Njoftim i rëndësishëm nga Trusti
Shifra e mjeteve nën menaxhim të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka kaluar 4 miliardë euro gjatë muajit maj 2026.
Sipas njoftimit të FKPK-së, rreth 70 për qind e kësaj shume përbëhet nga kontributet pensionale të qytetarëve, ndërsa rreth 30 për qind janë të ardhura të gjeneruara nga investimet.
Nga të dhënat e publikuara shihet se fondi ka shënuar rritje të vazhdueshme ndër vite. Në fund të vitit 2015, FKPK-ja kishte rreth 1.2 miliardë euro mjete nën menaxhim, ndërsa tani kjo vlerë është më shumë se trefishuar.
Sipas fondit, rritja e vazhdueshme e mjeteve nën menaxhim reflekton zgjerimin e kontributeve pensionale dhe kthimin nga investimet përgjatë viteve të fundit.
