Rezistencë, kërcënime dhe armë zjarri në Prishtinë, dy policë bëhen për spital – çfarë ndodhi në “Lekë Dukagjini”?

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, pasi ai kishte shfaqur rezistencë aktive dhe kishte kanosur zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë. Si pasojë e rezistencës së dhunshme, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

 

KEDS tregon vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Orari sipas rajoneve të Kosovës të shtunën me 1 Nëntor:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Fushë Kosova do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Albana (kodi: 15018008) nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël,Albana e Vogël, Sllatine e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët,FSK.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- Vendosja e shtyllave te betonit 12/1000 ne projektin TS Ashkali-2

2.

Nga TS 35/10[kV] Fushë Kosova II do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Ashkalit II (kodi:15100007085)  nga ora 10:30 deri 15:30.

Vendet: Lagjja te Ashkalit ëII.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Vendosja e shtyllave dhe instalimi i kabllos ABC.

 * * *

 

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J13 Fabrika e kasetave (kodi: 19000039) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret, Busia Petroll

Arsyeja: Ndërrimi i kthinave dhe transformatorit.

2.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV J30 Grand Store do të ndërprehen Ts-at:

TS 10/04kV Logreta – Hamide Gashi (kodi: 19000030046) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

TS 10/04kV Banesat Marigona 2 (kodi: 19000030037) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: Logreta, Marigona 2 Banesat.

Arsyeja: Ndërrimi i kthinave dhe transformatorit.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV J29 Barani (kodi: 53000002) nga ora 11:30 deri 15:00.

Vendet: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e ulet, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Çallapeku, Kusoriqi, Llugagjitë dhe Buqani.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve matës rrymor 10kV.

2.

Nga TS 35/10[kV] Peja II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Asllan Qesma (kodi: 50051002) nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: 2 Korriku,Jarina nga dalja shtepia e kultures,Jarina-Dukagjin,Asllaqeshma 1 dhe 2

Arsyeja: Nderprerje per siguri, Punime te koka kabllovike .

 

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga NS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J06-Dardania 1  (kodi: 51000001) nga ora 08:30 deri 17:00

Vendet: Dardania Shkolla, rr Ahmet Krasniqi, rr Dedë Krasniqi, një pjesë  e rr.Anton Ceta,
Shefqet Gjocaj D&E CONSTRUCTSH.P.K, Haki Hadergjonaj N.P.T. “G-SHPEND”.

Arsyeja: Punime sipas zgjidhjes teknike – demontimi & montimi i blindës metalike së bashku me të gjitha pajisjet e instaluara brenda saj (kthinat, transformatori dhe ormani i tensionit të ulët) nga pozita ekzistuese.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Arbëreshi (kodi: 50000006) prej orës 09:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Lagjja e Romëve, Kulla, Hazba, Berishët, Sharra, Katuni i Ri, TS Bunari, Fabrika Bibita dhe  Shkolla fillore.

Arsyeja: Punët që duhen të kryhen  sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Në TS 110/35/10kV Lipjani

Nga dalja 10 kV Sllovia do të ndërprehen Ts-at:

TS 10/04kV Dobratin II (shkolla) (kodi: 41000003079) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë I (TS e vjetra) (kodi: 41000003089) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë II (Ilazi-Hyseni) (kodi: 41000003090) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë III (Spahit-Kishnapolt) (kodi: 41000003091) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallush IV (Langët) (kodi: 41000003092) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Marevci (kodi: 41000003096) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Pompat e ujit (Gadime) (kodi: 41000003097) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Llugagji (bazenti) (kodi: 41000003098) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Milazim Emrush Konjufca (kodi: 41000003099) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV TS.Gllavice (kodi: 41000003)193 prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV TS.Marevc-Menderesi (kodi: 41000003194) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallush Poturët (kodi: 41000003242) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Marevc -Feim Shabani (kodi: 41000003243) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Smallushë lagjja Krasniqet (kodi: 41000003285) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

TS 10/04kV Gadime e Ulët (kodi: 41000003401) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Dobratin, Smallushë, Marec, Llugaxhi, Gllavicë dhje Sllovi.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e kabllos së tensionit të mesëm për projektin Smallushë II (Hyseni).

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kosovatransi 1 (kodi: 40041038) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: rr.Vëllezërit Gërvalla, rr.Emin Duraku, rr.Gëzim Sahiti, rr.E Reçakut, rr.Sali Çeku, rr.Cen Dugolli dhe rr.Ahmet Kaçiku.

Arsyeja: Projekte investive konvertimi i daljes 5 në 20kV.

3.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rexhep Bislimi 2 (kodi: 40000034) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: rr.Astrit Bytyqi, rr.Hhalim Spahia, rrAstrit Byqytyqi, rr.Dimitrije Tucoviq dhe rr.Halim Bytyqi.

Arsyeja: Projekte investive konvertimi i daljes 5 në 20kV.

4.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kosovapetrolli J19 (kodi: 40041003) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: Ferizaj: rr.”G.Terbeshi”, Talinovci  i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve dhe Bizniset private.

Arsyeja: Projekte investive, zgjidhja teknike për zhvendosje të shtyllave në Projektin e zgjerimit të rrugës për Ferizaj.

Shoku i burgut: Albin Kurti në burgun e Nishit refuzonte me pi kafe me pjesëtarët e UÇK-së që ishin të burgosur

Avni Klinaku, shoku i burgut i kryeministrit në detyrë Albin Kurit, ka rrëfyer për kohën sa ishin bashkë brenda mureve të burgut të Nishit, shkruan GazetaDemos.

Në një rrëfim në emisionin n’Demos, Klinaku ka thënë se Kurti refuzonte të pinte kafe me pjesëtarët e UÇK-së që ishin të burgosur.

“Të burgosurit që kanë qenë drejtpërdrejt të arrestuar për UÇK, s’ka qëndru me ta, ka pritu, unë e kam lutur personalisht, veç një kafe pije, në burg jemi të gjithë, unë kam pi kafe me njerëz që kanë qenë të arrestuar për vrasje, për hajni, për dhunim, e ti me shokë të UÇK-së, por jo, nuk e ka kosnideru më veten, ka dhënë dorëheqje, nuk është pajtu me marrëveshjen e Rambujesë, dhe ke qenë i dorëhequr”, tha Klinaku n’Demos.

Video e plotë:

Lajmëroni policinë nëse shihni këta dy persona

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.

Sipas organeve të rendit, rasti në fjalë ka ndodhur më 4 korrik në një qendër tregtare në komunën e Shtimes, transmeton Klankosova.tv.

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: -stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”.

Mund të jetë një imazh i skuter, patina, seguej dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "DO"

Mund të jetë një imazh i teksti

Presidentja Osmani tregon kur do të kemi zgjedhje

Pas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tash edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar mundësinë që vendi të shkojë në dy palë zgjedhje – njëra në dhjetor dhe tjetra në mars.

Presidentja Osmani tha se vështirësitë për zgjedhjen e presidentit, për të cilin nevojiten të paktën 80 vota, mund të çojnë në një situatë të tillë.

“Kjo çështje është ngritur nga disa prej pjesëmarrësve për të paralajmëruar një situatë që mund të përballemi si vend. Ta zëmë ka zgjedhje në dhjetor, pastaj merr disa muaj kohë deri t’i kemi institucionet, dhe pastaj sapo ta kemi një qeveri, menjëherë në mungesë kuorumi prej 2/3 menjëherë vendi shkon në zgjedhje të reja për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit. Një situatë e tillë u përmend, për të paralajmëruar se mund të kemi dy palë zgjedhje në 3-4 muajt në vijim që është situatë e rëndë jo vetëm për KQZ, por edhe si situatë ku qytetarët për periudhë të gjatë të mos i kenë institucionet,” ka thënë Osmani.

Fjalët e saj janë në linjë me ato të Kurtit, i cili më herët kishte theksuar të njëjtën mundësi.

“Nuk kemi marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani. E dimë se për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo që dëgjuam dje, duket se të gjithë po përgatiten për zgjedhje të reja dhe për balotazhin në zgjedhjet lokale,” tha Kurti.

“Mbase është për të ardhur keq — përveç balotazhit, edhe dy herë të tjera zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është e pamundur t’i bëjmë 80 deputetë për zgjedhjen e presidentes. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i evitojmë,” shtoi ai.

Nëse paralajmërimet e Kurtit dhe Osmanit dalin të sakta, qytetarët e Kosovës mund të votojnë deri në pesë herë brenda një viti — zgjedhjet qendrore në shkurt, lokale në tetor, balotazhi në nëntor, zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe ato të mundshme në mars.

Mbetet të shihet nëse pas marsit mund të krijohet një koalicion i qëndrueshëm që siguron edhe votat për presidentin, apo nëse vendi do të përballet sërish me zgjedhje të reja.

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mursel (Mujë) Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, e cila ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e lagjes së Aliovitëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Mursel (Mujë) Gashi (10.12.1967 – 31.10.2025). Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 01.11.2025, në ora 15:00, në fshatin Dobërdol, Podujevë, në varrezat e lagjes së Aliovitëve. Në pikëllim të thellë, Familja Gashi”, ka njoftuar familja.

Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit, raportohet se dikush me qëllim lëshoi sasi të madhe të ujit nga Ujmani

Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë.

Mediumet lokale në Mittovicë kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një sasi e madhe e ujit që ka dëmtuar vendpunishten.

Sipas, Veriu.info dhe Jepi Zë, dikush më qëllim ka lëshuar ‘branën’ në Liqenin e Ujmanit, i cili shkaktoi dëme në punishten e urës së re, ndërsa një eskavator duket gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji.

“Dorën e njeriut” e ka lënë fajtore edhe pronari i kompanisë që po kryen punimet atje, Jahir Nimani, i cili tha se uji ka shkaktuar dëme të mëdha në pajisje dhe në material.

Ai gjithashtu bëri me dije se policia ka dalë në vendngnarje

Kurti i kërkon takim të ri Osmanit, planifikon të kërkojë një shans të dytë

Presidentja Vjosa Osmani tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka kërkuar një takim të ri lidhur me propozimin për mandatarin e dytë për formimin e qeverisë së re.

Osmani, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me liderët politikë, tha se Kurti mund të propozojë mandatarin e dytë.

“Shpresa ishte që mund të ketë reflektim nga partitë në rast se nuk ka mandatar të dytë. Po e them në rast se, për shkak se kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministri në detyrë, ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të përfundojë afati 10 ditor dhe pas përfundimit të konsultimeve brenda partisë politike që e përfaqëson do të vijë me propozim apo jo, është çështje e tyre. Mirëpo, ne e kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, tha Osmani.

Pastaj, sipas Osmanit, nëse ka propozim për mandatar të ri “atëherë hynë në shprehje dispozita të reja kushtetuese dhe afate të reja”.

Zhvillime dramatike: Në Vetëvendosje po disktohet për mandatarin për kryeministër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, u shpreh se brenda partisë kanë nisur diskutimet lidhur me mandatarin pas takimit që patën krerët e partive politike këtë të premte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas dështimit për të formuar qeverinë më 26 tetor.

Rexhaj, në “Debat Plus” në TV Dukagjin, u shpreh se sipas tij zgjedhjet janë në sfond përkundër përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion bashkëqeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës ose NISMA-n Socialdemokrate.

“Ne realisht këtë gjë po e diskutojmë, sigurisht se si po shihet zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po shihen në sfond dhe besoj se në këtë stad qëndrimi i VV-së me të gjitha përpjekjet që jemi bërë rreth mundësisë së koalicioneve dhe takimeve që kemi thirre, letrës me LDK-së dhe thirrjes ndaj NISMA-s tashmë po shihe se mbetet në dorën e Presidentes se çfarë realisht se çfarë do të veproj. Meqenëse s’ka dakordanc mes subjekteve që fola atëherë besoj se zgjedhjet janë të dukshme ne sfond”, u shpreh Rexhaj.

Rexhaj, mes tjerash, u shpreh se presin vendimin final nga Osmani, por megjithatë ai konfirmoi se për të gjitha këto zhvillime e edhe për mandatarin do të mblidhet Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

“E presim vendimin final të presidentes. Një gjë është e sigurt që presidentja do të veproj institucionalisht – po presim kur presidentja të caktoj mandatarin, Sigurisht VV-ja do të thërras një mbledhje të kryesisë ku do të diskutojë për këtë. Siç duket nga numrat që janë në kuvend dhe përblërjen që tashmë është në kuvend është gati e pamundur që të formohet një qeveri dhe këtë e kemi provuar, sigurisht kur kemi një veprim institucional të presidentes nëse ajo ja jep të drejtën që VV-ja të përcaktojë mandatarin nëse atëherë s’ka ndonjë ndryshim të ndonjë subjekti politik për koalicion me VV-në atëherë siç e thash edhe më herët zgjedhjet janë në sfond”, u shpreh Rexhaj.

A mund të mandatohet sërish Kurti për kryeministër? Osmani del me sqarim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pyet lidhur me mandatarin e dytë, përkatësisht nëse ajo mund të mandatojë dy herë një person, në këtë rast kreun e LVV-së, Albin Kurti.

Ajo tha se në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014, 2020 dhe 2021 thuhet qartë që herën e dytë presidentja “duhet ta caktojë mandatarin tjetër”.

“Këto aktgjykime, me vetë faktin që përmendin mandatarin tjetër, interpretimi ynë është që nënkupton mandatar tjetër. A më duket e logjikshme një gjë e tillë, nuk më duket aspak për një arsye shumë të thjeshtë: një mandatar ndoshta sot nuk i ka votat, por mund t’i krijojë pas dy muajsh, pas dy javësh”, tha Osmani.

Osmani tha se mund të ndryshojnë rrethanat politike dhe një udhëheqës politik mund të krijojë shumicën, por në aktgjykimet e Kushtetueses në disa vende është përmendur “mandatar tjetër” dhe sipas saj Presidenca e respekton çdo aktgjykim.