div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-8 author-paged-8 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dyshime për mashtrim me sigurime, detaje rreth arrestimit të Sami Mazrekut

Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.

Nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në cash, shkruan sot Betimi për Drejtësi bazuar në burime brenda organeve të drejtësisë.

Ata dyshohen se kanë lëshuar fatura për dëme që nuk kanë ndodhur fare.

Mazreku dhe Berisha u arrestuan në aksionin që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Aksioni është në vazhdim dhe deri tani janë arrestuar disa persona nën dyshimin që kanë përfituar kundërligjshëm.

Krimet Ekonomike të Policisë zbarkojnë në disa qytete të Kosovës – po kërkohen mbi 40 persona

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit, i cili tha se është duke e udhëhequr aksionin në Prishtinë.

“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Ende nuk dihen më shumë detaje për aksionin, por Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar me rastin.

E trishtë: Kjo është gruaja që vdiq dje në QKUK, dyshohet se konsumoi detergjent

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është shënuar dje në fshatin Grejkoc të Suharekës, ku një grua ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka konsumuar detergjent për pastrimin e banjove.

Ngjarja siç merr vesh Sinjali dyshohet se ka ndodhur dje paradite dhe është kuptuar pasi gruaja është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, në gjendje të rënduar, e cila më pas është bartur për QKUK.

Mirëpo, rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, familja ka pranuar informatën se Samire Lushaj, ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe njësitet e Hetimeve Rajonale në Prizren, të cilat do të vazhdojnë procedurat hetimore.

Ndërsa, Prokurori kujdestar, ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti mbetet nën hetime, ndërsa pritet që obduksioni të sqarojë rrethanat e sakta të vdekjes.

Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet e përmbledhura

Mbrëmjen e sotme ka përfunduar në tërësi numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, bëhet e ditur se LVV-ja është e para me 72.62%, ndërsa pas saj është LDK me 10.27%, PDK me mbi 9.14%, dhe AAK me 3.93%.

Aktualisht, nga rezultatet e përmbledhura, LVV ka 51.01% të votave, duke fituar 57 ulëse në legjislaturën e 10-të.PDK është e dyta me 20.24%, duke fituar 22 ulëse.

LDK e treta me 13.26% ndërsa ka siguruar 15 ulëse, dhe AAK e katërta me 5.50% apo 6 ulëse.

Publikohet një fotografi e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ishte “politikanja e lartë e Kosovës” e përmendur në raportimet paraprake për takimin e zhvilluar me një politikane të lartë serbe në Zvicër.

Sipas raportimit, gjatë atij takimii cili thuhet se është mbajtur rreth një muaj e gjysmë pas sulmit në Banjskë Kusari-Lila ka komunikuar në mënyrë “aq familjare, sa ka habitur të pranishmit”.

Takimi në fjalë është pjesë e sesioneve joformale të organizuara nga organizata ndërmjetësuese, ku marrin pjesë përfaqësues politikë nga Kosova dhe Serbia, e ku të pranishëm ishin edhe deputetja tjetër Fitore Pacolli, anëtari i Listës Serbe Dolibor Jevtiç, si dhe eskponentë opozitarë si Bernard Nikaj, Ardian GJini e Lutfi Haziri.

Megjithatë, mënyra e komunikimit dhe koha kur është mbajtur ky takim, pra, pak javë pas incidentit të rëndë në Banjskë kanë ringjallur reagime dhe diskutime në skenën politike kosovare.

Bora zbardh këtë qytet të Kosovës

Pas reshjeve intensive të shiut që shkaktuan përmbytje në disa zona të Kosovës, tashmë ka nisur reshje bore, duke krijuar një peizazh të bardhë.

Meteo Ballkan ka publikuar një video nga Podujeva, ku shihet qartë se bora po bie me dendësi dhe po zbardh qytetin shumë shpejt.

Në mbishkrimin e videos thuhet: “Podujeva zbardhet shumë shpejt”.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar ulje e temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga ngricat në Kosovë.

E rëndë: Ndërron jetë një grua 43-vjeçare, dyshohet se shkak ishte…

Një grua 43-vjeçare nga Komuna e Suharekës ka ndërruar jetë të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se kishte konsumuar preparate kimike.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Sipas tij, Policia është njoftuar më 7 janar 2026, rreth orës 11:40, se një femër nga fshati Grejkovc ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin për konsumim të substancave kimike.

Më pas, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Një mashkull 36-vjeçar gjendet i vdekur në rrugë

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prizren, të mërkurën.

Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë viktima është F,Th, mashkull, 36-vjeçar nga Mamusha.

“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha.”, tha ai.

Sipas tij, Policia në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit – Kjo është data vendimtare

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur rreth një mundësie që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, nëse nuk zgjidhet presidenti/ja.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ai deklaroi se nëse deri më 5 mars në mesnatë nuk zgjidhet i pari i vendit, Kosova shkon në zgjedhje.

“Unë besoj që ka gjasa reale që Vjosa Osmani t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë presidente përmes bashkëpunimit me akterë brenda LDK-së dhe eventualisht të ndonjë deputeti individual. Por më së voni presidenti do të duhet të zgjidhet deri më 5 mars; nëse nuk ka president të zgjedhur deri më 5 mars në mesnatë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”, tha Cakolli.

Cilës parti i shkojnë votat e NISMA-së?

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, sonte në emisionin “DPT te Fidani”, ka sqaruar situatën rreth votave të Nismës.

Ai ka theksuar se këto vota nuk do t’i shpërndahen askujt dhe, sipas tij, thjesht nuk llogariten fare.

“Votat e Nismës as nuk i shpërndahen ndonjë partie, as nuk i shkojnë të parës as të dytës ato thjesht nuk llogariten fare. Kur bëhet ndarja e ulëseve, merren vetëm partitë shqiptare të cilat e kanë kaluar pragun”, ka thënë Cakolli.

“Pra, merret totali i votave të vlefshme të Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Këto dhe votat e partive të tjera që nuk e kanë kaluar pragun, thjesht nuk llogariten fare kur bëhet ndarja”, ka shtuar ai.