E rëndë: Ky është 31-vjeçari që vdiq në vendin e punës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vushtrri, ku 31-vjeçari Valmir Klinaku nga Bivolaku ka humbur jetën pasi ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e sipër.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani”, pranë Akademisë Policore në Vushtrri, ku viktima dyshohet se ra nga skela teksa ishte duke punuar në objekt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka konfirmuar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e plota të rastit.
Sipas informacioneve, 31-vjeçari është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë, ku pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë.
Bëhet fjalë për Valmir Klinakun nga fshati Bivolak i Vushtrrisë, pasi ra nga skelet ku ishte duke punuar.

