div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36456 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ngjarje e rëndë, policit i vendoset thika në fyt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së “Kthesës së Kamzës”, është sulmuar nga një person.

Autori, i identifikuar si D.K, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt.

Oficeri ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

D.K është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij por dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *