Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje ndaj fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje të veçantë.

Institucionet lokale kanë ndërmarrë një hap simbolik për të ndihmuar fëmijët me autizëm, duke ofruar mbështetje financiare si shenjë solidariteti dhe vlerësimi për këtë komunitet.

Bëhet fjalë për Komunën e Mitrovicës, ku përmes kryetarit Faton Peci dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, është vendosur që secili fëmijë autik të përfitojë nga 50 euro ndihmë.

Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përkrahjen institucionale ndaj familjeve dhe fëmijëve që përballen me sfida të përditshme, duke dërguar një mesazh të qartë për përfshirje dhe mbështetje sociale.

Veprime të tilla, edhe pse simbolike, konsiderohen hapa të rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të secilit qytetar.

Çështja e Presidentit, deputetja del hapur: Jam kandidate

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se vazhdon të jetë kandidate për presidente.

Në një përgjigje për RTV21, deputetja Kollçaku e la të hapur mundësinë që, nëse arrihet marrëveshje politike, të heqë dorë nga kandidatura.

“Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës.”, tha ajo.

Ky është çmimi i tavan i naftës i caktuar nga Ministria

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot nga foltorja e Kuvendit se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës, sipas marzhës së përcaktuar, është 1.83 euro.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja u bëri thirrje të hapur qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast ku ky çmim tejkalohet nga pikat e karburantit.

“Zyrtarisht sot nafta, sipas marzhës së përcaktuar, mund të shitet me çmimin më të lartë 1.83 euro. Kudo që sot është mbi 1.83 apo 1.84 e më sipër, i lus qytetarët që ta paraqesin rastin në mënyrë që të ndërmerren masa,” u shpreh Kusari-Lila, raporton Insajderi.

Ky është deputeti që refuzoi pagën e 13-të

Eman Rrahmani ka deklaruar se ka refuzuar përfitimet financiare si paga kalimtare dhe paga e 13-të, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e tyre që nga viti i kaluar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës u shpreh se përgjegjësia për ndarjen e këtyre mjeteve bie drejtpërdrejt mbi Qeverinë dhe Ministrinë e Financave.

Ai kritikoi mungesën e punës nga institucionet gjatë muajve të fundit dhe vitit të kaluar, duke vlerësuar se përfitime të tilla nuk janë të justifikuara.

Rrahmani shtoi se shpërndarja e mjeteve tek kategori të caktuara nuk krijon barazi dhe drejtësi, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të pushtetit.

Qeveria Kurti miraton projektligjin për çmimet tavan

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se po e risjellin për miratim projektligjin për çmimet tavan, të cilin e kishte shpallë antikushtetues Gjykata Kushtetuese.

Kurti tha se këtë po e bën si përgjigje ndaj krizave botërore pas kritikave që mori se nuk po ndërmerr masa për të zbutur efektin e tyre.

 

“Po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti e përvoje që qytetarët tonë e kanë përjetuar. Rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje e ruajtje. Me këtë ligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky projektligj vendos një balancë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme”.

Kurti po ashtu tha se me “qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës do të konkretizohet me miratimin e projektligjit për sigurim shëndetësor”.

“Po e risjellim edhe një ligj jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike. Edhe ky ligj po ashtu ka qenë i sfiduar nga opozita në Kushtetuese. Sot në rend dite e kemi edhe projektligjin për sigurime shëndetësore”.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpallë antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, i cili ishte dërguar në gjykatë nga deputetë të opozitës.

“Kam parë komunikime…” – Buzhala lë të kuptohet për një skenar të ri në Guxo

Ish-kandidati për deputet në listën Guxo, Viktor Buzhala, është deklaruar për herë të parë pas njoftimit për dorëheqjen e tij nga lista e drejtuar nga Donika Gërvalla e Faton Peci.

I ftuar në “Pressing” të T7, Buzhala ka thënë se ka dhënë dorëheqje sepse nuk sheh të ardhme në të.

Ai ka thënë se këtë parti nga jashtë do ta marrë Vjosa Osmani.

“I kam parë disa komunikime se pas disa ditës mund ta marrë partinë nga jashtë Vjosa Osmani. I kam parë disa komunikime”, ka deklaruar ai.

Buzhala ka bërë të ditur se atij i është ofruar posti i zëvendësministrit, por që e ka refuzuar.

“Unë kam qenë i propozuar për zëvendësminsitër dhe kam qenë i pari, mirëpo kjo nuk më ka plotësu. Nga pozita e zëvendësminsitrit jam tërhequr para 10 ditëve, ai angazhim nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Dalin dokumentet: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi

Gazetari Vebhi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka nxjerrur një dokument të një personi të afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se bëhet fjalë për Martin Berishajn, i cili siç u shpreh, ka marrë më shumë se 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi.

Pavarësisht kësaj, Kajtazi tha se Kurti asnjëherë nuk e ka thënë asnjë fjalë të keqe në raport me Berishajn.

“Për t’u kthyer te kush financohet prej Serbisë, te lufta hibride e z.Kurti, atëherë unë ia dëshmoi z.Kurti dhe të gjithë të tjerëve se njëri prej njerëzve të tij të afërt, i ka marrë nga Beogradi 1 milion e 531 mijë e 480 euro e 46 cent”.

“Kanë ardhur prej Beogradit. Ky është Martin Berishaj, Ambasadori dhe miku i Albin Kurtit, këto para kanë ardhur nga Beogradi. Z.Kurti nuk e ka thënë kurrë një fjalë të keqe në raport me të, ka vazhduar ta mbaj Ambasador, vazhdon me mbajt”, u shpreh ai.

Qeveria mblidhet nesër, këto janë projektligjet që do të shqyrtohen

Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg të premten në mbledhjen e planifikuar për në orën 9:30.

Sipas agjendës, mbledhja pritet t’i ketë 16 pika. Ndër to është edhe ajo e çështjes së çmimeve në kohë kur tregu është jostabil. Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, ai për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në Kosovë ka nisur një valë e re inflacioni, qëkur më 28 shkurt si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite mbi Iran nisi shtrenjtimi i naftës në nivel bote.

Për të ndikuar në uljen e çmimit të derivateve, partitë opozitare kanë rekomanduar uljen e akcizës ose të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Megjithatë, Qeveria ka refuzuar.

Të premten pritet të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, pikërisht mbi këto kërkesa të opozitës.

Në rend dite në mbledhjen e Qeverisë janë edhe shqyrtimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ai për shtetësinë e Kosovës, ai për lëndët plasëse e ai për Maturën Shtetërore.

Po ashtu priten shqyrtime edhe të disa projektligjeve të tjera si dhe nisma për një marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar me Turqinë.

Kurti sulmon rëndë mediat: “Para me thasë – argat të armiqve tanë”

Kryeministri Albin Kurti ka lëshuar sulme të rënda ndaj mediave në përgjithësime duke u thirrur në “raportimet për para me thasë” të kryeredaktorit të Kallxo.com, Kreshnik Gashi, i cili i referohej dosjes së Prokurorisë për rastin e Fatmir Shehollit.

Kurti tha se këto “manipulime po vinë nga armiqtë tanë dhe po gjejnë argat brenda vendit tonë.”

“Fjala e thënë duhet të jetë e lirë. Por fjala s’është e lirë nëse e kapur për raportimet për thasë parash, ato janë kërcënim i drjetpërdrejtë për integritetin. Paraja blen ndikim, orienton narrativë, dhe në fund deformon opinionin e qytetarit. Ky manipulim po vjen direkt nga armiqt tanë, dhe po gjejnë argat brenda vendit tonë. Pavarësia s’mund të ndërtohet mbi fshehtësi që financojnë shpifjen. Liria editoriale duhet të pasqyrohet me transparencë të plotë për pronësi. Nëse secili biznes tjetër jep përgjegjësi për financat e tij, mediat duhet të jenë në të njëjtin nivel. Nëse në diktaturat e dikurshme kontrolloheshin rezultatet, sot nga oligarkia ka mundësi të kontrollojë premisat,” tha Kurti.

‘Zbulohet’ plani i LVV-së për çështjen e presidentit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar para fillimit të seancës për çështjen e presidentit.

Ai, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka një plan në kohë, duke shtuar se po dëshirojnë që ushtruese detyre e presidentit të jetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Duket që në VV e kanë një plan në kohë. Ata po dojnë që kryetarja e Kuvendit të jetë ushtruese detyre e presidentit…. Çdo gjë fillon kur kemi ushtrues detyre të presidentit të ri e pastaj me fillua ndonjë bisedë ose ndonjë konsulltë…Nuk kemi asnjë zhvillim, shihet qartë që ka të bëj me kohën, po pritet 5 prilli me qenë ushtruese detyre znj.Haxhiu”,ka thënë Haradinaj./EO