Rusia aktivizon propagandën në kohën e zgjedhjeve, fabrikojnë lajme kundër Kurtit

Media shtetërore ruse “Russia Today” ka publikuar një artikull propagandistik kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke e paraqitur zbatimin e ligjit në Kosovë si “fushatë arrestimesh ndaj serbëve”.

Artikulli, i publikuar pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, synon të krijojë perceptimin se serbët në Kosovë janë të përndjekur.

Në tekstin e RT-së, Kosova quhet “shtet i rremë”, institucionet e saj paraqiten si ilegale, ndërsa arrestimet për raste që lidhen me dyshime për krime lufte, terrorizëm, cenim të rendit kushtetues apo nxitje nacionaliste reduktohen në “arrestime për flamuj e këngë serbe”.

Artikulli propagandistik i mediumit rus mban titullin: Për shkak të flamujve serb, këngëve nacionaliste dhe krimeve të luftës, Kurti për pesë vjet arrestoi mbi 150 serbë në Kosovë, duke tentuar të paraqesë institucionet e Kosovës si struktura represive ndaj komunitetit serb.

Në realitet, Qeveria e Kosovës ka insistuar në vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, ku për vite me radhë kanë vepruar struktura paralele, grupe kriminale dhe rrjete të lidhura me Beogradin.

Përmes fabrikimit të lajmeve të tilla, Rusia përmes mediumit që e kontrollon “Russia Today”, tenton të ndikojë te votuesit serbë në Kosovë, të nxisë frikë dhe të delegjitimojë institucionet e Kosovës, duke e paraqitur partinë Lista Serbe dhe Beogradin si “mbrojtës” të vetëm të serbëve raporton Dukagjini.

FOTO/ Begaj mbërrin në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e Haxhit, Presidenti pritet me ceremoni zyrtare në Xheda

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbërritur në Arabia Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit.

Kreu i shtetit shqiptar u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” nga Princi Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernatori i Xhedës, si dhe nga zyrtarë të tjerë sauditë.

Sipas autoriteteve saudite, mbi 1.5 milion pelegrinë nga e gjithë bota kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për ritualet e Haxhit.

Haxhi konsiderohet një nga pesë shtyllat themelore të Islamit dhe çdo besimtar mysliman që ka mundësi fizike dhe ekonomike duhet ta kryejë të paktën një herë gjatë jetës.

 

 

 

 

 

 

Pelegrinazhi përfshin një seri ritualesh fetare që zhvillohen për disa ditë në Mekë dhe zonat përreth saj, në perëndim të Arabisë Saudite.

 

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurosh

Është hapur aplikimi për studentë për përfitimin e shtesave në vlerë prej 100 eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sot gjatë ditës janë ekzekutuar edhe shtesat e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët.

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për këto kategori

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për fëmijët në vlerë prej 100 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, pagesat tashmë janë proceduar dhe pritet që mjetet të dalin në llogaritë e përfituesve gjatë ditës. Kjo mbështetje po realizohet në prag të festës së Kurban Bajramit, si ndihmë për familjet në vend.

Vendimi për ndarjen e kësaj mbështetjeje është mirëpritur nga qytetarët, pasi synon të lehtësojë barrën financiare për familjet me fëmijë në këtë periudhë festive.

Institucionet kanë bërë të ditur se për çdo paqartësi apo problem eventual me pagesat, qytetarët mund të drejtohen në kanalet zyrtare të ministrisë përkatëse.

Netahyahu dërgohet në spital, zyra e tij jep detaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgua në një spital në Jerusalem, konfirmoi zyra e tij.

Në një deklaratë të cituar nga The Times of Israel,Zyra e Kryeministrit tha se Netanyahu po i nënshtrohej trajtimit dentar në Qendrën Mjekësore Hadassah Ein Kerem.

Deklarata erdhi pasi raportet në mediat izraelite thanë se lideri 76-vjeçar ishte shtruar në spital të hënën në mbrëmje.

Shëndeti i tij ka qenë në fokus muajt e fundit, pas deklarimeve të mëparshme për trajtim mjekësor.

Muajin e kaluar, Netanyahu tha se kishte kryer terapi me rrezatim për një tumor malinj në prostatë, por nuk e kishte bërë publik informacionin në atë kohë.

Ai tha se vendimi për të vonuar publikimin ishte marrë sepse Irani mund ta kishte përdorur atë për “propagandë” gjatë konfliktit.

Këngëtarja shqiptare hap arkivat nga fëmijëria, e njihni se kush është?

Ylli me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, ka bërë së fundmi një udhëtim pas në kohë duke ndarë me ndjekësit e saj një imazh mjaft të ëmbël nga fëmijëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka hapur arkivat e vjetra, duke treguar një version krejtësisht ndryshe të vetes, shumë kohë përpara se të pushtonte skenat më të mëdha të muzikës pop.

Në foton e vjetër, Bebe shfaqet si një vajzë e vogël me flokët e kapur lart, e veshur thjeshtë me një triko të kuqe në rrugët e Nju Jorkut. “Gjithmonë kam qenë ajo vajzë,” ka shkruar artistja krahas fotos, duke treguar se karakteri dhe karizma e saj e kanë shoqëruar që në hapat e parë të jetës.

Postimi ka ngjallur menjëherë interes të madh te fansat dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente brenda pak minutave. Përveç elogiandjes për ëmbëlsinë e saj, ranë në sy edhe komentet e ndjekësve shqiptarë, të cilët me shaka vunë re një detaj që i bashkon shumë prej tyre:

“Pse çdo fëmijë shqiptar ka një foto që duket ekzaktësisht kështu?” shkroi një ndjekës, duke u pasuar nga komente të tjera si “O zot, një kukull”, duke iu referuar stilit tipik të rritjes së fëmijëve në mërgim gjatë atyre viteve.

Sot, ajo vajza e vogël në foto është shndërruar në një nga kantautoret dhe këngëtaret më të njohura të industrisë globale të muzikës. Siç e kujtuan edhe fansat në komente, Bebe Rexha është emri pas shumë hiteve që kanë kryesuar toplistat botërore, jo vetëm duke kënduar, por edhe duke shkruar tekste për artistë të përmasave si Eminem, Rihanna e shumë të tjerë. /Prive By Liberta Spahiu

 

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndan nga 100 euro për këtë kategori

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllim ishte sjellja e buzëqeshjes dhe gëzimit në këto ditë feste.

“Kjo ndihmë vjen në kuadër të aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë ditëve të festave fetare, e të cilat do të vazhdohen edhe në të ardhmen, duke treguar kështu një ndër prioritetet e institucionit për t’i ndihmuar jetimët dhe kategoritë në nevojë”, thuhet në njoftim

Studentët që punojnë a do t’i marrin nga 200€, tregon Murati

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privat të përfitojnë nga 100 euro mbështetje financiare në prag të festës së Kurban Bajramit.

Vendimi është bërë publik nga kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, në kuadër të pakos “Përballje me Inflacionin 2.0”.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar kriteret e përfitimit, duke bërë të ditur se studentët që njëkohësisht janë të punësuar nuk do të mund të përfitojnë dy herë nga kjo masë.

Sipas Muratit, në rastet kur një student është edhe i punësuar në sektorin privat, ai do të marrë vetëm një pagesë prej 100 eurosh dhe jo 200 euro.

Qeveria ka bërë të ditur se pensionistët dhe fëmijët nuk do të kenë nevojë të aplikojnë, pasi institucionet tashmë posedojnë listat e përfituesve.

Ndërsa studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë përmes procedurave që pritet të hapen gjatë ditëve në vijim.

Mësohet se kur do të dalin shtesat prej 100 eurosh

Ministri nё detyrё i Punёs dhe Familjes Andin Hoti, ka njoftuar se shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt do tё ekzekutohen sot.

“Njoftojmё qytetarёt se pagesa e njёhershme prej 100 eurosh pёr fёmijё dhe pensionistё dalin sot ngase dje u ekzekutuan pagesat e njёhreshme pёr lehonat me rritje nё vlerёn 500 euro”, tha ministri Hoti.

Kujtojmё se qeveria nё detyrё e Kosovёs nё mbledhjen e fundit ka marrё vendimin pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parsheh mbёshtjetje pёr kategori tё ndryshme shoqёrore si pensionistё, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat e familje nё nevojё./radiodukagjini

Peci: Ekziston një kategori e çlirimtarëve që kanë bërë shumë të zeza pas luf’tës, ka 1% zullumqarë edhe sot

Kryetari i Mitrovicës, njëherit edhe kryetar në partinë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se ekziston një kategori e çlirimtarëve, që në emër të asaj që kanë rrezikuar dhe kanë dhënë shumë kontribut, i kanë bërë “shumë të zeza e të kqija” vendit pas luftës.

Peci tha se nuk është i vogël numri i tyre.

 

“Ekziston një kategori e atyre që vazhdimisht në emër që kanë rreziku e kanë dhanë shumë kontribut, kanë ba edhe shumë të zeza e të kqija Kosovës pas luftës. Nuk mundesh me kanë edhe çlirimtar një vit, edhe 20 vjet zullumqarë edhe me abuzu në emër të vlerës. Nuk janë të pakët”, ka deklaruar Peci në Kanal 10.

I pyetur se kush janë zullumqarët, Peci nuk pranoi të tregonte emra.

Vetëm tha se ka të tillë edhe sot.

“Është 1% që janë kanë zullumqarë dhe vazhdojnë me qenë edhe në ditët e sotit”, ka deklaruar Peci.