LDK dhe AAK, në koalicion për Prishtinën?

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë ngritur pikëpyetjet për një koalicion të mundshëm mes dy partive për raundin e dytë të zgjedhjeve më 9 nëntor.

Ishte Bekë Berisha i AAK-së që ka ndarë një video me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Ramën, teksa ky i fundit dëgjohet duke thënë “i grahim përpara”, transmeton Klankosova.tv.

Berisha nga ana tjetër, përmes videos që ka postuar, i dha mbështetje Ramës për projektin “Smart City”.

Arrestohet në Prishtinë serbi i ‘shumë kërkuar’

Një shtetas serb është arrestuar të enjten në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas serb, pasi kishte urdhërarrest. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ja sa do të jenë shtesat e fëmijëve nga muaji nëntor

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga një nentori, shtesat për fëmijë do të rriten për 50 për qind.

“Për nënat që marrin shtesat e fëmijëve, nga muajin nëntor për fëmijet zero deri 16 vjeç do të ketë rritje për 50 për qind. Një nënë që për fëmijët këtë muaj ka marrë 40 euro, nga nëntori do t’i marrë 60 euro, e kështu me radhë. Kemi shumë lajme të mira për të gjithë“, ka thënë Kurti.

Nga 20 euro për fëmijë shtesa tani do t’i marrin 30 euro.

Rritja e pagave dhe pensioneve, Krasniqi i reagon Kurtit: Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e cilësuar si një “babadimër” që kurrë nuk ka ardhur për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka theksuar se premtimet e dhëna gjatë pesë viteve të fundit nga kjo qeveri nuk kanë arritur të rikthejnë besimin te qytetarët, dhe sipas tij, nuk mund të shfrytëzohen për blerjen e votave gjatë balotazhit apo zgjedhjeve parlamentare.

“Thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund te arrijë qëllimin e blerjës së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.

Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen.
Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë”, ka shkruar Krasniqi.
Haradinaj kritikon Kurtin: Shumë vonë, shumë pak, me qeverinë tonë pensioni 200 euro, paga minimale 600 euro

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka reaguar për vendimet e Qeverisë në detyrë.

Haradinaj e ka quajtur rritje të vogël, duke premtuar se në takimin e parë të qeverisë së tyre, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro.

Postimi i plotë:

Shumë vonë, shumë pak. Marre!

Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh.

Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro.

Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj.

Veteranët s’përfitojnë nga rritja e re e pagave e pensioneve

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë mbledhjes së Qeverisë foli për rritje të pagave dhe pensioneve, pa përmendur pensionet e veteranëve të luftës.

Në reagimin në Facebook, thuhet se në kohën kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po tenton të krijojë “përshtypje mashtruese” me premtime që, sipas tyre, nuk mund të realizohen pa miratim të buxhetit nga Kuvendi.

OVL-UÇK thekson se edhe në këtë listim të kategorive shoqërore, veteranët janë anashkaluar sërish, raporton Klankosova.tv.

“Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit.

OVL UÇK kërkon që çdo qeveri e ardhshme të kthejë atë që na takon me ligj, përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale, të drejtë që u mohua padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

 

LDK dhe PDK arrijnë koalicion para balotazhit edhe në këtë komunë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Arbër Ismajli ka bërë të ditur, se sot kanë arritur një marrëveshje politike për bashkëpunim me kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashitin.

Ismajli përmes një postimi në Facebook, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon.

“Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë. Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë”, shkroi Ismajli.

Arbër Ismajli në rundin e dytë do të përballet me Albanin Hysenin e VV-së.

 

Rritja e pensioneve e shtesave për fëmijë – vjen reagimi i parë nga LDK-ja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimeve të Qeverisë në detyrë për rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë, duke i konsideruar ato si manovra politike në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bajrami ka deklaruar se: “Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti të shkojë në 8 miliardë dhe pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.”

Ajo shtoi se: “Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë.”

Merret vendimi për pagën minimale: 425 euro nga janari, 500 nga korriku

Qeveria në detyrë e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke filluar nga janari i vitit 2026, shkruan Reporteri.net.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se rritja është paraparë të bëhet në dy shkallë, ashtu sikurse ishin rritur pagat vjet.

425 euro do të jetë nga 1 janari, teksa 500 do të bëhet nga 1 korriku.

“Pas diskutimeve dhe propozimeve që kemi marrë edhe nga sindikatat, propozimi është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo 3 euro për orë punë. Rritjen e kemi paraparë të bëhet në dy faza”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se ky vendim prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat. Vendimi tha se është marrë pas diskutimeve edhe propozimeve të sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve.

“Duke filluar nga 1 janari, propozimi i Ministrisë është që paga minimale për orë punë të jetë 2.50 centë apo 425 euro në muaj për orar të plot,ë ndërkaq duke filluar nga 1 korriku është faza e dytë, në nivelin 3 euro për orë punë apo nëse përkthehet në 500 euro për orar të rregullt pune”, sqaroi Murati.

Rritet edhe paga minimale nga ky muaj i 2026-tës

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të rritet pensioni bazë nga 120 sa është, në 150 euro nga muaji nëntor dhe rritjen e shtesave të fëmijëve për 50%.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se ky vendim parasheh rritjen e pensionit minimal nga 120 – 150 euro për pensionet bazike, skema e fëmijëve me aftësi të kufizuara, pensioni familjar dhe invalidor i punës, ai tregoi se kostoja e këtyre rritjeve kap mbi 11 milionë euro.

Po ashtu, ai bëri të ditur vendimin i cili u miratua për rritjen e shtesave të fëmijëve për 50%, ku preken 400 mijë fëmijë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë së sotme u mor vendim që paga minimale nga korriku 2026 të jetë 500 euro.