Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

 

 

 

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprat përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Vjen thirrja: Qytetarët ta rrethojnë kuvendin deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit

Juristi Azem Vllasi ka thënë se nëse nuk ka zgjidhje të krizës në kuvend, ku po dështon zgjedhja e kryetarit, duhet të ketë presion nga qytetarët.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të mblidhen në numër të shumtë dhe ta rrethojnë kuvendit dhe nëse deputetët nuk e zgjedhin kryeparlamentarin, të mos t’i lejojnë të dalin nga aty.

“Masi po luajnë kështu deputetët e parlamentit me vullnetin votueseve në dëm të popullit dhe shtetit, është mirë të mblidhen disa mijëra qytetarë – votues, kur të mblidhen deputetët, ta rrethojnë kuvendin e ta bllokojnë mirë, në mënyrë paqësore, pa dhunë, eventualisht t’i marrin do vezë dhe nëse nuk kryejnë punë dhe nuk e zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe tentojnë të dalin, mos të lejohen të dalin deri sa ta zgjedhin kryeparlamnetarin, përndryshe i presin vezët shpinës”, ka thënë Vllasi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç ngritjes së popullit në kuvend.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si opsion.

A po e ndryshon PDK qëndrimin për Haxhiun si kryeparlamentare? Ja çfarë u konfirmua sot

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ndeklaroi se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë shqetësim që nuk ka marrë letër nga Albin Kurti për bashkëpunim.

Ai theksoi se Vetëvendosje e ka PDK-në si oponentin kryesor politik dhe se qëndrimi i partisë së tij është i qartë: nuk do të ketë koalicion me VV-në, as tani, as në të ardhmen.

”Me thënë të drejtën nuk na ka mbetur merak aspak që nuk kemi pranuar letër nga Kurti. Kurti realisht oponent kryesor poliitk e ka PDK. PDK-ja ka vendosur që mos të shkoj në koalicon me VV-në as sot as nesër dhe as fare”, tha Qalaj. /Rtv21

Rasti me Belgin Jasharin, Bajram Shala: Ai vrapoi për t’u përfshirë në incident!

Gazetari i sportit dhe ish-zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, ka komentuar incidentin e Belgin Jasharit, ku djaloshi 15 vjeç nga komuniteti ashkali u sulmua fizikisht në fushë gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja.

Shala pati një mendim ndryshe në raport me këtë ngjarje, e cila ka nxitur shumë reagime në publik, madje edhe nga presidentja e Kosovës.

Teksa një pjesë e madhe e shoqërisë reagoi për këtë rast të cilit iu dha ngjyrimi racist, Shala po ashtu pyeti se pse Belgini u fut në këtë incident në radhë të parë.

”A e keni pa se si Belgini vrapon prej anës tjetër komplet për t’u përfshi në atë incident? Edhe pastaj i kom dëgju disa prej prononcimeve të tij ku ai po doket shumë i pafajshëm, ai m’tha kështu unë i thashë faleminderit. Pse shkove me hi në incident? Po vrapon 50 metra me u përfshi”, tha Shala në ATV Context.

 

Gani Geci: Glauk Konjufca më ka thirrë në telefon, më ka thënë çka kërkon për votën e Marigonës

Ish-deputetit, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për ta bindur që vajza e tij, Marigona Geci, të votojë qeverinë Kurti.

Në Debat Plus, Geci tha se Konjufca e kontaktoi një ditë para seancës, dhe i kërkoi të shprehte se çfarë kërkonte në këmbim të votës së vajzës së tij.

Por, sipas Gecit, ai refuzoi çdo formë marrëveshjeje për votën.

Geci ka treguar se kërkesa e tij ka qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre nga familja Geci dhe të kërkonte falje publike.

“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK.

Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci në Debat Plus.

Detaje të pa thëna: Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në takimin e papritur

Raporti i shkëputur mes Gjestit dhe Xheneta Fetahut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentimeve në rrjet.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4” kishte deklaruar më herët se nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me modelen.

Së fundmi, dyshja është parë në ambientet e Top Channel, por takimi i tyre ishte krejtësisht i rastësishëm.

Xheneta sqaroi sot se nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre, “vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie”.

Pas daljes nga ‘Ferma VIP’, Gani Gërmia humb familjarin e ngushtë

Natën e mbrëmshme, pas disa javësh pjesë e formatit ‘Ferma VIP’, Gani Gërmia, u largua nga ferma si më pak i preferuari i publikut.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Ganiu është përballur me një humbje të madhe familjare.

Përmes një postimi njoftoi se nga jeta është ndarë djali i hallës së tij.

Ganiu ndau disa fjalë prekëse për t’i dhënë lamtumirën e fundit familjarit të ngushtë.

 

Kriset mardhënia mes Gjestit e Eglit, kjo e fundit bën veprimin e papritur ndaj Gjestit
Një krisje duket se ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit.

Kjo pasi këngëtari fshiu postimet në Instagram, ndërsa Egli ka lënë vetëm disa prej tyre, shkruan Indeksonline.

Vëmendje mori postimi i dasmës të cilin ajo e ka zhdukur nga profili.

Nuk dihet a ka pasur ftohje mes tyre apo pas përfundimit të “Bigut” ata kanë vazhduar lidhjen vetëm si miq…,po një gjë dihet sigurt, dyshja po trazon rrjetin me çdo lëvizje të tyre.

Rryma nuk u shtrenjtua në veri — deputetët e VV-së relaksohen me kafe atje

Qytetarët e Kosovës do të duhet të paguajnë fatura të shtrenjtuara të energjisë-elektrike që në fillim të muajit maj.

16.1% është rritja e çmimit të rrymës për kosovarët, por jo edhe për serbët në veri të vendit.

Në katër komunat veriore nuk do të shtrenjtohet çmimi i rrymës.

E kjo siç duket s’o u bën fort përshtypje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët zgjodhën që të pinë kafe mbrëmë pikërisht në sheshin e Mitrovicës.

“Pas një takimi pune, së bashku me bashkëpunëtorë vazhduam për kafe në sheshin e bukur të veriut të Mitrovicës”, ka shkruar deputeti Agim Bahtiri.