div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-5 author-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Takimi i Haxhiut me kryesuesin e KQZ-së, kjo është data e zgjedhjeve?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Klan Kosova ka mësuar se kjo datë është diskutuar mes kryesuesit Kreshnik Radoniqi dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Gazetarja e Klan Kosovës e cila ndodhet aktualisht te Presidenca, ka bërë të ditur se takimi akoma po vazhdon.

Zgjedhjet e reja do të mbahen pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dje ishte dita e fundit.

Nga sot, brenda 45 ditësh, duhet të zhvillohet procesi zgjedhor. /Klankosova.tv

Musliu e bindur: PDK do të dalë e para në zgjedhje

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen së shpejti pas shpërndarjes së Kuvendit.

Ajo tha se ky subjekt politik meriton kthimin në pushtet për ta çuar Kosovën në drejtimin e duhur.

“PDK kësaj radhe do të dalë e para, aktiviteti i PDK-së është i dëshmuar. PDK meriton kthimin në pushtet jo për të qenë PDK por për ta drejtuar Kosovën në drejtimin e duhur, sepse fatkeqësisht prejse ne nuk jemi në pushtet Kosova nuk ka parë më ditë të bardha, ka mbetur aty ku e kemi lënë”, deklaroi Musliu.

E trishtë | Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën, ku një person ka humbur jetën në mënyrë aksidentale gjatë punës në fshatin Gllaviçicë.

Viktima është Beqir Vokshi, rreth 43-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime fatale në vendin e punës.

Rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët dhe kolegët.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zotëriu i Parë në detyrë gọdet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhëtinë ndaj votuesve

Anëtari i VV-së në KQZ, njëherit edhe zotëriu i parë në detyrë, Alban Krasniqi, i ka reaguar ish-presidentes së Kosovës, Vjoa Osmanit.

Osmani përmes një video ku në sfond shihej fotografia e Ibrahim Rugovës, goditi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetë. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, tha Osmani në video.

Krasniqi ka qenë i shkurtër, duke thënë se fotoja e Rugovës nuk mbulon, siç u shpreh ai, tradhëtinë ndaj votuesve.

“Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhëtinë ndaj votuesve dhe mbështetësve”, shkroi ai.

I rezistuan arrestimit dhe sulmuan policët

Policia ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në Suharekë, të dyshuar për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Rasti ka ndodhur më 27 prill 2026 rreth orës 16:30, ndërsa një ditë më pas, policia ka arrestuar tre të dyshuar – dy meshkuj dhe një femër kosovare.

Gjatë ndërhyrjes policore, të dyshuarit kanë rezistuar arrestimin dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin, me 28.04.2026 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit kanë rezistuar arrestimit me ç’rast edhe kanë sulmuar zyrtarët policor, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”.

E rëndë: Ky është 41-vjeçari që u gjet pa shenja jete në hyrje të një ndërtese

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Skënderbeu”, në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e një objekti banesor.

Sinjali merr vesh se viktima është Hekuran Matoshi, i cili ishte i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një ndërtese.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e 41-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit, hetimet rajonale, njësia e krim-teknikës si dhe stafi komandues i Policisë.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas zhvillimeve të fundit, më 29 prill 2026 rreth orës 00:30, ekipi i IML-së ka tërhequr trupin nga vendi i ngjarjes.

Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve.

Gjendet pa shenja jete në hyrje të një ndërtese – nisin hetimet për vdekjen e 41-vjeçarit

Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e një objekti banesor, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 22:00 në rrugën “Skënderbeu”, ku Policia ka pranuar informacion për një person të shtrirë në pushimoren e shkallëve të një ndërtese.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës, H.M., rreth 41-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit, hetimet rajonale, njësia e krim-teknikës si dhe stafi komandues i Policisë.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas zhvillimeve të fundit, më 29 prill 2026 rreth orës 00:30, ekipi i IML-së ka tërhequr trupin nga vendi i ngjarjes.

Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve.

Rrahje mes tri grave

Policia ka njoftuar se tri gra janë arrestuar në Pejë pasi janë ofenduar dhe sulmuar mes vete.

Njëra nga to ka pranuar tretman mjekësor.

“Pejë/ 28.04.2026 – 14:40. Janë arrestuar tri femra kosovare pasi që janë ofenduar dhe sulmuar mes vete. Njëra nga to ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.

Vjosa Osmani reagon pas shpërndarjes së Kuvendit, ka një thirrje për qytetarët

Pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit e krejt situatës aktuale politike në vend, Vjosa Osmani është lajmëruar me një video në Facebook ku ka thënë se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli.

Ajo tha se mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por duke shtuar se ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momentet shumë më të rënda.

Osmani theksoi se duhet të mbrohet e vërteta, aty ku thuhet propaganda e shpifja.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën por ky popull ka ditur ka ditur të ngritet edhe nga momentet shumë më të rënda. Ka ardh momenti që të japim dashni për vendin tonë, mjaft më propagandë, mjaft urrejtje, përqarje, mjaft më ndjellje të frikës. Aty ku ka urrjetje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin e vendin tonë. Aty ku ka frikë dhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën. Ju ftoj që të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, tha Osmani.

Të martën, në ditën e fundit të afatit kushtetues, partitë e përfaqësuara në Kuvend, kanë dështuar të zgjedhin presidentin, e për pasojë, vendi sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, do të shkojë në zgjedhje të parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Çitaku: Presioni qytetar e ndali Kurtin, mbrëmë ishte shfaqje e turpshme

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sërish sot pas dështimit të seancave për presidentin.

Sipas saj, reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur shefin e shtetit në stil “karate” dhe për ta përmbysur rendin kushtetues.

“Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit.  Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur. Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës”, ka shkruar deputetja, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Çitaku në Facebook thotë se gjithçka që ndodhi mbrëmë, ishte një shfaqje e turpshme.

“Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër”, përfundon postimi, raporton Klankosova.tv.