div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-61 author-paged-61 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
I dyshuari për vrasjen e vëllait raportohet të jetë një ish-futbollist

Një burrë dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij.

Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar arma dhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur për ta kryer vrasjen.

Para shkrepjes së armës, dy vëllezërit kanë pasur një konflikt verbal me njëri-tjetrin.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, por para se të nisej për QKUK, ai ka ndërruar jetë.

Raportohet se i dyshuari për kryerjen e vrasjes është një ish-futbollist.

E rëndë: Ky është viktima që u qëllua për vdekje, i dyshuar vëllai i tij

F.I ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës, raortojnë mediat lokale.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

Vdes një person pas përleshjes me armë mes vëllezërve

Një person ka humbur jetën sot pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë.

Viktima, u qëllua gjatë një fjalosjeje mes dy vëllezërve dhe nuk i mbijetoi plagëve.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke bërë të ditur se njësitet policore dhe Prokuroria po vijojnë hetimet

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.

Ky është personi që sulmoi Alaudin Hamitin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet L.B. për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”, nën nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të prokurorisë, personi i dyshuar dyshohet se ka kanosur gazetarin Alaudin Hamiti, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

“Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes. “Prokuroria Themelore në Prishtinë garanton sigurinë e plotë për gazetarët dhe angazhohet në mbrojtjen e tyre,” shtohet më tej.

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë cak i një sulmi fizik më 20 shkurt në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara, Hamiti shihet teksa sulmohet nga një person, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivin dhe identitetin e të dyshuarit.

Kurti për Ligjin për të huajt: S’duam t’i lëmë pacientët serbë pa shërbime shëndetësore, as nxënësit serbë pa arsim

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.

Kurti para gazetarëve u shpreh Ligji për të huajt është miratuar pasi Qeveria nuk dëshiron t’i lërë pacientët serbë pa shërbime e as nxënësit serbë pa arsim.

“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha e mëhershme. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave në arsim dhe shëndetësi. Ju e dini që strukturat ilegale të tjera të sigurisë, si ato të financave dhe administrimit, nuk ekzistojnë. Ka mbetur vetëm arsimi dhe shëndetësia, dhe për ta bërë këtë duhet ta kemi listën. Nuk dëshirojmë që pacientët serbë të mbesin pa shërbime shëndetësore, që nxënësit serbë të mbesin pa mësim. Po e bëjmë në mënyrë legale, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kurti./EO

Ky është rezultati i Listës Vjosa në sondazhin e fundit

Një sondazh i fundit i publikuar për opinionin publik ka paraqitur edhe nivelin aktual të mbështetjes që qytetarët i japin Listës Vjosa në skenën politike.

Sipas të dhënave të publikuara, pas normalizimit të rreth 87 për qind të mostrës së anketuar, Lista Vjosa rezulton me rreth 6.2 për qind të mbështetjes nga qytetarët.

Ky rezultat tregon pozicionimin aktual të kësaj liste në mesin e subjekteve politike dhe nivelin e përkrahjes që ajo gëzon në elektorat.

Sondazhi është realizuar me anketë online për të matur disponimin aktual të votuesve dhe pritet të shoqërohet me analiza dhe reagime të ndryshme në skenën politike në ditët në vijim.

Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, deklarohen nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj jave, ka filluar ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Kurti dhe të grupit parlamentar të LVV-së lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, konfirmoi për RTV21 se lënda ka hyrë në fazën e shqyrtimit.

“Pas pranimit të komenteve nga palët e interesit fundjavën e kaluar dhe kompletimit të dosjes, në fillim të kësaj jave lënda ka kaluar në fazën e shqyrtimit.”, tha Dula.

Sondazhi i fundit trondit VV-në, shënon rënie të dukshme

Një sondazh i fundit i publikuar për opinionin publik tregon se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca kryesore politike në vend, megjithatë me një rënie të lehtë krahasuar me matjet e mëparshme.

Sipas të dhënave të publikuara, pas normalizimit të rreth 87 për qind të mostrës së anketuar, Vetëvendosje rezulton me rreth 39.5 për qind të mbështetjes së qytetarëve.

Ky rezultat tregon një rënie të lehtë në krahasim me sondazhet e mëhershme, megjithëse partia vazhdon të mbajë një përqindje të konsiderueshme të përkrahjes në skenën politike.

Sondazhi është realizuar për të matur disponimin aktual të votuesve dhe pritet të nxisë reagime dhe analiza të ndryshme në skenën politike në ditët në vijim.

Parashikimi i motit, Nga kjo ditë pritet reshje shiu e bore

Gjatë kësaj jave priten ndryshime në kushtet e motit në Kosovë, ku nga dita e martë parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në zonat më të ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë.

Temperaturat minimale pritet të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në rreth 16 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore.

Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.

Megjithatë, në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në terren mund të jenë më të kufizuara.