E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket 34-vjeçarit

Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit.

Sipas Top Channel, megjithëse grupi hetimor ishte i bindur që trupi i përkiste 34-vjeçarit të humbur që nga data 4 qershor, ishin testet e ADN-së që e konfirmuan 100%, kjo për shkak të shenjës së operacionit, numrit të këmbës 40 dhe rrobave të zeza që kishte kufoma, të njëjtat që Eglanti është parë për herë të fundit.

Tashmë pritet që familja të tërheqë trupin nga morgu i Tiranës.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

Autoritetet dyshojnë se Eglant Koçi është vrarë nga miku i tij, Armando Shakaj, i cili prej disa javësh është në kërkim.

Taulant Balla: Dritan Goxhaj është zëdhënës i Republikës Islamike të Iranit, sot u zbardh skenari i tubimeve

Në ditën e 23-të të protestës, Dritan Goxhaj lexoi kërkesat që kanë qytetarët që protestojnë përballë Kryeministris. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se Goxhaj është zëdhënësi i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Sipas Ballës, Goxhaj prej kohësh del në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmar SHBA-të, Izraelin, por edhe Shqipërinë.

Reagimi i plotë

Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë.

E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.

Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.

Aksident në Prishtinë, vdes një person

Një person ka vdekur sot pas një aksidenti në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 12:00 Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, ka treguar Pllana.

Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Vala e të nxehtit vr’et 18 persona në Francë, duke përfshirë dy fëmijë

Kjo është e paprecedentë. Franca është përballur me një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit për gati një javë.

Meteo-France ka vendosur 54 departamente (njësi territoriale) në alarm të kuq për të martën, 23 qershor, një alarm që do të prekë rreth 39 milionë njerëz.

Të hënën, më shumë se 450 rekorde nxehtësie u thyen ose u barazuan në të gjithë vendin, duke e bërë ditën, me një temperaturë mesatare kombëtare prej 29.2 °C, më të nxehtën e tretë të regjistruar ndonjëherë, shkruajnë mediat e huaja.

Në departamentin e Cher, temperatura madje u ngjit në 43.3 °C.

Në Paris, zhiva mund të kalojë 40 °C në mes të javës. Por kryeqyteti tashmë ka thyer rekordin e tij të temperaturës për qershorin, me 38.4 °C të regjistruar të hënën.

Qytete të tjera gjithashtu vendosën rekorde të reja, duke përfshirë Rennes (40.6 °C), Angers (40.9 °C), Saintes (42 °C) dhe Bordeaux (41.9 °C).

Një tjetër njësi ndërministrore krize do të kryesohet nga Sébastien Lecornu të martën, e dyta brenda pak ditësh.

Kjo valë e nxehtësisë, e ngjashme me atë të gushtit 2003, ka marrë tashmë disa jetë.

Të hënën, në Vaucluse, dy fëmijë u gjetën të vdekur në makinën e familjes pasi u mbyllën brenda. Një ditë më parë, tre të moshuar vdiqën në shtëpinë e tyre në Gironde.

Noti gjithashtu ka rezultuar vdekjeprurës. Gjatë fundjavës, 13 persona u mbytën në të gjithë vendin, sipas Mbrojtjes Civile. /Telegrafi

Pas aksiďenťit, e bija i bën dedikimin më emocionues Sinan Vllasaliut

Edona, vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, ka zgjedhur ta urojë të atin me rastin e Ditës së Baballarëve përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale.

“Happy Father’s Day to the best dad! Thank you for always being there for us. Wishing you strength, health, and lots of love today and always”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj.

Mesazhi është shoqëruar me urime për shëndet, forcë dhe dashuri për të atin.

Sinan Vllasaliu njihet për raportin e afërt me familjen, ndërsa urimi i së bijës pasqyron lidhjen e ngushtë që ata kanë ruajtur ndër vite./kosovarja

Djali s’arrin të kontaktojë me nënën për dy ditë, e gjen pa shenja jete në banesë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Fushë Kosovë, pasi familjarët nuk kishin arritur të kontaktonin me të për dy ditë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, rreth orës 10:35, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi F.G.

Ai ka njoftuar Policinë se kishte dy ditë që nuk kishte arritur të kontaktonte me nënën e tij dhe, pasi kishte shkuar në banesën e saj në rrugën “Hashim Hajdini”, e kishte gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi emergjent, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme.

Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

E rëndë: Humb jetën aksidentalisht biznesmeni i njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën aksidentalisht Bedri Krasniqi, pronar i fabrikës së plastikës në Negroc.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të njohurit, ndërsa Bedri Krasniqi njihej si një biznesmen i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa familja dhe të afërmit po përballen me dhimbjen e humbjes së tij të parakohshme.

Ngushëllime familjes Krasniqi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Qoftë i përhershëm kujtimi për të.

Ministri i Brendshëm porosit proťesťuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari ka reaguar gjithashtu pas debatit të nxitur nga pjesëmarrja e disa shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat kundër qeverisë në Tiranë.Lamallari tha se “Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut një faktor shtetformues”.

Ai përmendi edhe faktin se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte kërkuar njohjen e Kosovës në Beograd.”Prandaj, flamurin e UÇK-së kur ta valëvisni para Kryeministrisë, kujtoni se ishte Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ai që kërkoi për herë të parë njohjen e pavarësisë së Kosovës në mes të Beogradit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Postimi:Me targa 🇽🇰 dhe 🇲🇰, futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar!

Djema, mund të mbani plis e xhamadan po të doni por së paku kuptoni se fjalët mërgatë apo diasporë andej dhe këtej kufirit kanë të njëjtin kuptim dhe se kthimi në vendlindje nga dheu i huaj nuk ka të bëjë fare me xhiron tuaj nga Prishtina a Tetova në Tiranë 😅Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut një faktor shtetformues.

Prandaj, flamurin e UÇK-së kur ta valëvisni para Kryeministrisë, kujtoni se ishte Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ai që kërkoi për herë të parë njohjen e pavarësisë së Kosovës në mes të Beogradit.Shumë mirë që valëvisni dhe flamurin kombëtar, por mbani mend se trimat e vërtetë luftuan pushtuesin e huaj dhe jo vllai-vallin.

Jeni të mirëpritur kurdoherë në Shqipëri, sidomos me këngët patriotike në sfond të automjeteve tuaja luksoze, por ama kursejini vetes refrenin e dobët të ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’.P.S: Secili e shpreh patriotizmin sipas mënyrës së vet, por jam krenar që pa bujë e fanfarë, së bashku me kolegët e mi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ndër vite kemi kontribuar për më shumë siguri e rend për vendet tona, qytetarët e 🇦🇱 dhe 🇽🇰 duke ofruar kështu më shumë paqe e qëndrueshmëri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rrahmani: Angazhimi dhe vullneti im do të jetë që të kemi qeveri të ish-opozitës

Kandidati i listës së PDK-së për deputet, Eman Rrahmani, ka thënë se Kosovës do t’i duhej një mandat i plotë katërvjeçar për të qeverisur dhe për t’u marrë me problemet me të cilat përballet vendi.

Ai në emisionin “DPT te Fidani” tha se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve mbetet të shihet se si do të veprojnë subjektet politike dhe se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme.

 “Do të duhej të kishte mandat katërvjeçar, që me qeverisë vendin edhe me u marrë me problemet të cilat i ka ky vend dhe të cilat janë shkaktuar pikërisht prej këtyre që i kanë fituar këto zgjedhje, me një rënië të konsiderueshme të mbështetjes së votës, mirëpo pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet me i pa aktivitetet e subjekteve politike dhe si kanë me qenë dhe ku kanë me përfundu”, tha ai.

Ai shtoi se do ta mbështeste dhe do të angazhohej për krijimin e një qeverie pa pushtetin aktual, të cilin e ka kritikuar për qeverisjen e gjashtë viteve të fundit.

“Unë do ta mirëkuptoja edhe do të angazhohesha jashtëzakonisht shumë që të kemi qeverisje pa këtë pushtet që ka qenë që gjashtë vite dhe që ka dëmtuar jashtëzakonisht rëndë vendin. Angazhimi im dhe vullneti e kapaciteti me të cilin e kam, do të jetë që të kemi qeveri të opozitës”, tha ai./Klankosova.tv

Kosovarët u besojnë më së shumti SHBA-së, NATO-s, BE-së …edhe Turqisë

Gati gjysma e kosovarëve besojnë se vendi i tyre mund të bëhet anëtar i BE-së, brenda pesë vjetëve të ardhshme, 3 për qind e popullatës besojnë se kjo nuk do të ndodh kurrë, ndërsa 26 për qind besojnë se pengesë kryesore për integrim është mungesa e vullnetit politik në Kosovë.

Këto janë vetëm tri nga shumë të dhënat interesante që dolën nga gjetjet e sondazhit vjetor 2026 për Kosovën, mbi përceptimet ndaj Bashkimit Evropian, i realizuar në kuadër të programit WeBalkans.

Sipas këtyre matjeve, mbështetja për anëtarësimin e shteti më të ri në Ballkan, në BE mbetet e lartë, me 83 për qind të qytetarëve që deklarojnë se e përkrahin integrimin evropian të vendit, ndërsa 85 për qind besojnë se anëtarësimi do të sillte më shumë përparësi sesa mangësi.

Image

Sipas raportit, 68 për qind e qytetarëve thonë se ndihen të mirë-informuar ose disi të informuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Derisa 48 për qind e të anketuarve besojnë se Kosova mund të bëhet anëtare e BE-së brenda pesë viteve të ardhshme, pjesa tjetër prej 32 për qind mendojnë se kjo do të ndodhë brenda periudhës prej pesë deri në 15 vjet. Vetëm 3 për qind vlerësojnë se Kosova nuk do të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sondazhi tregon se përfitimi kryesor që qytetarët e lidhin me anëtarësimin në BE është përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, i përmendur nga 49 për qind e të anketuarve. Pasojnë paqja dhe siguria për Kosovën dhe rajonin me 43 për qind, si dhe një e ardhme më e mirë për fëmijët me 42 për qind.

Image

Sa i përket pengesave kryesore për integrimin evropian, 40 për qind e qytetarëve konsiderojnë korrupsionin e përhapur si sfidën më të madhe. Më pas renditen mungesa e interesit të BE-së për ta pasur Kosovën anëtare me 27 për qind dhe mungesa e vullnetit politik në Kosovë me 26 për qind.

Raporti evidenton gjithashtu nivel të lartë besimi ndaj Bashkimit Evropian. Rreth 83 për qind e qytetarëve deklarojnë se i besojnë BE-së, ndërsa 64 për qind kanë një imazh pozitiv për unionin evropian.

Lidhur me mbështetjen financiare, 97 për qind e qytetarëve janë të vetëdijshëm se Bashkimi Evropian financon projekte në Kosovë, ndërsa 65 për qind e konsiderojnë këtë mbështetje efektive.

Sipas të anketuarve, fushat ku BE-ja duhet të luajë rol më të madh në Kosovë janë zhvillimi ekonomik dhe tregtia, sistemi shëndetësor, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit.

ShBA-ja dhe NATO mbeten institucionet më të besuara në Kosovë, sipas një sondazhi të publikuar në kuadër të programit WeBalkans për vitin 2026.

Sipas të dhënave, 88 për qind e qytetarëve deklarojnë se kanë besim te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po aq te NATO, duke i renditur ato në krye të listës së institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë më të besueshëm për Kosovën.

Në vendin e tretë renditet Bashkimi Evropian, ndaj të cilit besim shprehin 83 për qind e qytetarëve. Pasojnë Banka Botërore me 82 për qind dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 80 për qind.

Në këtë listë është futur edhe Turqia, e cila gëzon besimin e 78 për qind të kosovarëve të anketuar.