div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-148 category-paged-148 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
VIDEO: Momenti kur goditet polici nga vetura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Pejë.

Një polic është goditur aksidentalisht nga vetura.

Më poshtë video:

Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani ka dalë haptas në përkrahje të Albin Kurtit dhe VV-së.

Ai ka treguar se përmes këtyre veprimeve Osmani po mundohet ta sigurojë mandatin e dytë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se përveç VV-së askush tjetër nuk do ta bënte presidente Osmanin.

“Vjosa Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht LVV –në. Pse? LVV e ka bërë presidente dhe askush tjetër nuk do ta bënte presidente në një mandat të dytë. Prandaj vota për LVV është votë për Vjosa Osmanin, bile me shumë gjasë, pa Albin Kurtin kryeministër. Vjosa Osmani mund të jetë “baba” i ri në bllokun e LVV pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi.

E rëndë: Humb jetën e reja nga Podujeva

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Orllan të Podujevës.

Erinda Sekiraqa, nga ky fshat, vdiq në moshë të re pasi nuk fitoi betejën ndaj një sëmundje të rëndë.

Familja e të resë ka njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në Fushë Kosovë, aty ku dhe banonte.

Ceremonia e varrimit zhvillohet sot nga ora 13:00 në Varrezat e qytetit të Fushë Kosovës.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Erinda Shefqet Sekiraqa. Varrimi i të ndjerës bëhet me datë : 21.11.2025, në ora 13:00 pas namazit të xhumasë tek Varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Deklarata e fortë e Nezir Krakit: “50 deputetë minimum, mbështetja po rritet ndjeshëm”
Ish-deputeti i LVV-Guxo, Nezir Kraki është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se pret një rritje të ndjeshme të mbështetjes për koalicionin.

“Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend. 50 deputetë minimum”, deklaroi Kraki për FrontOnline.

Ai vlerësoi se mbështetja elektorale këtë herë pritet të rritet dukshëm për ta.

“Unë pres me iu afru 50% të votave kësaj here”, tha ai.

Sipas tij, dinamika e zgjedhjeve do të krijojë një atmosferë të ngjashme me atë të vitit 2021.

“Ka me u kriju klima pak a shumë e njëjtë”, u shpreh Kraki.

Të shtëna me armë zjarri në Slivovë
Në fshatin Slivovë, është raportuar një incident me armë zjarri në ajër gjatë ditës së enjte.

Sipas autoriteteve, persona të panjohur kanë shtënë disa herë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Rasti është nën hetime nga policia lokale.

E rëndë/ Benita ia përmend nënën e ndjerë Elijonës: S’e ki mamin këtu

Tensionet janë ndezur që në ditët e para të edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova 4, i cili nisi të hënën.

Vëmendja kryesore është përqendruar te banorja më e re, 18-vjeçarja Elijona Binakaj, e cila mbart një histori personale tronditëse të humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik.

Gjatë natës së mbrëmshme, Elijona është gjetur nën presion të vazhdueshëm nga banoret Alba dhe Benita.

Kulmi i situatës ishte një koment i Benitës drejtuar Elijonës. Në një moment tensioni, Benita u dëgjua t’i thoshte:

“Nuk e ka mamin këtu për ta mbrojtur.”

Dramë në fshatin Vrellë: Dy burra e një serbe kërcënojnë policët pas gjobës, situata del jashtë kontrollit

Tre persona janë arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, dy burra dhe një shtetase e Serbisë, pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë kanosur zyrtarët policorë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas arrestimit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor pasi ndaj tyre është përdorur spreji.

Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Analisti i njohur pritet t’i bashkohet LDK-së
Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku, pritet t’i bashkohet LDK’së?

Inxhinieri Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mësuar Gazeta Express.

Sadiku, i cili është edhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, pritet të anëtarësohet në këtë parti ditëve në vijim.

Lëvizja vjen pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u caktuan të mbahen më 28 dhjetor.

Ermal Sadiku është lindur dhe rritur në Prishtinë, ku gjithashtu ka përfunduar studimet në fushën e inxhinierisë. Më pas ai ka vazhduar specializimin në Gjermani, duke thelluar njohuritë dhe përvojën e tij profesionale. Pas studimeve, Ermal Sadiku është rikthyer në Kosovë për të ndërtuar karrierën si inxhinier dhe sipërmarrës, duke themeluar disa nga kompanitë më të suksesshme të sektorit ICT në vend.

Ai ka shërbyer si ligjërues në fakultet, si kryetar i Bordit të STIKK dhe vazhdon të jetë mentor dhe trajner i shumë të rinjve që synojnë karrierë në teknologji.

‘Gjysma e Kosovës’ sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 21.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Fushë Kosova do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shtepia e kulturës (kodi: 15100003) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni ITrenit dhe ana majtë deri te rruga e Çerdhes.

Arsyeja: Nderprerje per shkaqe sigurie, Shtrirja e kabllos XHE 49-A , 1×150/25mm2 sipas projektit

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Varoshi (kodi: 40042005) nga ora 09:30  deri 18:00

Vendet: Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjes së re.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora 09:30  deri 18:00

Vendet: Fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj.Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh.

Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i linjes së re.

3.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gaçka (kodi: 40042002) prej orës 09:30 deri në ora 18:00.

Vendet: Greme,Gaçka,Burrnik,Izhanc,Kashtanjeva,Bajnicë,Semaj,Prushaj,Sllatina dhe bizniset private.

Arsyeja: Projekte investive, Energjizimi i linjave të reja

*****

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:

TS 10/0.4[kV] Kosovatransi (kodi: 40041038079) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: Konsumatorë ne afërsi te Stacionit te autobuseve

Arsyeja: Ndrimin e trafos dhe panelit TU sepas PEE

2.

Nga NS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Molika (kodi: 40044007) nga ora 08:30 deri 15:30.

Vendet: TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla, TS Hotel Molika

Arsyeja: Pozicionimi i transformatorit, përforcimi me shtylla metalike anësore dhe punët përcjellëse në ormanin e transformatorit.

Gjakovë

Punime në projekte investiv

1.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

NS 10/04[kV] TS 29 (kodi: 80080051003) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Lekë Dukagjini.

Arsyeja: Projekte investive. Kyqja e konsumatoreve egzistues ne rrjetin e ri.

Zemaj: Qytetarët duhet ta ndëshkojnë Kurtin për ngërçin që po i sjell vendit, VV-ja mashtroi duke thënë se i ka numrat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor.

Deputeti i LDK, Armend Zemaj në një intervistë në ABC News, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje mashtroi duke thënë se i ka numrat, ndërsa nënvizoi se pa marrëveshje, nuk ka qeveri.

Ai u shpreh se ndryshe nga VV, LDK është një alternativë serioze për qeverisje. Gjithashtu shtoi se qytetarët duhet të ndëshkojnë Kurtin për ngërçin që po i sjell vendit.

“Nuk është gjë e mirë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, por ne kemi thënë që VV si parti e parë nuk i ka numrat dhe ata në vazhdimësi na kanë mashtruar edhe ne. Thirreshin në bllokimin e Kuvendit dhe pasi u krijua mundësia e zgjedhjes edhe ashtu një proces që rezultoi me një situata që VV nuk i ka numrat dhe asnjë subjekt nuk ka marrëveshje me të. Ne besojmë që kemi pasur një parit në pushtet që nuk ka ditur të menaxhojë paratë publike, Kosova ka humbur shumë kohë, është izoluar në aspektin ndërkombëtar, ka pasur korruptim dhe madh dhe vjedhje të fondit të rezervave shtetërore. Por edhe krimi i madh që ka ndodhur në sektorin e energjisë. Ka edhe hetime në sektorin e Shëndetësisë. Ne duhet të ndëshkojmë këtë keqqeverisje…Edhe në zgjedhjet e fundit kemi qenë i vetmi subjekt që kemi garuar me program, edhe me ato strategjike, por edhe të mirëqenies së zhvillimit në vend”, shtoi ai.