ndodhi aksidenti fatal.

Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga klubi i Macclesfield përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

McLeod i kishte nisur hapat e parë në futboll te akademia e Wolverhampton, ku u bashkua që në moshën shtatëvjeçare.

Në janar të vitit 2023 ai firmosi kontratën e parë profesionale me Wolves. Rreth një vit më vonë u largua nga klubi pa debutuar me ekipin e parë.

Wolverhampton ka njoftuar se do të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen ndaj Brentford, të shtunën më 20 dhjetor.

Vjen premtimi i madh nga Murati: Nga viti i ardhshëm rriten sërish…

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga viti i arrdhshëm nëse janë në qeveri do të rriten sërish shtesat për fëmijë, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai ka premtuar se shtesat do të rriten në 90 euro për fëmijë.

Njoftimi i tij i plotë:

Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro/muaj.

Pra 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti.

Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bjen 1,080 euro.

Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja.

Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1,080 euro në vit, deri në moshën 16 vjeçare.

Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare.

Kur ka pasur këso Qeverie më përpara?

Mos lësho pe

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren ka prezantuar katër shtyllat e programit të tij: zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia, arsimi dhe shëndetësia, drejtësia, mbrojtja dhe politika e jashtme, raporton Ekonomia Online.

Duke u zotuar se qeveria e udhëhequr nga ai do të punojë për të gjithë, Hamza ka premtuar 50 për qind rritje pagash për të gjithë zyrtarët publikë,

“Ne besojmë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që nuk e lë pas asnjë qytetar. Prandaj, do t’i rrisim pagat dhe pensionet.  Pagat për mësuesit dhe arsimtarët, për mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët dhe për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të rriten deri në 50%”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar lehtësira për bizneset, krijimin e Fondit të Papunësisë, themelimin e Gjykatës së Punës, ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, fond 30 milionë euro në vit për bursa studentore, ilaçe falas për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, drejtësi të pavarur nga politika.

“Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, si forcë operative sipas standardeve të NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian për mua nuk ka alternativë. Do ta thellojmë partneritetin me NATO-n, do të punojmë për Partneritetin për Paqe, do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA dhe do ta synojmë Marrëveshjen Strategjike me aleatin tonë kryesor. Po ashtu, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit në BE”, ka thënë Hamza, duke u bërë thirrje qytetarëve ta votojnë PDK-në me numër 130 për ta çuar Kosovën së bashku përpara.

Aksion i Policisë, arrestohen disa persona

Policia e Kosovës pas një aksioni kundër degradimit të mjedisit, ka arritur të arrestojë nëntëmbëdhjetë persona dhe ka sekuestruar dyzet mjete të kryerjes së veprës penale duke përfshirë dhjetë kamionë, pesëmbëdhjetë eskavator, pesëmbëdhjetë makineri seperimi, si dhe prova të tjera materiale, ku vlera totale e sekuestrimit ishte rreth 2 milionë euro.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, më 17.12.2025 vetëm disa muaj pas këtij aksioni, ka pasuar një tentativë tjetër për dëmtimin e mjedisit.

Lidhur me këtë rast, tre persona janë arrestuar në flagrancë, në orët e vona të natës, pasi tentuan të eksploatonin zhavorr përreth lumit “Drini i Bardhë”.

Lidhur me këtë rast është sekuestruar një kamion dhe një eskavator.

“Personat e arrestuar, gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë të jetë vigjilente dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar aktivitete të paligjshme që mund të shkaktojnë dëm të madh për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren apelon për angazhimin e të gjithëve në mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së resurseve natyrore dhe respektimit të ligjit për një të ardhme më të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./teve1.info/

Eskalon situata mes nxënësve në shkollë: 15 vjeçari goditet me thikë në qafë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Elton Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

Gazetarja e Top Channel, Entjola Budo raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.

Faton Peci merr vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës, ja lajmi për të moshuarit

Kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se vendimi i dytë si kryetar i kësaj komune është themelimi i Ekipit Geriatrik / kujdesi për të moshuarit.

Peci ka thënë se për herë të parë në Mitrovicë, themelohet një ekip mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike dhe në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.