div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-109 category-paged-109 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, caktohet ora

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca është caktuar të nisë në orën 17:00 dhe do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit.

Në rend dite është diskutimi lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për përmbylljen e këtij procesi.

Rasti i spiunazhit: Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Jelena Gjukanoviq, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Sipas aktgjykimit, ajo është dënuar për bashkëpunim me BIA, duke përcjellë informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

Vendimi u shpall në seancën e sotme, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal, kurse mbrojtja i kishte kundërshtuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Thirret seanca për zgjedhjen e Presidentit

Sot do të mbahet seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, raporton teve1.info

Partitë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

LVV të shtunën ka kërkuar nga PDK e LDK të propozojnë tre emra për president që sipas tyre duhet të jenë jopartiak, me kredibilitet e të dëshmuar.

PDK ka refuzuar të propozojë emra, ndërsa LDK ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si emër me kushtin që LVV ia garanton 66 vota.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë të dielën se nuk kanë marrë propozime konkrete dhe zyrtare nga PDK e LDK.

A do të ketë sonte seancë për presidentin? Ky është lajmi i fundit

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së hënë pritet të mbajë edhe një seancë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, bën të ditur se nga burime jozyrtare është mësuar se të zgjedhurit e popullit do të mblidhen edhe për çështjen e presidentit, transmeton Klankosova.tv.

“Klan Kosova mëson nga burime jozyrtare se do të ketë seancë për presidentin e Republikës së Kosovës, pas seancës së rregullt plenare”, tha ajo.

Kujtojmë se afati për presidentin skadon nesër në ora 00:00.

Veton Surroi: Deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje, do ta mbajnë barrën e përgjegjësisë

Publicisti Veton Surroi ka thënë se deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme përmes kundërshtimit të zgjedhjes së presidentit, do të mbajnë barrën e përgjegjësisë për këtë çështje.

Në një shkrim në Facebook duke renditur disa sugjerime rreth krizës aktuale, Surroi ka thënë se të gjithë deputetët duhet të shfrytëzojnë deri në fund të afatit mekanizmat ligjorë dhe kushtetues në dispozicion.

Ai ka thënë se deputetët e kanë obligim ta zgjedhin presidentin e vendit, shkruan KOHA.

“Ku mbetën qato 66 vota? A i keni a jo?”, Besian Musafa pyet LVV-në

Pas propozimit të Vjosa Osmanit për presidente nga Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku , Besian Musata ka ngritur pyetje për Vetëvendosjen.

“Ku mbetën qato 66 vota? A i keni a jo?”, ka thënë ai.

Afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit po i vjen fundi.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka kërkuar nga PDK dhe LDK të propozojnë tre emra jopartiakë për President.

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së dhe zyrtari policor

Ka ndërruar jetë Sami Gashi, ish-luftëtar i Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtar i Policia e Kosovës, lajm që ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Gashi dhe gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tij në shërbim.

Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osmanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, raporton Ekonomia Online.

Ai vazhdoi për në seancën që ishte paraparë në shenjë nderimi për Rexhep Qosjen.

Ndërkaq, nesër është afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Të shtunën pas seancës së Kuvendit, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për zhvillimet politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke përmendur edhe mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.

“LDK mund të propozojë edhe emra, s’kemi nevojë me i propozu tre, e propozojmë një. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregon ai a i ka 66 vota për këtë president, por njehërë duhet të vendosë a dëshiron marrëvehsje me ne, apo 90 vota e 90 vota me ne nuk i ka”- deklaroi Abdixhiku para gazetarëve.

Kuvendi mban dy seanca, njëra për Rexhep Qosjen

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot zhvillon dy seanca të ndara, një seancë të veçantë përkujtimore dhe një seancë plenare me një rend të gjerë të ditës që përfshin projektligje dhe vendime institucionale.

Në orën 09:00, mbahet seanca e veçantë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, një figurë e njohur e jetës akademike dhe kulturore shqiptare.

Ndërkaq, në orën 12:00 zhvillohet seanca plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë çështjesh të rëndësishme legjislative dhe institucionale.

Në rend dite janë, ndër të tjera, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe dy projektligje të reja për sektorin e energjisë dhe energjinë elektrike.

Po ashtu, në këtë seancë pritet të trajtohet edhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, si dhe disa vendime për emërime në institucione të pavarura, përfshirë Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Komisionin për Provimin e Jurisprudencës dhe Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Indeksonline/

LDK e propozoi Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e VV-së

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia e saj ka bërë hapa konkretë për tejkalimin e ngërçit institucional

Përmes një postimi në facebook, Nagavci bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje, ka hequr dorë nga pretendimi për postin e presidentit, duke i hapur rrugë një zgjidhjeje konsensuale.

Sipas saj, VV ka ftuar dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të propozojnë nga tre kandidatë unifikues jashtë skenës politike dhe që të njejtit ku shtoj se ende nuk ka pranuar ndonjë propozim.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dje e bëri edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë dhe duke ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar. Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues.

Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton”, ka shkruar Nagavci.

Kujtojmë se të shtunën, kryetari i Lumir Abdixhiku i Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia që ai drejton mund të propozojë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani për postin e presidentit, por vetëm nëse sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e saj.

“Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka thënë Abdixhiku