Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta, ditën e sotme.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Në njoftim bëhet e ditur se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit.

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ky është shqiptari 21-vjeçar që u vra në Suedi, nesër varroset në Fier

Nesër do të varroset 21-vjeçari shqiptar i cili u vra ditë më parë në qytetin Helsingborg të Suedisë.

Sipas raportimeve, trupi i Mateo Llupit është transportuar drejt Shqipërisë, dhe ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku edhe do të bëhet varrimi, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia sipas njoftimit nga familja do të zhvillohet të premten.

Në këtë ngjarje tragjike është plagosur edhe një vajzë rreth 25-vjeçare, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Miratohet në Kuvend Projektligji për sigurime shëndetësore

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sigurime shëndetësore.

Pro këtij projektligji kanë votuar 80 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa nuk ka pasur vota kundër ose abstenime, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se në seancën e sotme, e cila po vazhdon, është miratuar edhe Projektligji për çmimet tavan.

Katër vajza sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

Katër shtetase të Kosovës dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër, dhe sipas policisë, i kanë marrë me forcë para.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si dhe i kishin marr me forcë para. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ligji i shumëpërfolur miratohet në Kuvend – një nga zotimet kryesore të Albin Kurti realizohet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në shqyrtim të dytë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Pro këtij projektligji votuan 63 deputetë, derisa nuk kishte vota kundër ose abstenime, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se partitë opozitare nuk e kanë përkrahur këtë projektligj. /Zëri

Pakoja 200 milionë euro për sektorin privat, Qeveria merr këtë vendim

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilin ndër të tjera ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Kjo procedurë pritet t’i paraprijë pakos së inflacionit e cila është paralajmëruar nga ministri Murati.

Jozyrtarisht mësohet pakoja do të përfshijë vetëm sektorin privat dhe paratë për punëtorët ka gjasë që të dalin, më 1 qershor.

Ministri Murati dhe kryeministri Kurti pritet që në fillim të muajit maj do të dalin me informacione të detajuara për këtë pako.

“Mos mu afro, ik ,ik”- Fatos Geci tenton t’i flas Çitakut në Kuvend, ajo e injoron

Deputeti i Guxo-s, Fatos Geci ka tentuar të flasë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Parlamentit, Vlora Çitakun.

Megjithatë, Çitaku nuk e ka lejuat të flas dike iu drejtuar me fjalët: “Mos mu afro, ik ,ik”.

Fatos Geci nga Guxo ka ofenduar rëndë nënkryetaren e Kuvendit duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.

Qeveria e Kosovës miraton disa projektligje në mbledhje elektronike

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

Përmes njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në këtë mbledhje qeveria ka miratuar, siç janë:

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Klankosova.tv.

Është caktuar seancë në ditën e fundit para shpërndarjes së Kuvendit, në rend dite disa “projektligje të rëndësishme”

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të hënën më 27 prill, një ditë para shpërndarjes së parlamentit nëse nuk arrihet koncensus për presidentin.

Caktimi i seancës të hënën është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, bëri të ditur sot pas mbledhjes kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës janë vendosur disa projektligje, sipas Haxhiut.

“Më lejoni që të ju njoftoj: Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill të ketë një seancë të Kuvendit dhe në këtë seancë do të trajtohen disa çështje të rëndësishme dhe në këtë drejtim janë Projektligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, Projektligji për Energjinë Elektrike”, tha ajo.

Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe dy vendimet që synojnë “kapjen” e dy trupave: Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Haxhiu i vlerësoi si shumë të rëndësishme pikat që pritet të trajtohen në këtë seancë.

“Meqenëse ne ende nuk kemi dijeni për çështjen e zgjedhjes së presidentit, shpresojmë që të ketë koncensus dhe uroj që të kemi por nëqoftëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë është e rëndësishme që Kuvendi të miratojë këto çështje që janë shumë të rëndësishme për Republikën, por edhe për interesat e qytetarëve”, tha ajo.

Deklarata e Gecit për Thaçin, kërkohen masa ndëshkuese për deputetin e VV

Deklarata e deputetit të Grupit parlamentar të LVV-së, Fatos Geci, për burgim të përjetshëm ndaj Hashim Thaçit sikurse për Naim Murselin, vrasësin e Liridona Ademajt, ka ngjallur valë reagimesh të ashpra.

Organizatën e Veteranëve të Luftës së UCK-së, kërkon masa ndëshkimore ndaj Gecit, ndërsa Kuvendit i kërkon miratimin sa më të shpejt të Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Kur dihet që UCK  ka zhvilluar luftë të drejtë clirimtare të kërkohet për kreun e saj dënim  kapital kjo për ne është e paprapranushme dhe jemi të habitur me qëndrimin e atij djali dhe aq më tepër kur është një  djalë i ri i cili do duhej të ishte i pa mbushur me sherr.  Ne si OVL kemi kërkuar  që sa më shpejtë të aprovohet në Kuvend Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës që atumotkisht do të merrej më çështje të tilla andaj edhe Parlamenti konform rregulloreve të tij është mirë të merr masa ndaj secilit që shkel rregullat dhe standardet”, tha Sopi për RTV21

Masa ndaj Gecit kërkoi edhe Shoqata e Familjeve të dëshmorëve të UÇK-së. Kryetari, Xhavit Jashari tha se deputetët e tillë nuk kanë vend në Kuvend dhe se Geci  do të duhej të intervistohej edhe nga prokuroria.

“Nuk është turp vetëm për deputetin, por edhe për vetë institucionin, Parlamentin e Kosovës ku brenda tij ka deputetë të tillë që nxjerrin këso lloj deklaratash ku bëjnë thirrje të tilla sepse ai duhet ta di edhe deputetët e tjerë e qytetarët që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi s’janë vetëm emra s’janë individ…atje po gjykohet lufta e UÇK-së. Ky deputet do të duhej të intervistohej nga prokuroria, por edhe Kuvendi kryetarja përmes rregullores se di si e kanë por deputetët e tillë s’duhet të kenë brenda Kuvend. Kuvendi duhet patjetër ta nxjerr ligjin që mbron luftën e UÇK-së nga të tilla persona që bëjnë thirrje dhe fyejnë përfaqësuesit e saj…”, tha Jashari për RTV21.

Deklarata a Gecit ka ngjallu reagime të ashpra edhe të PDK-së. Deputetja Ganimete Musliu në Click të RTV21 tha se deklarata e tij është narrativë e LVV-së.

Ndërkohë një numër deputetësh të Lëvizjes Vetëvendosje përfshirë edhe kryeministrin Kurti janë distancuar nga deklarata e deputetit Geci. Kurti tha se janë të bindur për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. I  pyetur për ndonjë masë ndaj deputetit Geci, kryeministri tha se nuk është kryetar i ndonjë komisioni disiplinor e aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër, Guxo-së.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e GP-së së VV-së. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, e cila është një gjykatë jo e drejtë. Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë… Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën deputetit… Unë jam vetëm kryetar i VV-së dhe kryeministër, nuk jam edhe ndonjë kryetar i ndonjë komisioni disiplinor”, ka thënë ai.

Deklarata e Gecit se Hashim Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli ishte si përgjigje ndaj deputetit të PDK-së, Arian Tahiri,  i cili gjatë seancës së djeshme parlamentare tha se deputetët e pushtetit kanë nisur të dridhen për shkak se e kanë ndie erën për kthimin e Thaçit.

Pas gjuhës së tij, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia kishte tërhequr vërejtjen Gecit.

Geci në po të njëjtën seancë kishte përdorur gjuhë të rëndë edhe ndaj deputetes, Vlora Citaku.