div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-103 category-paged-103 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër

Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës së AAK-së.

Kështu ka konfirmuar sot nënkryetari i partisë, Pal Lekaj.

“Ardian Gjini do të jetë bartës i listës dhe kandidat për kryeministër”, tha Lekaj për gazeta Blic.

Kosova do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja. Data e zgjedhjeve pritet të caktohet së shpejti.

Ky është personi që humbi jetën në vendin e punës, pasi e zuri kamioni

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditën e sotme, në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.

Gazeta Infokus mëson se viktima është Sadri Lokaj nga fshati Sllup i Deçanit.

“Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të” ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Pas intervenimit të njësiteve policore, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, është konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

Të reshura të borës në këtë vend në Kosovë/ Pamje

Këto dy ditë, në Kosovë temperaturat kanë rënë krahasuar me ato që ishin disa ditë më parë.

Kësisoj, në vend të ndryshme, si në Jezerc, ka pasur edhe të reshura të borës.

MeteoBallkan ka ndarë foto në Facebook, ku ka shkruar: Jezerci sot sikur në Janar.

 

Qeveria publikon subvencionet: 150 euro për hektar

Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cakiqi, ka prezantuar Programin e Pagesave Direkte për vitin aktual, duke theksuar se fokusi kryesor është rritja e prodhimit vendor dhe përmirësimi i cilësisë.

Sipas tij, programi këtë vit ka pësuar ndryshime në strukturë, duke u orientuar më shumë drejt mbështetjes direkte për fermerët dhe sigurimit të lëndës së parë nga prodhuesit vendorë.

“Sivjet orientimi i programeve është ndryshuar për të rritur prodhimin, për të përmirësuar cilësinë dhe për të siguruar furnizim nga prodhuesit vendorë”, deklaroi Cakiqi të enjten në një konferencë për media bashkë me ministrin Armend Muja.

Programi do të zbatohet përmes disa formave kryesore, përfshirë pagesat bazë për sipërfaqe, pagesat e rishpërndarjes, mbështetjen e lidhur me prodhimin dhe cilësinë, ekoskemat dhe kushtëzimin.

Në kuadër të pagesave bazë, fermerët do të përfitojnë 150 euro për hektar për një gamë të gjerë kulturash bujqësore, duke përfshirë drithërat si gruri, misri, tërshëra dhe thekra, kulturat industriale si luledielli, kulturat perimore dhe perimet në sera apo në fushë të hapur, si dhe pemtarinë dhe vreshtarinë. Mbështetja do të jetë e njëjtë për të gjitha sipërfaqet e mbjella dhe të pranueshme.

Programi parasheh subvencione të drejtpërdrejta për sektorin e blegtorisë, përkatësisht 150 euro për krerë për gjedhe (bullica), 90 euro për lopë qumështore, 25 euro për dele dhe dhi, si dhe 20 euro për koshere bletësh.

Në sektorin e qumështit, subvencionet do të varen nga cilësia: 0.07 €/litër për klasën A, 0.04 €/litër për klasën B dhe 0.02 €/litër për klasën C.

Ndërkaq, për prodhuesit e grurit, mbështetja do të lidhet me sasinë e dorëzuar, duke varijuar nga 0.03 deri në 0.05 euro për kilogram./koha.net/

Berat Rukiqi: LDK-ja është në garë për vend të parë

Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, është pyetur për pritshmëritë në zgjedhjet e reja.

Në një intervistë në KTV, Rukiqi është pyetur për përqindjen e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Ndonëse nuk ka përmendur ndonjë përqindje, Rukiqi ka vlerësuar se LDK-ja është në garë për vend të parë.

“Ne besojmë që do të jemi në garë për vend të parë, synojmë të jemi partia e parë” – tha Rukiqi.

 

Drenicaku nuk ia zgjat dorën Albin Kurtit gjatë homazheve në Gllobar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtuticë të Drenicës.

Nga përshëndetja me qytetar, njëri nga ta nuk pranon t’ia zgjasë dorën Kurtit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bashkë me kryeministrin në dorëheqje Albin Kurti kanë nisur homazhet në fshatin Gllobar të Drenasit, në kuadër të nderimit të dëshmorëve.

Haxhu pritet të bëjë homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve në Vërboc e Shtuticë, ndërsa në orën 11:15 do të qëndrojë në Kompleksin Memorial në Marinë.

Vdes një person në vendin e punës, mbeti i bllokuar nën kamion

Një person ka vdekur në vendin e punës në një fshat të Gjakovës, në Meqë.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, tha se ë vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, dhe se pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

‘’Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë”.

Ambasadori i Serbisë në Zvicër citon Gazemend Muhaxherin për veriun për ta sulmuar kryeministrin Kurti

Ambasadori i Serbisë në Zvicër Ivan Trifunoviq, , e ka lavdëruar kryetarin e Pejës dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me Sllobodan Millosheviqin.

Trifunoviç i cili ka qenë aktiv si lobist i qeverisë serbe në SHBA dhe nga ministri i jashtëm Marko Gjuriq është shpërblyer me postin e ambasadorit të Serbisë në Bernë

Në një intervistë për portalin zviceran të lajmeve “20 minuten” ambasadori i Serbisë në Bernë, Ivan Trifunoviq, ka folur edhe për situatën në Kosovë. Ai e ka quajtur qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti si “ekstremiste”. Si shembull Trifunoviq ka marrë një deklaratë të kryetarit të Pejës dhe anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri.

Trifunoviq e lavdëroi Muhaxherin duke thënë: “Vetë udhëheqësit e opozitës shqiptare thonë për Kurtin: Ajo që ai po u bën serbëve është e papranueshme. Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka krahasuar veprimin e Kurtit në komunat serbe me veprimin e Millosheviqit në vitin 1989 ndaj Kosovës”.

Trifunoviq, një biznesmen serb i emigruar në SHBA, ka qenë aktiv si lobist i qeverisë serbe në Washington dhe nga ministri i jashtëm Marko Gjuriq është shpërblyer me postin e ambasadorit të Serbisë në Bernë. Trifunoviq tha se qeveria e Kurtit dëshiron t’i heqë qafe serbët e Kosovës ngjashëm siç ka bërë Kroacia me pakicën serbe. Ambasadori serb në Bernë tha se policia e Kosovës po hyn në shkolla e spitale të menaxhuara nga serbët, gjë që sipas të gjitha raportimeve të deritanishme është e pavërtetë.

Trifunoviq përmendi, sipas tij, “arrestimet arbitrare” të serbëve në Kosovë, por nuk përmendi me asnjë fjalë sulmin terrorist të bandës së Millan Radoiçiqit më 2023, me ç’rast u vra një polic i Kosovës. Megjithatë, sipas Trifunoviq, çfarë po bën qeveria e Kosovës në veri është “saktësisht ajo që Millosheviqi u bëri shqiptarëve”. Trifunoviq deklaroi se një përfaqësues i qeverisë serbe ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste. Ai, sipas Trifunoviq, u arrestua, për diçka që hyn te liria e tij e shprehjes. “A synojnë të arrestojnë çdo zyrtar apo diplomat serb që thotë se UÇK-ja ka qenë një organizatë terroriste – përfshirë edhe mua?”, pyeti Trifunoviq.

“Mos ma prekni veturën…” – i riu kërcënon 5 policë në Prishtinë, i sekuestrohet vetura, përfundon në stacion

Një incident me tone kërcënuese ndaj zyrtarëve policorë është shënuar në Prishtinë, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2026 rreth orës 11:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Arteon, të cilën e drejtonte  G.B.

Sipas burimeve, gjatë verifikimeve ka rezultuar se i dyshuari ishte duke drejtuar mjetin nën masë mbrojtëse. Në momentin kur policët kanë nisur procedurat për veprime të mëtejshme, ai ka refuzuar t’u bindet urdhrave të ligjshëm dhe ka reaguar me tone të larta, duke i kanosur pesë zyrtarët policorë, duke paralajmëruar pasoja në rast të konfiskimit të veturës.

Pas ndërhyrjes, i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Rrahje mes familjarëve

Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

“Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.