div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-104 category-paged-104 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti sfidon Prokurorinë: “Ejani në zyrën time nëse doni dëshmi”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti që një kohë është nuk iu është përgjigjur ftesës së prokurorisë për të dëshmuar, ai tha se prokuroria duhet të vijë në zyrën e tij për t’ia marr dëshminë.

“Ejani siç keni bërë në të kaluarën dhe më intervistoni në zyrën e kryeministrit.

Këtë e bën pastaj. Ka pasur raste të kërcënimit ndaj meje, ku policët hetues kanë ardhur me urdhër të Prokurorisë dhe më kanë intervistuar në zyrën e kryeministrit.

Unë besoj që Prokuroria e ka kuptuar që e ka pasur gabim. Nëse Prokuroria do të ishte shumë e interesuar për dëshminë time, do të vinte.”, tha Kurti në kanal 10.

 

Fatmir Limaj: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në “Rubikon” Limaj tha se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike.

“Jemi dy lista të cilat garojmë që atje të jemi sa më të fuqishëm, dhe pastaj procesi le të ecë. Rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike, me shpresë që do të na kthehen edhe ata burra në Kosovë, për të shkuar drejt asaj Partisë Demokratike të i fiton zgjedhjet”, tha Limaj.

Mes tjerash, i pari i Nismës tha se ai ishte i gatshëm për një koalicion me PDK-në.

“Gatishmëria jonë ka qenë deri në fund. Ne me të tjerët edhe mund të ndërtojmë edhe ndonjë lloj koalicioni, partneriteti, por me Partinë Demokratike të Kosovës kemi qenë të gatshëm të përfundojmë në listë. Sigla e PDK-së është sigël që ndihem mirë”, u shpreh Limaj.

“Është sjellja ime politike. Është identiteti im politik. Nuk ka ndonjë distancim programor, është diçka që e kemi ndërtuar bashkë”, tha ai pos tjerash.

Mërgim Lushtaku kërkon test antidroge për deputetët: “Ka dyshime për përdorues në Kuvend”

Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kërkon që deputetëve t’u bëhet testi për të vërtetuar nëse janë ose jo përdorues të substancave narkotike.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, thuhet se dyshimet vijnë nga fakti se përfaqësues të LVV-së janë kapur me sasi droge.

Gjithashtu, ai bën thirrje që Institucionet e  sigurisë të bëjnë kontrolle te rrepta në shkolla në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga përdorimi i narkotikëve.

Video:

Kurti emëron ministrin e ri të Bujqësisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Kurti ka emëruar ministrin e ri në detyrë të Bujqësisë.

Ministër i ri do të jetë Imri Demelezi.

Si rrallë herë Kurti në debat televiziv, sonte në 20:20 në këtë televizion

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sonte do të jetë i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, me moderatorin Kushtrim Sadiku.

Intervista transmetohet nga ora 20:20, ku pritet të diskutohen zhvillimet më të fundit politike në vend.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ndjekin intervistën.

May be an image of text that says 'ALBIN KURTI KANAL KANAL10-20:20 10 20:20 f LIVE'
E rëndë: Ky është 18-vjeçari që u gjet i vdekur

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës.

Kjo u konfirmua nga Mentor Maloku, nënkryetar i kësaj shoqate.

“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod”, deklaroi ai.

Kamioni godet për vdekje një këmbësore

Një këmbësore është goditur për vdekje këtë të enjte në Prizren.

Viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija.

“Rreth orës 13:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të KEDS-it në Prizren. Në aksident janëë përfshirë një kamion dhe një këmbësore – për pasojë kombësorja femër ka vdekur nga lëndimet e marra”, tha Alija për Dukagjinin.

Shoferi i kamionit është ndalur nga Policia teksa hetimet dhe veprimet tjera për këtë aksident janë duke vazhduar.

E rëndë: Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u raportua i zhdukur

18 vjeçari që u raportua i vdekur në Brod të Shtërpcës, është gjetur i vdekur.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar Mentor Maloku nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod”, deklaroi ai.

Qytetarit i përkeqësohet gjendja, politikani kosovar i jep ndihmën e parë

Në një kafiteri në Prishtinë, sot një qytetar u përball me një gjendje të rëndë shëndetësore, e cila kërkonte  ndërhyrje të menjëhershme.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të ish drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi i cili është asambleist e dhe kandidat për deputet, qytetari mori ndihmën e parë në çastet vendimtare, deri në mbërritjen e ekipit mjekësor.

 

Kurti për reagimin e Ambasadës Amerikane mbi Listën Serbe: Unë jam kryeministër i Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe dhe reagimet e Ambasadës Amerikane dhe organizatave të shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të Ambasadës dhe KQZ.

“Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai teksa mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të stadiumit në Podujevë.

Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar në lidhje me vendimin për moscertifikim e Listës Serbe duke shprehur shqetësimin duke thënë se ky nuk është rasti i parë që KQZ devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme.