div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-54 author-paged-54 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Merr flakë makina, digjet një person brenda

Një automjet tip BMw është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Këto janë informacionet paraprak
Deri më tani nuk dihet nëse personi është vrarë dhe me pas është djegu makina, apo është aksidentale.

Qeveria merr vendim për ndarjen e 4 milionë 752 mijë e 350 euro – kategoritë përfituese

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.

Sipas vendimit mjetet i janë ndarë Ministrisë së Financave për kategoritë e pensioneve për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë si dhe pagesat për komunali për familjet e cenueshme.

Shuma e përgjithshme e mjeteve është 4 milionë 752 mijë e 350 euro

Glauk Konjufca rikthehet në debat televiziv, sonte në këtë televizion

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, do të jetë sonte i ftuar ekskluziv në emisionin Pressing, që transmetohet nga ora 21:00 në televizionin T7.

Në intervistën e tij, Konjufca do të flasë kryesisht për zgjedhjet e 28 dhjetorit, pritjet e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë proces zgjedhor, si dhe për vlerësimet e brendshme të partisë lidhur me mbështetjen qytetare. Ai pritet të shpalosë qëndrimet e LVV-së për klimën politike para zgjedhjeve dhe objektivat që kjo parti synon të arrijë në ditën e votimit.

Intervista e tij vjen në një moment vendimtar për skenën politike në Kosovë, ku zgjedhjet e ardhshme po shihen si përcaktuese për drejtimin politik dhe qeverisës të vendit.

Në pjesën e dytë të emisionit, deklaratat e Konjufcës dhe zhvillimet politike do të analizohen në panel nga Dukagjin Gorani, Valon Syla, Ilir Mirena dhe Dibran Hoxha, të cilët do të ofrojnë perspektivat e tyre mbi pritjet zgjedhore dhe raportet e forcave politike.

Emisioni Pressing transmetohet sonte nga ora 21:00, në T7.

Një engjëll i vogël u shua: Enca Lubovci ndërron jetë

Ka ndërruar jetë Enca Lubovci.

Lajmi u publikua nga SHFMU “Sadri Duhla” – Duhël.

Më poshtë postimi:

Me dhimbje të thellë dhe zemra të thyera, morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses sonë të dashur Enca Enver Lubovci, nxënëse e klasës së 3-të.

Enca ishte një fëmijë i pafajshëm, me buzëqeshje që ndriçonte ambientin e shkollës dhe me ëndrra të vogla, por plot shpresë. Prania e saj do të mbetet gjithmonë në kujtesën e mësuesve, shokëve e shoqeve të klasës, si dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

U prehsh në paqe, Enca.

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj gazetarit që ia ofendoi babain

Ismet Gashi, djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë Krasniqi.

Maliqi, i cili vetëquhet gazetar, ka komentuar me cinizëm një fotografi të heronjve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi.

“Kta mirë i paska zene pizicioni ne vijen e pare te frontit. Liria ka emer me dy tela qiftelia. Ne Hotel Ragner”, ishte komenti i gazetarit të vetë-shpallur.

Postimi i plotë i të birit të dëshmorit Beqir Gashi:

“Bravo, Gërrnaq, mirë e ki.

E dhimbshme, edhe nëse kanë qëndruar në hotel Rogner.

Unë do të të kisha ftuar ta vizitonim vendin ku ata kanë rënë në Gorozhub, si dhe rrugën që kanë kaluar në dimrin e acartë, me shumë kilogramë barrë mbi shpinë.”

“Por tani e ke të lehtë të shkruash kështu, sepse mendon se ky pushtet që është sot ta ka sjellë lirinë, duke harruar sakrificën e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për të.”

Është e çuditshme që ata që po i fyejnë heronjtë që kanë dhënë jetën për liri dhe që po i fyejnë heronjtë e gjallë që kanë kontribuar për atdheun, po e mbështesin albinin. Ndoshta që 80% e atyre që janë në vv janë kundër Ushtrisë çlirimtare te Kosovës.

 

Aksident tjetër me fatalitet në rrugët e Kosovës

Një person ka vdekur  si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, pasi kamioni që ai po drejtonte është rrokullisur.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident është përfshirë një mjet i rëndë, kamion, i cili është rrokullisur. Si pasojë, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Kelani.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor si dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët janë duke u marrë me trajtimin e rastit.

Policia e Kosovës ka apeluar edhe një herë për respektimin e rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

E dhimbshme: Ky është zyrtari policor që vdiq sot komunikacion

Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt.

Isufi pas infarktit, ka pësuar aksident rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi”, shkruan IndeksOnline.

Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.

Befason Limaj, kjo parti i fiton zgjedhjet sipas tij

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në “Rubikon” Limaj tha se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike.

“Jemi dy lista të cilat garojmë që atje të jemi sa më të fuqishëm, dhe pastaj procesi le të ecë. Rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike, me shpresë që do të na kthehen edhe ata burra në Kosovë, për të shkuar drejt asaj Partisë Demokratike të i fiton zgjedhjet”, tha Limaj.

Mes tjerash, i pari i Nismës tha se ai ishte i gatshëm për një koalicion me PDK-në.

“Gatishmëria jonë ka qenë deri në fund. Ne me të tjerët edhe mund të ndërtojmë edhe ndonjë lloj koalicioni, partneriteti, por me Partinë Demokratike të Kosovës kemi qenë të gatshëm të përfundojmë në listë. Sigla e PDK-së është sigël që ndihem mirë”, u shpreh Limaj.

“Është sjellja ime politike. Është identiteti im politik. Nuk ka ndonjë distancim programor, është diçka që e kemi ndërtuar bashkë”, tha ai pos tjerash.

The Telegraph ngre alarmin: Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Një gjeneratë e re nacionalistësh etnikë serbë po përgatiten për një konflikt të ri të armatosur në Bosnjë, paralajmëron The Telegraph në një investigim të gjatë, duke ngritur alarmin për rrezikun e destabilizimit të rajonit 30 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme në Bosnjë.

Sipas gazetës britanike, qindra militantë serbë kanë udhëtuar drejt Ukrainës për të luftuar krah forcave ruse, të bindur se “Nëna Rusi” do t’i shpërblejë në të ardhmen, duke i ndihmuar të rimarrin territore që ata i konsiderojnë të humbura, si Kosova. Mes tyre ka edhe veteranë të luftës së Bosnjës, të cilët po përdorin rrjetet sociale për të rekrutuar të rinj serbë, duke u premtuar pagesa deri në 23 mijë funte për t’u bashkuar me luftimet në Ukrainë.

Frika kryesore e autoriteteve dhe analistëve është se, pas kthimit në Bosnjë, këta luftëtarë mund të nxisin konflikte paramilitare dhe të ringjallin tensionet etnike në një rajon ende të brishtë.

Një nga rastet e përmendura nga The Telegraph është ai i Dario Risticit, një nacionalist serb që u plagos rëndë në Ukrainë, ku luftoi në një njësi ruse të njohur si “Ariu nga Permi”. I njohur në front me nofkën ironike “Speedy”, Ristic mori pjesë në sulme me snajper dhe dronë në qytete si Avdiivka, ndërsa në rrjetet sociale, përfshirë TikTok dhe Vkontakte, promovonte luftën dhe mesazhet nacionaliste për të rinjtë serbë në Ballkan.

Pas kthimit në Bosnjë, Ristici u arrestua në aeroportin e Sarajevës për pjesëmarrje në një formacion paramilitar të huaj, por më pas u lirua dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në pritje të përfundimit të gjyqit. Pavarësisht kësaj, ai mbetet një figurë me ndikim, me mbi 10 mijë ndjekës online, dhe konsiderohet rrezik serioz për rekrutime të reja.

The Telegraph thekson se kjo lëvizje mbështetet kryesisht nga një bërthamë veteranësh të luftës së Bosnjës, të cilët vazhdojnë të ushqejnë ideologji përçarëse tek brezat e rinj. Analisti Srecko Latal shprehet për gazetën se këta ekstremistë besojnë se Rusia do ta “shlyejë borxhin në gjak” duke ndihmuar në realizimin e projektit të “Serbisë së Madhe”. Edhe pse numri i tyre është i vogël, ndikimi i tyre mund të jetë destabilizues. “Nuk nevojiten shumë individë të armatosur për të rrezikuar paqen”, paralajmëron ai.

Në qendër të kësaj rrjete qëndron edhe Davor Savicic, i njohur si “Ujku”, një ish-anëtar i njësisë famëkeqe paramilitare “Tigrat e Arkanit”, përgjegjëse për krime të rënda gjatë luftërave të viteve ’90. Savicic ka luftuar në Krime, Siri dhe ka qenë pjesë e grupit Wagner. Sipas dokumenteve mjekësore të rrjedhura, ai rezulton gjithashtu kolonel i GRU-së ruse, shërbimit famëkeq të inteligjencës ushtarake.

Nën drejtimin e tij, thuhet se janë krijuar kompani guackë për të ndihmuar rekrutët të shmangin autoritetet në vendet e tyre, duke siguruar leje pune dhe itinerare udhëtimi përmes vendeve të treta. Një gazetar investigativ nga Sarajeva, i cituar nga The Telegraph, tregon se pagesat për luftëtarët janë rritur ndjeshëm, për shkak të humbjeve të Rusisë në front.

Situata është veçanërisht shqetësuese në zona si Modrica, ku papunësia është e lartë dhe pagat mujore arrijnë vetëm rreth 500 paund. Në këto kushte, ofertat financiare dhe propaganda nacionaliste gjejnë terren të favorshëm, ndonëse ligjet në Serbi dhe Bosnjë e ndalojnë pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me dënime deri në pesë vite burg – dënime që, sipas gazetës, rrallë zbatohen.

Raporti ngre gjithashtu dyshime për bashkëpunim shtetëror, duke përmendur fotografi të Milorad Dodikut, liderit të fuqishëm të Republika Srpska, me Davor Savicic, përpara një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Sipas The Telegraph, ka frikë se kjo infrastrukturë paramilitare dhe trajnimi i luftëtarëve në enklavën e mbështetur nga Rusia mund të ketë pasoja edhe për sigurinë evropiane dhe britanike. Dëshmi nga gjyqe të fundit në Moldavi sugjerojnë se Republika Srpska është përdorur si bazë trajnimi për luftë hibride, përfshirë sabotime, përdorim dronësh dhe shndërrimin e protestave paqësore në trazira të dhunshme.

Për komunitetin mysliman boshnjak, kthimi i këtyre luftëtarëve ringjall plagë të vjetra. Banorë që kanë përjetuar masakrat e viteve ’90 shprehen se, pavarësisht përpjekjeve për pajtim, ekziston ende një pakicë ekstremistësh që kërkojnë të rikthejnë frikën dhe dhunën. “Ne refuzojmë të jetojmë sërish në frikë”, citohet të ketë thënë një dëshmitar i luftës për The Telegraph.

Përçarje brenda VV-së pak para zgjedhjeve, ish-deputeti thyen heshtjen, s’flet fjalë të mira për zëvendësministrin

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj ka ngelur jashtë listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Jeton Raka po shihet si “bllokues”, për të cilin thuhet se ia pamundësoi Salijajt që të marrë pjesë në listë.

Salijaj është pyetur ‘Facebook’ nga një qytetar nëse është e vërtetë që Raka e ka dërguar atë në komision disiplinor. Ai ka konfirmuar një gjë të tillë dhe s’ka pasë fjalë fort të mira për kandidatin aktual për deputet të LVV’së.

Fatkeqësisht që po, Jetoni një humbës ky serik i të gjitha zgjedhjeve të deritashme, një përjashtues dhe përqarës i madhë i LVV- ës, në Kaçanik, na ka dërgue në Komision diciplinorë me gjasë për ti arsyetuar humbjet e tij të njëpasnjëshme, e pa asnjë dyshim që nuk do të fitojë asgjë nga kjo punë, përveq se do të turpërohet. Absurditet i llojit të vet“, ka shkruar Salijaj.

Salijaj është kontaktuar nga Gazeta Insajderi për ta pyetur lidhur me pakënaqësitë ndaj Rakës, por i njëjti ka thënë se ka një rast në familje dhe e ka të pamundur të flasë.