div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-37481 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rrahmani: Angazhimi dhe vullneti im do të jetë që të kemi qeveri të ish-opozitës

Kandidati i listës së PDK-së për deputet, Eman Rrahmani, ka thënë se Kosovës do t’i duhej një mandat i plotë katërvjeçar për të qeverisur dhe për t’u marrë me problemet me të cilat përballet vendi.

Ai në emisionin “DPT te Fidani” tha se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve mbetet të shihet se si do të veprojnë subjektet politike dhe se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme.

 “Do të duhej të kishte mandat katërvjeçar, që me qeverisë vendin edhe me u marrë me problemet të cilat i ka ky vend dhe të cilat janë shkaktuar pikërisht prej këtyre që i kanë fituar këto zgjedhje, me një rënië të konsiderueshme të mbështetjes së votës, mirëpo pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet me i pa aktivitetet e subjekteve politike dhe si kanë me qenë dhe ku kanë me përfundu”, tha ai.

Ai shtoi se do ta mbështeste dhe do të angazhohej për krijimin e një qeverie pa pushtetin aktual, të cilin e ka kritikuar për qeverisjen e gjashtë viteve të fundit.

“Unë do ta mirëkuptoja edhe do të angazhohesha jashtëzakonisht shumë që të kemi qeverisje pa këtë pushtet që ka qenë që gjashtë vite dhe që ka dëmtuar jashtëzakonisht rëndë vendin. Angazhimi im dhe vullneti e kapaciteti me të cilin e kam, do të jetë që të kemi qeveri të opozitës”, tha ai./Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *