Konflikti mes familjarëve përfundoi me pľagosje me ťhikë

Një konflikt familjar që përfundoi me therje me thikë në Prishtinë ka çuar në arrestimin e të dyshuarit, tetë ditë pas ngjarjes, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti kishte ndodhur më 28 qershor, rreth orës 23:30, në rrugën “Bekim Fehmiu”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, V. G., 43 vjeç, ishte sulmuar me thikë nga djali i axhës së tij, K.G, 33 vjeç.

Si pasojë e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe kishte marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante policore për të kryer ekzaminimet dhe mbledhur provat.

Gjatë hetimeve janë intervistuar edhe dy dëshmitarë të rastit, ndërsa pas veprimeve intensive hetimore, më 6 korrik, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit.

K.G është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *