Fitorja e Drilonit, Xuxi: Ai ka qenë arrogant dhe …

Xuxi ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.

Në emisionin “Kosova today”, ai tha se eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, nuk do ta harrojë kurrë.

Mes tjerash, artisti i cili shkoi deri në finale tha se fituesi i këtij edicioni, pra Driloni, ishte arrogant në raste të caktuara.

“Natyrisht, a e kanë votuar populli. Për mua është okej. Ai ka qenë arrogant në raste të caktuara ”, tha Xuxi kur u pyet nëse Driloni e ka merituar fitoren.

Përgjigja dyshuese e Naim Murselit kur u pyet për shtëpinë dhe gjendjen e tij financiare

Nën masa të rrepta sigurie, para trupit  gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dalë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj më 29 nëntor 2023.

Gjyqtarja fillimisht ka pyetur për të dhënat personale, Naim Murselin.

Gjyqtarja, Fatmire Dërmaku: Ku banoni?

Naim Murseli: Suedi, dhe Chelsey Point.

Gjykatësja: A keni numer të shtëpisë (në Prishtinë)?

Naim Murseli: Nuk më kujtohet…

Gjykatësja: Çka keni të kryer nga shkolla?

Naim Murseli: Kam të kryer shkollën e mesme.

Gjykatësja: Gjendja ekonomike: E dobët e mesme e mirë.

Naim Muresli: E mesme …

Ndryshe, seanca u shty për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, avokati Ndrecë Dodaj, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Tom Dodaj, avokati Agron Kuçi deklaruan se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës

Nuk shkoi gjatë, ndodhi “puthja” e parë mes Gjestit dhe Eglit? (video)

Gjesti dhe Egli Tako jane tema me e perfolur në “BBV4” dhe ne rrjetet sociale. Ajo që duket me e afruar është Egli kundrejt këngetarit, i cili ka thënë që për momentin nuk ndjen asgjë.

Pavarsisht këtyre fjalëve të Gjestit, të dy banorët janë shumë të afërt dhe gjestet mes tyre nuk kanë munguar. Një ndër afrimet e shumta ishte dhe kjo puthje në buzë ditën e sotme, por me xham në mes.

A mund ta qujmë këtë si puthje të parë? Këtë vendoseni ju.

VIDEO

Gruaja që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm ishte mësuese

E diela ishte e kobshme për familjen Gashi. Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes, Zarife Gashi, Agim Gashi dhe Gyltene Potoku-Gashi, raporton Gazeta Sinjali.

E ndjera Gyltenja, ishte mësuese për shumë vite dhe punonte në një çerdhe në Komunën e Pejës.

 

 

Ky rast tronditi gjithë vendin, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Nis gjykimi | Gjyqtarja e pyet Naim Murselin a je i martuar, përgjigja e tij: Kam gruan e vrarë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u paraqitën në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Naim Murseli pasi u pyet nëse është i martuar, u përgjigj shkurt: Kam gruan e vrarë.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

 

 

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, sipas dosjes, se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.

Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti, G Bani dhe Egli u përfshinë në një situatë të pazakontë, duke kurdisur një plan që ka shkaktuar diskutime.

Fillimisht, treshja u angazhua për të fshehur ushqime në lavanderi, duke i vendosur ato në një valixhe.

Por, plani i tyre nuk u ndal këtu. Banorët vendosën të ndërmarrin një veprim tjetër të diskutueshëm.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata morën disa nga rrobat e banorëve të tjerë dhe i hodhën pas dollapit, duke shtuar një tjetër shtresë intrigash në lojën e tyre.

Teksa G Bani dhe Gjesti diskutojnë të qetë strategjinë, Egli shfaqet e shqetësuar, duke menduar për pasojat që mund të kenë nga veprimet e tyre.

Ajo i paralajmëroi se kjo mund të çojë në penalizime, por dy djemtë duket se janë të vendosur të ndjekin planin deri në fund.

Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shtuar kuriozitetin për zhvillimet e ardhshme dhe reagimet që mund të pasojnë nga banorët e tjerë dhe nga Vëllai i Madh.

Zarf i zi “trondit” banorët e “BBVA”-së

Një natë e tensionuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është shndërruar në një episod dramatik pas mbërritjes së një zarf të zi pas mesnate.

Pasi banorët përjetuan debate të ashpra dhe përplasje të forta që pasuan, situata bëhet akoma më e ndërlikuar me vendimin që pritet të merret nga Vëllai i Madh. Ky zhvillim ka tronditur jo vetëm banorët, por edhe ndjekësit e këtij reality show-i të njohur.

Zarfi i zi është bërë një simbol i pasigurisë dhe tensionit që mbizotëron brenda mureve të shtëpisë.

Ai simbolizon një njoftim ndëshkues që mund të ndikojë në dinamikën e marrëdhënieve mes banorëve. Çfarë do të sjellë ky zarf për ta?

A do të ketë reperkusione të rënda për sjelljet e tyre? Këto janë pyetje që gjithkush është duke pritur t’i dëgjojë përgjigjet në episodin e së martës.

Pas debateve që pasuan, banorët janë të shqetësuar për vendimin që Vëllai i Madh do të marrë. Një lider natyror në shtëpi, disa banorë do të duan të mbajnë statusin e tyre, ndërsa të tjerët ndiejnë nevojën për të ecur përpara. Tensionet midis pesë grupeve të krijuara brenda shtëpisë janë rritur, duke e bërë situatën akoma më dramatike.

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në BBVA

Gjesti, një nga konkurrentët më të diskutuar të Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas një momenti brenda shtëpisë.

Në një video që po qarkullon gjerësisht, Gjesti shihet i vetëm duke thënë emrin e një vajze, Djellza, dhe duke shtuar: “Kingi shumë shpejt vjen, fale kingin se kingi ka për të kryer disa punë”.

Kjo deklaratë ka habitur shumë fansa, duke nxitur spekulime dhe komente të shumta.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke nxitur diskutime midis fansave dhe ndjekësve të programit.

Disa po e kritikojnë Gjestin për paqëndrueshmëri në marrëdhënie, ndërsa të tjerë po spekulojnë për të kaluarën e tij me Djellzën.

VIDEO

Gerta – Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Natën e mbrëmshme, gjatë spektaklit emocionues të Big Brother VIP Albania, publiku pati mundësinë të votojë tre të preferuarit e tyre: G Bani, Gerta dhe Gjesti.

Këta banorë u përballën me një përgjegjësi të madhe: të shpëtonin nga televotimi një nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Zgjedhjet e tyre shkaktuan jo pak diskutime. Gjesti, i cili shpesh është komentuar për marrëdhënien e ndërlikuar me Eglin, vendosi ta shpëtojë atë, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve që kishin kohët e fundit.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas përfundimit të spektaklit, Gerta iu drejtua Gjesti me një pyetje që e vuri në vështirësi: “Kë do të kishe zgjedhur po të mos ishte Egli?”

Gjesti hezitoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë më në fund: “Jam mes çiftit Jozi-Loredana. Edhe pse Gjesti e pati shumë të vështirë të përgjigjet duke lënë të kuptohet se nuk do të dinte kë të zgjidhte, pos Eglit.

Kjo përgjigje la hapësirë për interpretime të shumta.

Ndërkohë, Gerta, e cila deklaroi se e kishte të qartë zgjedhjen që do të bënte, shpëtoi Klajdin. Sa i përket G Banit, ai vendosi të shpëtojë Danjën.