div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36152 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Pas aferës së rezervave, kërkohet burgimi i Rozeta Hajdarit

Kandidati i Aleancës për deputet, Burim Ramadani ka komentuar publikimin e mesazheve në grupin sekret të WhatsAppit të Rozeta Hajdarit.

Paparaci sot ka publikuar bisedat e reja në të cilat Hajdari jep dritën e gjelbër për të blerë grurin nga Serbia.

Ramadani ka thënë se nuk ka më dilemë dënimi me burgim i Hajdarit.

“Afera skandaloze rreth Rezervave Shtetërore – turpi i kësaj Qeverie. Tash, kur edhe po publikohet komunikimi “sekret” në Whatsapp, askush nuk ka asnjë dilemë se dënimi me burg ndaj Ministres Hajdari dhe shpurës së qeverisë skandaloze”, ka thënë Ramadani.

“Publikimet në seri nga Paparaci po na dëshmojnë një gjë: Ky është skandali më i madh në historinë e Kosovës që nga 12 qershori 1999”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *