Peci: Ekziston një kategori e çlirimtarëve që kanë bërë shumë të zeza pas luf’tës, ka 1% zullumqarë edhe sot
Kryetari i Mitrovicës, njëherit edhe kryetar në partinë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se ekziston një kategori e çlirimtarëve, që në emër të asaj që kanë rrezikuar dhe kanë dhënë shumë kontribut, i kanë bërë “shumë të zeza e të kqija” vendit pas luftës.
Peci tha se nuk është i vogël numri i tyre.
“Ekziston një kategori e atyre që vazhdimisht në emër që kanë rreziku e kanë dhanë shumë kontribut, kanë ba edhe shumë të zeza e të kqija Kosovës pas luftës. Nuk mundesh me kanë edhe çlirimtar një vit, edhe 20 vjet zullumqarë edhe me abuzu në emër të vlerës. Nuk janë të pakët”, ka deklaruar Peci në Kanal 10.
I pyetur se kush janë zullumqarët, Peci nuk pranoi të tregonte emra.
Vetëm tha se ka të tillë edhe sot.
“Është 1% që janë kanë zullumqarë dhe vazhdojnë me qenë edhe në ditët e sotit”, ka deklaruar Peci.
