div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-49 author-paged-49 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Në Kuvend po mungojnë vetëm VV dhe Lista Srpska

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, e ka kritikuar Vetëvendosjen dhe kabinetin qeveritar, për mungesën e tyre në seancën që po vazhdon pas një pauze, ku po diskutohet lidhur me çështjen e çmimit të naftës.

Sadiku tha se përveç VV-së, as Lista Serbe nuk është  në sallën e Kuvendit dhe këtë situatë e quajti dëshpëruese.

“Për besë hera e parë, s’po di as qysh me ia nisë, çfarë dëshpërimi të pret kur del këtu edhe e sheh që këtë sallë të zbrazët, me 57 deputetë të VV-së, që para dy tri dite i morën rrogat e 13 dhe sot nuk janë në sallë. Vetëm deputetët e VV-së dhe Lista Sërpska nuk ndodhen këtu. Po flas para karrigeve të zbrazëta. As Qeveria nuk është këtu.“- tha Sadiku.

U miratuan një sërë projektligjesh, këto janë të gjitha vendimet e mbledhjes së sotme të Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar një sërë projektligjesh. Ndër të tjera Qeveria sot ka miratuar projektligjin për çmimet tavan, atë për shtetësinë dhe për sigurimet e detyrueshme shëndetësore.

Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023, ndërsa atë për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor, Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar pasi miratuar në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit 2024.

Qeveria sot ka miratuar edhe Projektligjin për Shtetësinë, dhe Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore.

Po ashtu janë ndarë mjete financiare për Luginën e Preshevës. Qeveria sot po ashtu ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 2,255,845.00euro për mbulimin e obligimeve të papaguara që rrjedhin nga organizimi i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura në dhjetor.

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të qeverisë:

– Miratuar Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i mënyrës së fitimit, regjistrimit, rifitimit, humbjes dhe anulimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës, si dhe rregullimi i çështjeve të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës.

– Miratuar Projektligjin për Lëndët Plasëse, i cili përcakton kushtet dhe kriteret për prodhimin, shitjen, tregtinë, transportin, magazinimin, përdorimin, asgjësimin, hulumtimin, testimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së lëndëve plasëse, shitjen me pakicë të artikujve piroteknikë me qëllim të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, kafshëve dhe bimëve, mjedisit dhe pronës, si dhe çështjet me rëndësi për kryerjen e këtyre aktiviteteve.

– Miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, përmes të cilit rregullohet sistemi i sigurimit të kujdesi shëndetësor të detyrueshëm, duke përfshirë parimet, funksionet, të drejtat e përgjegjësitë e palëve të përfshira, personat e siguruar, modalitetet e kontributit, pakoja e përfitimeve që mbulohet nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm, marrëdhëniet kontraktuale me institucionet e kujdesit shëndetësor dhe barnatoret, në lidhje me ofrimin, përdorimin dhe pagesën e shërbimeve shëndetësore dhe produkteve të dispenzuara. Më këtë themelohet Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor i Republikës së Kosovës si dhe rregullohet funksionimi dhe financimi i Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të Republikës së Kosovës.

– Miratuar Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore. Ky projektligj përcakton statusin e Provimit të Maturës Shtetërore, në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, përmbajtjen, kushtet dhe mënyrën e organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore, të drejtat e kandidatëve dhe strukturat përgjegjëse dhe kompetencat e tyre për organizimin e këtij provimi.

– Miratuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i cili ka për qëllim të rregullojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg në pajtim me këtë projektligj dhe mënyrën e zbatimit të tyre. Me këtë projektligj themelohet Bordi i Pavarur për Masat e Përkohshme për Rregullimin e Çmimeve, në raste të veçanta të përcaktuara me këtë ligj. Bordi i Pavarur i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës për ushtrimin e mandatit të tij në rrethana të veçanta të destabilizimit të tregut.

– Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

– Miratuar Projektligjin për Shërbimet e Pagesave, i cili ka për qëllim krijimin e një tregu më të integruar të pagesave, duke e ngritur nivelin e sigurisë së shërbimeve të pagesave dhe mbrojtjen e përdorueseve të shërbimeve të pagesave si dhe përcakton kërkesat e regjistrimit, kërkesat e kapitalit, mënyrës së angazhimit të agjentëve dhe kontraktimit të shërbimeve për institucionet e pagesave.

– Projektligjit për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, i cili ka për qëllim të përcaktojë rregullat dhe procedurat, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore dhe subjekteve të tjera, lidhur me organizimin dhe funksionimin e edicionit XXI të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

– Miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh. A. Pejë, në këtë përbërje:

◦ Qendresa Kukaj-Prelvukaj, kryesuese;

◦ Naim Neziri, anëtar;

◦ Mjellma Vokshi, anëtare; dhe

◦ Ismet Fekaj, anëtar.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.

– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar dhe Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë.

– Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Luginën e Preshevës.

– Miratuar Planin e Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026-2028, i cili përfshinë pesë zotime prioritare, të cilat synojnë avancimin e transparencës, llogaridhënies, qasjes në dokumente publike dhe pjesëmarrjes qytetare, në përputhje me parimet e Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

– Informuar Kabinetin Qeveritar për Raportin për Funksionimin e Komunave për vitin 2025.

– Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 2,255,845.00euro (dy milionë e dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e dyzet e pesë euro), për mbulimin e obligimeve të papaguara që rrjedhin nga organizimi i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28.12.2025.

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje ndaj fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje të veçantë.

Institucionet lokale kanë ndërmarrë një hap simbolik për të ndihmuar fëmijët me autizëm, duke ofruar mbështetje financiare si shenjë solidariteti dhe vlerësimi për këtë komunitet.

Bëhet fjalë për Komunën e Mitrovicës, ku përmes kryetarit Faton Peci dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, është vendosur që secili fëmijë autik të përfitojë nga 50 euro ndihmë.

Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përkrahjen institucionale ndaj familjeve dhe fëmijëve që përballen me sfida të përditshme, duke dërguar një mesazh të qartë për përfshirje dhe mbështetje sociale.

Veprime të tilla, edhe pse simbolike, konsiderohen hapa të rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të secilit qytetar.

Çështja e Presidentit, deputetja del hapur: Jam kandidate

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se vazhdon të jetë kandidate për presidente.

Në një përgjigje për RTV21, deputetja Kollçaku e la të hapur mundësinë që, nëse arrihet marrëveshje politike, të heqë dorë nga kandidatura.

“Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës.”, tha ajo.

Ky është çmimi i tavan i naftës i caktuar nga Ministria

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot nga foltorja e Kuvendit se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës, sipas marzhës së përcaktuar, është 1.83 euro.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja u bëri thirrje të hapur qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast ku ky çmim tejkalohet nga pikat e karburantit.

“Zyrtarisht sot nafta, sipas marzhës së përcaktuar, mund të shitet me çmimin më të lartë 1.83 euro. Kudo që sot është mbi 1.83 apo 1.84 e më sipër, i lus qytetarët që ta paraqesin rastin në mënyrë që të ndërmerren masa,” u shpreh Kusari-Lila, raporton Insajderi.

Ky është deputeti që refuzoi pagën e 13-të

Eman Rrahmani ka deklaruar se ka refuzuar përfitimet financiare si paga kalimtare dhe paga e 13-të, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e tyre që nga viti i kaluar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës u shpreh se përgjegjësia për ndarjen e këtyre mjeteve bie drejtpërdrejt mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.

Ai kritikoi mungesën e punës nga institucionet gjatë muajve të fundit dhe vitit të kaluar, duke vlerësuar se përfitime të tilla nuk janë të justifikuara.

Rrahmani shtoi se shpërndarja e mjeteve tek kategori të caktuara nuk krijon barazi dhe drejtësi, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të pushtetit.

Qeveria Kurti miraton projektligjin për çmimet tavan

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se po e risjellin për miratim projektligjin për çmimet tavan, të cilin e kishte shpallë antikushtetues Gjykata Kushtetuese.

Kurti tha se këtë po e bën si përgjigje ndaj krizave botërore pas kritikave që mori se nuk po ndërmerr masa për të zbutur efektin e tyre.

 

“Po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti e përvoje që qytetarët tonë e kanë përjetuar. Rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje e ruajtje. Me këtë ligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky projektligj vendos një balancë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme”.

Kurti po ashtu tha se me “qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës do të konkretizohet me miratimin e projektligjit për sigurim shëndetësor”.

“Po e risjellim edhe një ligj jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike. Edhe ky ligj po ashtu ka qenë i sfiduar nga opozita në Kushtetuese. Sot në rend dite e kemi edhe projektligjin për sigurime shëndetësore”.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpallë antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, i cili ishte dërguar në gjykatë nga deputetë të opozitës.

“Kam parë komunikime…” – Buzhala lë të kuptohet për një skenar të ri në Guxo

Ish-kandidati për deputet në listën Guxo, Viktor Buzhala, është deklaruar për herë të parë pas njoftimit për dorëheqjen e tij nga lista e drejtuar nga Donika Gërvalla e Faton Peci.

I ftuar në “Pressing” të T7, Buzhala ka thënë se ka dhënë dorëheqje sepse nuk sheh të ardhme në të.

Ai ka thënë se këtë parti nga jashtë do ta marrë Vjosa Osmani.

“I kam parë disa komunikime se pas disa ditës mund ta marrë partinë nga jashtë Vjosa Osmani. I kam parë disa komunikime”, ka deklaruar ai.

Buzhala ka bërë të ditur se atij i është ofruar posti i zëvendësministrit, por që e ka refuzuar.

“Unë kam qenë i propozuar për zëvendësminsitër dhe kam qenë i pari, mirëpo kjo nuk më ka plotësu. Nga pozita e zëvendësminsitrit jam tërhequr para 10 ditëve, ai angazhim nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Dalin dokumentet: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi

Gazetari Vebhi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka nxjerrur një dokument të një personi të afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se bëhet fjalë për Martin Berishajn, i cili siç u shpreh, ka marrë më shumë se 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi.

Pavarësisht kësaj, Kajtazi tha se Kurti asnjëherë nuk e ka thënë asnjë fjalë të keqe në raport me Berishajn.

“Për t’u kthyer te kush financohet prej Serbisë, te lufta hibride e z.Kurti, atëherë unë ia dëshmoi z.Kurti dhe të gjithë të tjerëve se njëri prej njerëzve të tij të afërt, i ka marrë nga Beogradi 1 milion e 531 mijë e 480 euro e 46 cent”.

“Kanë ardhur prej Beogradit. Ky është Martin Berishaj, Ambasadori dhe miku i Albin Kurtit, këto para kanë ardhur nga Beogradi. Z.Kurti nuk e ka thënë kurrë një fjalë të keqe në raport me të, ka vazhduar ta mbaj Ambasador, vazhdon me mbajt”, u shpreh ai.

Qeveria mblidhet nesër, këto janë projektligjet që do të shqyrtohen

Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg të premten në mbledhjen e planifikuar për në orën 9:30.

Sipas agjendës, mbledhja pritet t’i ketë 16 pika. Ndër to është edhe ajo e çështjes së çmimeve në kohë kur tregu është jostabil. Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, ai për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në Kosovë ka nisur një valë e re inflacioni, qëkur më 28 shkurt si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite mbi Iran nisi shtrenjtimi i naftës në nivel bote.

Për të ndikuar në uljen e çmimit të derivateve, partitë opozitare kanë rekomanduar uljen e akcizës ose të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Megjithatë, Qeveria ka refuzuar.

Të premten pritet të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, pikërisht mbi këto kërkesa të opozitës.

Në rend dite në mbledhjen e Qeverisë janë edhe shqyrtimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ai për shtetësinë e Kosovës, ai për lëndët plasëse e ai për Maturën Shtetërore.

Po ashtu priten shqyrtime edhe të disa projektligjeve të tjera si dhe nisma për një marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar me Turqinë.