div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-22069 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ekskluzive | Përleshje në Komunën e Prishtinës, përfundon në spital një zyrtar

Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka degjeneruar në dhunë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve, pas seancës së Kuvendit Komunal ka shpërthyer një konflikt, ku Sami Salihu, djali i Fehim Saliut, ka goditur me shishe në kokë zyrtarin Fehmi Kupina, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Për pasojë, Kupina ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *