Mblidhet Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës. Në njoftim është bërë e ditur se mbledhja do të mbahet në ora 15:00.

Deri me tani nuk është publikuar rendi i ditës së kësaj mbledhje.

Tahiri i LDK-së: Krejt populli po pyet z. Konjufca, qysh ju i keni lyp qera Bondsteelit?

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Xhafer Tahiri ka pyetur Glauk Konjufcën se si kanë kërkuar qira për kampin Bondsteel.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se këtë pyetje po e bën i gjithë populli.

“Krejt populli po pyet Z. Konjufca, qysh Ju i keni lyp qera Bondsteelit?

Qysh?”, ka shkruar ai.

E rëndë: Vdes foshnja 1 muajshe

Një foshnjë 1 muajshe është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për hetime.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

“Në QMF Malishevë është dërguar nga familjarët pa shenja jete një foshnjë 1 muajsh. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Osmani qytetarëve në Dardani: Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë, kurrë s’ka treguar çfarë ka folë

Gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë, ish presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me takimet e tij, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Osmani deklaroi se Kurti ka qëndruar për orë të tëra në takime të mbyllura me Aleksandar Vuçiq dhe Miroslav Lajcak, ndërsa sipas saj, askush nuk është informuar për përmbajtjen e bisedimeve.

“Pyetja është: çfarë ka folur ai me Vuçiçin dhe Lajçakun brenda një dhome? Çfarë është diskutuar aty, askush nuk e di. Nuk kanë treguar kurrë se për çfarë kanë biseduar. A ju kanë treguar juve ndonjëherë si opozitë? Kurrë…”, tha Osmani gjatë tubimit në Prishtinë, transmeton Infokus.

 

Rrahmani: Çdo votë për LVV është votë për lejimin e martesave burrë me burrë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani ka thënë që çdo votë për LVV-në është votë për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

Rrahmani që në legjislaturën e kaluar ngriti shqetësimet e tij lidhur me çështjet e martesave të gjinisë së njëjtë dhe ndërrimit të gjinisë, përmes Facebook i tha elektoratit që vota për Lëvizjen Vetëvendosje do jetë përkrahje për këtë çështje.

“Çdo votë për Lëvizjen Vetëvendosje është votë për lejimin e martesave burrë me burrë, është votë për lejimin e ndërrimit të gjinisë. Çdo votë për secilin kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje është votë për lejimin e martesave burrë me burrë është votë për lejimin e ndërrimit të gjinisë”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

“Mos vërgllat palidhje”, “Ik more budallë”: Kapen analistat në Klan Kosova, Labinot Balaj lëshon studion

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Analisti Azdren Shala gjatë debatit e sipër i është drejtuar Labinot Balajt me fjalët “Mos vërgllat”.

Si rezultat, analisti Labinot Balaj ka lëshuar studion.

Momenti në video:

Aktori kosovar i hyn garës për deputet, synon të sigurojë një ulëse në kuvend

Armend Baloku është risia e këtyre zgjedhjeve në listën e Vetëvendosjes.

Aktori kosovar garon për herë të parë si kandidat për deputet, shkruan IndeksOnline.

Baloku synon të sigurojë ulëse si ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Kosovës./IndeksOnline/.

Vdes një person në QKUK, Policia jep detajet

Ka ndërruar jetë në QKUK personi i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit mes një treni udhëtarësh dhe një makine pune në fshatin Jagodë të Klinës, më 6 maj.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 6 maj 2026, rreth orës 12:40, në fshatin Jagodë, Klinë, ku ishin përfshirë treni i udhëtarëve dhe një makinë pune.

Si pasojë e aksidentit, një (1) person kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas në QKUK në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka bërë të ditur se më 13.05.2026, rreth orës 03:50, është konfirmuar vdekja e personit nga ekipi mjekësor në QKUK.

“Me datë 13.05.2026, rreth orës 03:50, jemi njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë, këtë e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Edhe pse u la jashtë nga dega në Prizren, Hasani konfirmon kandidimin me PDK-në

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Hasani tha për Insajderin se do të garojë me numrin 42.

“Po, do të jem në listë”, tha Nait Hasani për Insajderin.

Lidhur me përfshirjen e emrit të tij në listën për deputet kishte dyshime, pasi kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, nuk e kishte përfshirë në listën e kandidatëve të Prizrenit.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Afati për dorëzimin e listave në KQZ ka përfunduar mbrëmë në orën 23:59.

Foshnja 2-javëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë, policia jep detaje

Një foshnje e lindur para dy javësh është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, tha ai.