Qeveria tregon kur do të paguhen shtesat për fëmijë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesit.

Pagesat e skemave do të ekzekutohen si në vijim:

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;

Manxhuka “rritet në gradë”, Kurti i jep një post të rëndësishëm në qeveri!

Arlind Manxhuka është emëruar zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në vend të Përparim Kryeziut, i cili dje është emëruar zv/ministër i Arsimit.

No photo description available.

Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar politik në zyrën e kryeministrit, do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që parashihen me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra shtesë të caktuara nga kryeministri.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i qeverisë, i cili njëkohësisht është këshilltar politik i kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ish-zëdhënësi i qeverisë merr post të lartë në “Kurti 3”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.

Kryeministri Kurti e uroi Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ndërron jetë zyrtari policor Mehdi Ibrahimi

Ka ndërruar jetë zyrtari policor nga Mitrovica, Mehdi Ibrahimi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur Sindikata e Policisë e Kosovës.

Me këtë rast, Sindikata e Policisë e Kosovës i shpreh ngushëllime, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të policisë

QKUK vendos tarifë të re: Familjarët duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka zyrtarizuar listën e bashkëpagesave për shërbime shëndetësirë të nivelit tretësor, ku ndër pikat që po ngjall më së shumti reagime është ajo për persona shoqërues të pacientëve, shkruan Insajderi.

Sipas një vendimi, saktësisht pika 5 e shtojcës 4 – përcaktohet se dita e qëndrimit në spital për personin shoqërues të pacientit më të vjetër se 15 vjec kushton 3 euro

Kjo tarifë aplikohet për tërë kohën e qëndrimin në spital, pa ndonjë kufizim kohor.

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Rifat Shala.

I ndjeri gjatë luftës shërbeu në Brigadën 112 “Arben Haliti” të Zona Operative e Drenicës, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit.

Ai ishte pjesë e Brigada 112 “Arben Haliti”, duke u dalluar për përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut.

Pas përfundimit të luftës, Shala vazhdoi angazhimin e tij në TMK, duke mbetur gjithmonë në shërbim të vendit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (24.02.2026) në ora 13:00, në fshatin Leçinë, komuna Skenderaj.

Kurti e degradon fort Besnik Bislimin, ky është roli i tij i ri

Besnik Bislimi, dikur zëvendëskryeministër me përgjegjësi për integrim evropian dhe zhvillim ekonomik, degradohet në udhëheqës të Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategike, sipas vendimit të fundit të Kurtit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur të ndryshojë rolin e njërit nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Besnik Bislimi, duke e autorizuar për një pozitë më administrative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga Demokracia.com, Bislimi do të udhëheqë Zyrën për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategike, një strukturë që funksionon nën drejtimin e Kryeministrit.

Në vendim thuhet se mandati i tij në këtë pozitë do të zgjasë për aq kohë sa zgjat mandati i Kryeministrit, ndërsa Bislimi obligohet të deklarojë pasurinë sipas legjislacionit në fuqi.

“Autorizohet z. Besnik Bislimi, të udhëheqë me Zyrën për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike. Mandati i të autorizuarit nga pika 1 e këtij Vendimi, zgjat për aq sa zgjatë mandati i Kryeministrit. I autorizuari nga pika 1 e këtij Vendimi, obligohet të deklarojë pasurinë sipas legjislacionit në fuqi. Obligohen Zyra e Kryeministrit për zbatimin e këtij Vendimi. Ky Vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në këtë vendim.

Dokumenti, i nënshkruar nga Kurti më 20 shkurt 2026, detyron gjithashtu Zyrën e Kryeministrit të zbatojë këtë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Vendimi është dërguar edhe te vetë Bislimi, Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së dhe Arkivi i Qeverisë.

Bislimi ka shërbyer si Ministër i Financave dhe Transfereve gjatë qeverisë së parë të Albin Kurtit në vitin 2020, ku mbikëqyri buxhetin, financat publike dhe politikat fiskale të vendit.

Nga 2021 deri më tani, Bislimi ka qenë Zëvendëskryeministër i Kosovës, përgjegjës për integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe koordinimin e dialogut me Serbinë. Ai ka udhëhequr gjithashtu projekte strategjike qeveritare dhe ka përfaqësuar Kosovën në takime ndërkombëtare për çështje ekonomike dhe politike.

Në ora 12:00 të natës, Krakit i bie në mendje një ide: Ta ndryshojmë Kushtetutën – ta zgjedhim Presidentin direkt

Nezir Kraki, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në Facebook, është shprehur me ‘’bindje të hekurt’’ se, Kosova nuk do të ketë stabilitet politik afatgjatë, pa u ndryshuar Kushtetuta, ‘’sidomos’’ në nenet që parashohin zgjedhjen e Presidentit.

Në postimin e tij, Kraki, ka thënë se duhet që zgjedhja e presidentit të bëhet me votim te drejtpërdrejtë nga qytetarët, gjë e cila, sipas tij, ‘’do ta çlironte postin e presidentit dhe do ta depolitizonte duke e larguar atë definitivisht nga konfiguracionet bllokuese në dëm të shtetit’’.

Kraki, po ashtu, në postimin e tij, ka sulmuar edhe Gjykatën Kushtetuese, duke aluduar se ajo s’po e mbron Kushtetutën, dhe se, kjo gjykatë, sipas deputetit të VV’së, ‘’ka vite që bën veç politikë’’.

Postimi:

Nevojë për ndryshime kushtetuese

Pas shumë analizave të sistemit kushtetues në Kosovë, mund të them me bindje të hekurt se pa u ndryshuar/amenduar kushtetuta, sidomos në nenet që parashohin zgjedhjen e Presidentit dhe atë të Kryesisë së Kuvendit, Kosova nuk do ketë stabilitet politik afatgjatë dhe as funksionim normal si shtet.

Prandaj mendoj se duhet të shkojmë drejt një reforme të sistemit sepse origjina e problemeve dhe pengesave është sistemike, jo politike. Politika i shfrytëzon pikërisht defektet e sistemeve për t’i realizuar qëllimet e veta. Por, duke qenë se qëllimet e politikes nuk janë gjithëmonë në përputhje me pritjet dhe nevojat e qytetarit atëherë sistemi duhet të jetë më i fortë se politika. Vetëm sistemi garanton respektim të kushtetutes, jo partitë politike as gjykatat.

Është absurde të pritet që në çdo rrethanë partitë politike ta mbrojnë kushtetuten sikurse është absurde të pritet që ajo të mbrohet nga Gjykata kushtetuese aktuale e cila ka vite që bën veç politikë. Atëherë, krejt ligjikshëm na del se mbrojtja më e mirë e kushtetutës është qartësimi dhe konsolidimi në sistem i normave të saj në mënyrë që askush, as politika dhe as gjykatat të mos kenë shans t’i dhunojnë apo t’i keqinterpretojnë ato.

Këto ndryshime do ta nxirnin Kosovën nga mjegulla normative e cila është shtresëzuar ndër vite. Kur kushtetuta ia rezervon fituesit të zgjedhjeve postin e Kryetarit të Kuvendit dhe në të njejtën kohë e kushtëzon atë ekskluzivitet me pajtim e votim nga humbësit kjo nuk është normë kushtetuese por absurditet sui generis. Siç ësbtë super absurditet edhe « kuorumi presidencial » me 80 deputetë kur zgjedhet presidenti. Sepse, nuk mund të kërkosh president apolltik dhe unifikues kur zgjedhjen e tij e kushtëzon me aranzhime politike që mund të nxjerrin veç president politik.

Atëherë cila do t’ishte zgjidhja?

1) Heqja e votimit për Kryesinë e Kuvendit. Postet plotësohen me propozime/delegime nga partitë të cilat i fitojnë ato sipas rezultatit të zgjedhjeve. Fiks siç ka qenë me Kornizen kushtetuese, duke e ruajtur numrin aktual të anëtarëve. Kështu, Kuvendi e reflekton vullnetin e qytetarëve me automatizem dhe ndarja e posteve korrespondon me peshen e votës. Fiks themeli i demokracisë.

2) Zgjedhja e presidentit me votim te drejtpërdrejtë nga qytetarët, për mandat 5 vjeçar në modelin e Maqedonisë së Veriut.  Kjo do ta çlironte postin e presidentit dhe do ta depolitizonte duke e larguar atë definitivisht nga konfiguracionet bllokuese në dëm të shtetit. Edhe këtu do respektohej vullneti i qytetarëve dhe presidenti do kishte më shumë autonomi në gjykim e veprim.

Këto ndryshime nuk do ta cenonin as interesin e partive as atë të pakicave dhe jam i bindur që do kalonin pa problem.

Nejse, edhe këtë herë po kalojmë por mirë do t’ishte të bëhemi gati për vitet e ardhshme.

“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime

Të mërkurën radioja publike gjermane “Deutschlandfunk” publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet radikale fetare kërcënojnë paqen sociale.

Aty është edhe një deklaratë përçarëse e klerikut Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë.  “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, ka thënë kleriku ndër të tjera në deklaratën e tij për radion gjermane.

Por sot, Shan Zefi ka dalë me një reagim, duke thënë se iu është bërë shtrembërim dhe manipulim i fjalëve.

“Në intervistën në fjalë kam mbrojtur identitetin dhe traditën shqiptare, duke theksuar se shqiptaria është një vlerë historike, kulturore dhe shpirtërore që duhet ruajtur nga ndikimet e huaja që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Çdo interpretim tjetër është tendencioz dhe synon të krijojë përçarje ndërfetare dhe të dëmtojë figurën time publike. Kjo nuk është hera e parë që përballem me manipulime dhe falsifikime publike. Edhe në të kaluarën janë krijuar materiale të rreme në emrin tim, për të cilat janë ndërmarrë veprime ligjore. Edhe në këtë rast do të ndiqen rrugët institucionale dhe ligjore për të zbardhur plotësisht të vërtetën”, tha ai.

Deklarata e përkthyer është shpërndarë në shqip nga gazetari Enver Robelli.

Shan Zefi  kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe vite më parë, pas disa dhe komenteve fyese në drejtim të komunitetit mysliman. Atë kohë, ai kishte mohuar se këto komente janë bërë nga profili i tij në rrjete sociale.

Grabitet shtëpia e hoxhës mitrovicas, vidhen 6 mijë euro, armën me leje e para bamirësie

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme, armë zjarri dhe mjete të tjera.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur më 20.02.2026 rreth orës 19:30.

Ankuesi, imam i Bashkësisë Islame në Mitrovicë ka raportuar se persona të panjohur, duke përdorur mjete të forta, kanë thyer derën hyrëse të shtëpisë dhe më pas kanë kontrolluar të gjitha ambientet.

Sipas deklarimit të tij, hajnat kanë vjedhur një sef metalik me 4,000 euro para bamirësie të dhuruara nga qytetarët, një revole me leje, 40 fishekë, një karikator dhe dokumentacionin e armës, rreth 2,000 euro kursime të fëmijëve, të mbajtura në dhomat e gjumit.

Vlera totale e dëmit llogaritet rreth 6,000 euro, pa përfshirë armën dhe pajisjet shoqëruese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë hetuesit e Stacionit Policor Mitrovicë Jug dhe Njësinë Rajonale të Hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.

Aktualisht nuk ka persona të dyshuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim.