Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 14 maj:

Ministria e Shëndetësisë organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e shënimit të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor. (Hotel International Prishtina, ora 09:30)

Rinia për VV mban konferencë për medie me rastin e organizimit të Këshillit Botëror të “International Union of Socialist Youth”, më afro 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota. (Zyrat Lëvizjes Vetëvendosje, ora 15:00)

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa arrin në Aeroportin e Prishtinës. (Ora 15:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. (Zyra e Presidentit në Prishtinë, ora 16:30 – pamje në fillim të takimit, ndërsa konferenca për media në orën 17:20 në sallën e Kuvendit)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takon presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. (Zyra e Kryeministrit, ora 18:40)

A do të bëjë PDK koalicion me VV-në? – Ja çfarë thotë Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur se a mund të ketë ketë Partia Demokratike Kosovës në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Tutje ai për këtë është treguar i prerë duke i thënë “jo” koalicionit më VV-në.

“Koalicion me VV-në nuk do të ketë asnjë votë kurr për jetë, une nuk e votoj asnjë koalicion edhe nëse është Bedri Hamza kryeministër, si unë edhe shumic e deputetëve që ii kemi në grupin parlamentar edhe gjithe PDK-js jemi kundër themelimi apo koalicion me VV-në, përshkak hendekut të madhë”, është shprehu ai. /Teve1

Ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri  5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E papritur! Ja kush largohet nga ‘Ferma Vip’

Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2. Agai ka marrë një vendim i cili është lexuar nga kryeplak Albano.

“Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.

Ky vendim vjen gati 24 orë pasi vetë ish-fermerja shprehu gjatë spektaklit që donte të largohej menjëherë nga Ferma. Por sipas rregullores, dëshira e shprehur për tu larguar, zbatohet 24 orë më vonë.

Ndryshon moti ndjeshëm në Kosovë

Pas reshjeve të dëborës pjesëve të Sharrit mëngjesin e sotëm, natën vranësirat shpërndahen, e pritet të ketë më shumë kthjellime.

Nën këto kushte të motit të kthjellët, temperaturat minimale në mëngjes mund të zbresin deri në 2C e 3C nga rrafshi I Kosovës. Ditën e mërkurë kushte më stabile do të favorizojnë mot kryesisht me diell e të thatë në vend. Orëve të pasdites përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 2-5m/s. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje të lehtë deri në 18C e 21C.

Mot më i ngrohtë po parashihet ditën e enjtë, me maksimale deri në 22C e 24C, ndërkohë që vransirat fillojnë të shtohen gjatë ditës. Më pas të premtën vije përkeqësimi i motit, me të reshura më të qëndrueshme shiu.

Temperaturat pësojnë një rënie deri në 9C e 10C, e viseve malore parashihen dhe reshje më të shumta dëbore, sidomos përgjatë vargmaleve të Sharrit. Të shtunën reshjet pushojnë, por se mbeten më shumë vransira. Temperaturat në rritje graduale deri në 15C ato maksimale, derisa minimalet mund të zbresin deri në 2C e 4C. Ditën e diel aty këtu priten zhvillime të vransirave dhe kushte për të reshura shiu. Të enjtën frynë erëra jugperëndimore, ndërsa nga e premta ato veriore, të lehta dhe mesatarisht të fuqishme prej 5-14m/s.Mendimi për motin

Pas Big Brother, Shqipja dhe Adri ndajnë jo vetëm miqësinë… por edhe shtratin?

Një lidhje e ngushtë miqësore mes Shqipes dhe Adrit po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

Në disa pamje të shpërndara në rrjete sociale, ata shihen së bashku në një dhomë hoteli, të shtrirë në shtrat.

Në dhomë ndodhen edhe Iliriana dhe Kaderi, duke treguar se kanë nisur një udhëtim të përbashkët.

Siç duket shoqëria e tyre e shëndoshë poi u mundëson të jenë të shtrirë në një shtratë gjumi.

Zbulohet emisioni ku do ta shohim Gerta Gixharin

Pas aventurës së bujshme në edicionin e katërt të ‘Big Brother VIP Albania’, Gerta Gixhari është gati për një tjetër kapitull televiziv, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’.

 

 

 

Vip Magazine bënë me dije se gazetarja e njohur do t’i bashkohet panelit të emisionit të famshëm “Goca dhe Gra”, duke lënë pas bashkëpunimin me RTSH-në dhe nisur një sfidë të re në një nga platformat më të mëdha televizive në vend.

Pas daljes nga shtëpia e BBVA-së, ku arriti deri në gjysmëfinale, Gerta ishte kthyer në një prej emrave më të komentuar të sezonit.

Tashmë ajo rikthehet në ekran, jo më si lojtare në një reality show, por në rolin që e karakterizon më shumë: atë të gazetares dhe moderatores.

 

 

 

 

Nuk dihet ende se kush do ta plotësojë panelin përkrah Gertës këtë sezon. Nga formati i mëparshëm, Einxhel Shkira pritet të mos jetë pjesë e këtij edicioni, pasi ndodhet në pritje të ëmbël dhe ka paralajmëruar një pauzë të re nga ekrani.

Ftesa s’mbeti pa përgjigje – ja si reagon VV ndaj Presidentes!

Të gjithë liderët e subjekteve politike në vend do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, i cili pritet të mbahet të enjten.

Lajmi për IndeksOnline e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani.” tha ai.

Takimi vjen në një kohë kur ende nuk është arritur një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme, pasi është kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar atë si një figurë përçarëse dhe kanë kërkuar nga VV të propozojë një emër tjetër.

Presidentja Osmani, më herët, kishte shprehur gatishmërinë për të zhvilluar takime me krerët politikë, nëse ata do ta konsideronin të nevojshme një qasje të tillë.

Gjermania kërcënoi me sanksione, Rusia kundërpërgjigjet me këtë veprim

Rusia nisi dhjetë dronë drejt Ukrainës gjatë natës, të gjithë të cilët u rrëzuan nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, konfirmoi të martën forca ajrore ukrainase.

Sulmi erdhi pasi Gjermania kërcënoi Rusinë me sanksione të reja dhe më të ashpra nëse ajo nuk do të binte dakord për një armëpushim deri në mesnatë të mbrëmshme.

“Ora po ecën – kemi ende 12 orë deri në fund të kësaj dite”, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius të hënën, duke konfirmuar se Berlini ishte koordinuar me partnerët evropianë për sanksione shtesë.

Ultimatumi u dha pasi Rusia refuzoi të angazhohej për një armëpushim 30-ditor pa kushte, një propozim i vënë fillimisht në tryezë nga SHBA-të në mars.

Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicë të Veriut

Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

Kështu ka konfirmuar Artane Rizavnolli, ministre në detyrë e Ekonomisë.

“Ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë”, tha ajo.

“Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”.