Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jap tash pagën e 13

Mosprocedimi i ligjit për buxhetin e vitit 2026, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, i lë pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës.

Kjo çështje prekë edhe arsimin, e pa çka kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se situata me buxhetin ka stresuar mësimdhënësit, duke e quajtur edhe ironike faktin se ai ka premtuar pagën e 13-të, ndërkohë që sipas tij nuk ndante 100 euro për mësimëdhënës.

“Askush nuk ka pritur se do të ndodhë kështu që të kemi një zhagitje kaq të gjatë për krijimin e institucioneve që kanë dalë me votën e shkurtit. Ajo që mund të them për SBASHK është se kërkesat janë shtuar, por ne nuk kemi ku t’i adresojmë pasi që nuk kemi parlament, as më keq, nuk kemi qeveri dhe e keqja më e madhe se nuk ka kush ta votojë ligjin për pagat e vitit 2026 dhe në këto situata atëherë është shtuar shqetësimi mos po mbesin njerëzit edhe pa paga, që do të ishte problem i madh ngase më shumë se 84 mijë punëtorë të sektorit publik e nga ata 30 mijë e më shumë punëtorë të arsimit, nëse për lojërat që i bën dikush në politikë na mbesin punëtorët pa paga në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Jasharaj.

Në rast se nuk bëhet një zgjidhje e punëtorët mbetën pa paga, Jasharaj e vlerëson si goditje në sektorin publik.

Jasharja e quan ironike premtimin e pagës së 13-të pa çka tha se kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin e kishte lutur si vëlla për 100 euro për mësimëdhënësit.

“Del ironike ai premtimi për pagën e 13-të me ligjin e pagave të vitit 2026. Kurtin e kam lutur edhe si vëlla edhe si kryeministër të na japë ato 100 euro, e nuk na jepte, e si mund të presim tani që do të na japë një pagë të 13-të. Është një pagë shumë më e madhe se ai 100 që ia kërkonim ne. Të gjithë kemi mbetur me pikëpyetje. Urojmë që të mos na ndodhë që në vitin e ardhshëm punëtorët të mbesin pa paga, ngase jetojnë vetëm me këto paga dhe problemi tjetër është edhe bankat, sepse shumica prej tyre janë në kredi dhe do të ketë ndëshkime shtesë në pagesën që e bëjnë për çdo muaj”, shtoi ai.

Sipas Jasharajt, mbi 84 mijë punëtorë të sektorit publik, përfshirë më shumë se 30 mijë nga arsimi, janë në pasiguri të plotë, ndërsa shumë prej tyre kanë kredi bankare që mund të sjellin ndëshkime shtesë.

Ai ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe miratimin e buxhetit, për të shmangur krizën sociale në fillim të vitit të ardhshëm.

“Sektori i arsimit që nga çerdhet deri në universitet e kalon shifrën prej 30 mijë të punësuar në këtë sektor, ndërsa numri i përgjithshëm e kalon 84 mijë punëtorë, duke i përfshirë mantelbardhët, policinë, zjarrfikësit, administratën. Tërë këto familje i kanë këto pikëpyetje: çka nëse mbesin pa paga? Me ligjin e grevave të Kosovës obligohemi fillimisht të bëjmë dialog, mirëpo fatkeqësisht ky vit na ka ikur pa pasur adresë me kë të bëjmë dialog. Nuk kemi as Ministri të Arsimit ngase zonja Nagavci është bërë deputete, as nuk kemi qeveri dhe kemi ngelur pa bërë dialog, ndërsa ligji e përcakton se në veprime sindikale mund të shkohet pasi që të shtjerren të gjitha mundësitë për dialog. Ne nuk po kemi kujt t’i bëjmë dialog dhe me kë të bëjmë, dhe nuk kemi as kujt t’i adresojmë kërkesat tona. Nëse e ndërprejmë mësimin, jemi në një udhëkryq të vështirë, jemi plot strese e shqetësime. Kërkesat e anëtarësisë janë shtuar dukshëm, por ato kanë mbetur pa u realizuar në mungesë të vullnetit, edhe kur ishte Qeveria Kurti, por edhe tani që është në detyrë. Kërkesat janë të shumta, mezi presim ta kemi një qeveri të Kosovës e cila është e mirëfilltë dhe i dëgjon sindikatat dhe mundohet të rregullojë çështjet. Në këtë situatë ka shumë pikëpyetje, por përgjigjet janë të pakta. Jemi në dyshime dhe stres çka në janar e tutje”, theksoi ai.

Djali i rrah prindërit dhe i largon nga shtëpia

Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij e më pas i ka larguar nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.

Turqia lëshon urdhërarrest për Netanyahun

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit lëshoi këtë të premte një urdhër-arrest për 37 persona ku mes tyre edhe për kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu nën akuzën e kryerjes së gjenocidit ndaj popullit palestinez përgjatë luftës dy vjeçare në Rripin e Gazës.

Vendimi erdhi pas një padie të paraqitur nga Dhoma e Avokatëve të Stambollit, e cila akuzoi Izraelin për vazhdimin e krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje për armëpushim.

Në padinë e saj, Dhoma e Avokatëve thekson se Izraeli ka kryer “vrasje masive ndaj fëmijëve dhe grave të pafajshme, shkatërrim të mjedisit dhe mizori ndaj Gazes”.
Sipas deklaratës, “shteti i Izraelit përbën një kërcënim jo vetëm për popullin palestinez, por për gjithë njerëzimin”, duke kujtuar se vetëm gjatë dy viteve të fundit ka kryer sulme në Liban, Siri, Tunizi, Iran, Katar, Jemen, Irak, Maltë dhe Egjipt.

Në dokumentin e paraqitur si provë përfshihen disa raste të rënda, përfshirë atë të një vajze palestineze vetëm 6 vjeçe, e cila – sipas raportit – është qëlluar për vdekje me 335 plumba nga ushtarë izraelitë.
Po ashtu, përmendet bombardimi i Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze dhe “krimet e kryera ndaj aktivistëve të flotës humanitare Global SUMUD” në tetor.

Presidenti Turk Rexhep Taip Ergogan ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për kryerje te gjenocidit ne Rripin e Gazes ndërsa ka deklaruar se bota kishte mbyllur syte ndaj krimeve te njerezimit qe po kryheshin ndaj palestinezeve.

Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua padisë së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e akuzuar atë për gjenocid. Një armëpushim i brishtë është në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që prej 10 tetorit, si pjesë e planit të paqes rajonale të presidentit amerikan, Donald Trump.

S’përmbahet Berisha: Albin Kurti ka probleme psikike, ma kanë thënë psikologë

Deputetit të PDK-së, Hisen Berisha ka adresuar kritika të ashpëra ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti, pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar të dytë për kryeministër, duke ia rikujtuar deklarimin e famshëm “më provoni” i cili erdhi si ftesë për ta dëshmuar nëse i njëjti i ka apo jo votat për Qverinë Kurti 3, raporton GazetaDemos.

Si rrjedhojë e këtij dështimi, Berisha thotë se Kurti manipuloi e mashtroi duke shtuar se i ka probleme psikike, akuzë për të cilën thotë se e bazon në deklarimet që psikologët e sociologët ia kanë thënë atij.

“Ështe njeri që jeton në “Psychology fantastica”. Ky e ndërton një të vërtetë të vetën, sepse ka probleme psikike, këtë do ta dëshmojnë vitet e ardhshme, por kur e thua tani ai është në pushtet dhe njerëzit e shohin me tjetër sy, por unë e shoh në syrin që ma thonë edhe psikologët, sociologët”.

“Janë akuza të mira, dhe është mirë këtë njëri me e kfjell dhe këtë njeri me e liru nga pushteti, me e shpëtu edhe atë edhe Kosovën prej tij”, tha Berisha në Kanal10.

“Takim sekret” në kulmin e zgjedhjeve: LDK dhe PDK bashkohen në Prishtinë para balotazhit
Pak para ditës së zgjedhjeve komunale të balotazhit në Prishtinë, LDK dhe PDK kanë realizuar takim.

Takim ky i mbajtur midis kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, bëjnë të ditur burime të Tëvë1 brenda këtyre dy partive.

Pjesë e takimit bëhet se ditur se kanë qenë edhe Përparim Rama e Uran Ismaili.

Pas këtij takimi, i cili është mbajtur në një nga restaurantet në kryeqytet, dega e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur mbledhje, ku Tëvë1 ka siguruar fotografi nga takimi i mbajtur në orët e vona të së premtes.

Tëvë1 ka kontaktuar për të marrë një konfirmim nga vet kryetari Perparim Rama dhe nga PDK-ja por nuk janë përgjigjur. /teve1.info/

Buzhala i bindur se Rama e fiton Prishtinën : Është rritur shumë politikisht në këtë fushatë

Gazetari, Berat Buzhala thotë se në bazë të tij, postin për të parin e Prishtinës do ta fitojë Përparim Rama, kryetari aktual i kryeqytetit.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Buzhala thotë se Rama e ka befasuar nga, siç e quan ai, lidershipi i mirë që ka treguar, dhe krijimit të marrëveshjeve politike jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ky i ka grah vet, dhe besoj se do t’i shpaguhet kjo gjë. Domethënë për mua, Përparim Rama si menaxher le ta vlerësojnë qytetarët, politikisht është rritur shumë në këtë fushatë”, tha ai.

Duda Balje tregon se a do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër

Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Glauk Konjufcën,  mandatarin e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

Marrëveshje me VV-në, kjo parti konfirmon votën për Konjufcën

Në një lidhje direkte në emisionin Debat Plus, Balje theksoi se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.

“Kjo çështje ka qenë shumë e qartë edhe pas takimit me Presidenten. Krejt partitë janë deklaruar kundër dhe nuk varet nga ne, pasi ne jemi vetëm dy deputetë të komuniteteve. Nuk kam asnjë arsye për ta përkrahur. Edhe punëtorët që kam pasur nuk janë më në punë, dhe në kontaktin e fundit me një funksionar të Vetëvendosjes, i cili e ka thirrur zëvendësin tim, është thënë: ‘Këtu përfundon bashkëpunimi’. As ata nuk duan të bashkëpunojnë me mua. Unë nuk e jap përkrahjen,” u shpreh Balje.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka pasur asnjë thirrje për ta votuar Glauk Konjufcën.

TË NGJASHME:

Marrëveshje me VV-në, kjo parti konfirmon votën për Konjufcën

“Motra pa vëllezërit t’i vriteshin, po përshëndetej më nënën”, detaje nga krimi në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Astrit Isufit, i cili dyshohet se më 6 nëntor në fshatin Golluboc të Malishevës, ka privuar nga jeta dy vëllezërit e bashkëshortes së tij, Naim e Driton Morinën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se Astrit Isufi ka shkuar në shtëpinë e tyre me qëllim që të marrë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj.

Gjatë largimit nga shtëpia, siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ka pasur një fjalosje midis Astrit Isfuit dhe viktimave, pas së cilës i pandehuri ka nxjerrë armën e zjarrit, pistoletë të tipit TT, dhe ka shtënë disa herë në drejtim të tyre duke u shkaktuar plagë fatale në pjesë vitale të trupit.

Naim dhe Driton Morina janë dërguar në QKMF Kijevë, por mjekët kanë konstatuar se ata kanë arritur pa shenja jete. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, por është arrestuar një ditë më vonë ( 7 nëntor) nga organet e rendit.

Hetimet në lidhje me rastin janë në vijim, ndërsa Prokuroria ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik.

“I pandehuri me inicialet A.I., më datë 06.11.2025 rreth orës 11:25 min, në fshatin Golluboc – Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc – Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes së tani të ndjerëve D.M., dhe N.M., shkon në vendin e cekur më lartë, tek shtëpia e të ndjerëve për ta marr bashkëshorten I.M., dhe fëmijët, e cila ndodhej tek familja e saj me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe tani të ndjerët D.M., dhe N.M., e si shkak i problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tani të ndjerëve, gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre e në momentin kur dëshmitarja I.M., përshëndetet me nënën e saj e del jashtë dyerve të oborrit në rrugë vëren të pandehurin – bashkëshortin e saj duke shtënë disa herë me armë të llojit Pistoletë TT në drejtim të vëllait të saj tani të ndjerit D.M., e më pas shtënë po ashtu disa herë në drejtim të vëllait tjetër të saj tani të ndjerë N.M., të ndjerët D.M., dhe N.M., nga plagët e marra në pjesë vitale të trupit mbesin të shtrire përtokë, i pandehuri hedh pistoletën dhe largohet në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat dërgohen në QKMF Kijevë pa shenja jete, të nesërmen i pandehuri arrestohet”, thuhet në njoftim.

Kërkohet paraburgim për dorasin e vrasjes së trishtueshme në Golluboc të Malishevës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendimin për nisjen e hetimeve ndaj të pandehurit Astrit Isufi, dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë për caktimin e masës një muaj paraburgim, raporton KosovaPress.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në Golluboc të Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes shkon te shtëpia e tyre për ta marrë bashkëshorten I.M. dhe fëmijët, të cilët ndodheshin  te familja e tyre me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe D.M. dhe N.M.

Për shkak të problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj I.M., gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre e në momentin kur I.M., përshëndetet me nënën e saj e del jashtë dyerve të oborrit në rrugë vëren bashkëshortin e saj duke shtënë disa herë me pistoletë TT në drejtim të vëllait të saj D.M., e më pas edhe në drejtim të N.M.

D.M. dhe N.M., nga plagët e marra mbesin të shtrire përtokë, i pandehuri hedh pistoletën dhe arratiset në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat dërgohen në QKMF Kijevë pa shenja jete.

Astir Isufi është arrestuar më pas nga policia në një shtëpi të braktisur, ku ishte fshehur pasi kreu aktin makabër.

Ai akuzohet se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I pandehuri që nga sot me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim 48- orësh.

Rritja e pensioneve, vjen njoftimi i rëndësishëm

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar grupi i parë i pagesës së njëhershme prej 100 euro për rreth 50 mijë studentë.

Përmes një postimi në facebook, Murati po ashtu ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të ketë rritje të pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, duke përfshirë rreth 200 mijë pensionistë në gjithë vendin.

“Njësoj edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë,” ka shkruar Murati.