div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35614 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Dallaveret me njëhsorët, Ministria merr këtë vendim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se KEDS është gjobitur me 40 mijë euro lidhur me dallaveret me njëhsorët, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim theksohet se vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi.

Procesi i verifikimit po vazhdon ende.

“Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh. Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit gjithashtu ka diskutuar për adresimin sa më të shpejtë të rasteve dhe mënyrat e kompensimit të dëmit ndaj konsumatorëve. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit gjatë tre muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash proaktive për trajtimin e ankesave të konsumatorëve. Si tregues i rritjes së besimit institucional të qytetarëve konsiderohet edhe rritja prej 35% e numrit të ankesave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, theksohet në njoftim./Reporteri.net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *