div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34542 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E rrahu me dru pse doli për kafe – burri godet bashkëshorten

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Peran të Podujevës, ku një grua ka përfunduar me lëndime pasi u sulmua nga bashkëshorti i saj, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 19:05, ndërsa viktima M. Xh., rreth 31-vjeçare ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, S. J., rreth 40-vjeçar, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas deklarimit, viktima kishte dalë më herët për kafe me familjarë dhe, pasi ishte kthyer në shtëpi, i dyshuari në shenjë revolte e ka goditur me një dru në këmbën e djathtë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas raportimit, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku viktimës i është ofruar fillimisht trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Viktima ka deklaruar se nuk është kanosur më parë dhe nuk ndjehet e rrezikuar, ndërsa ka refuzuar strehimin dhe urdhrin mbrojtës, duke u larguar me vullnet të lirë tek familja e saj së bashku me fëmijët.

I dyshuari, gjatë intervistimit, ka pranuar se ka pasur fjalosje me bashkëshorten dhe se e ka goditur.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar M.M., rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *