Prokuroria Speciale ngriti katër aktakuza për spiunazh ndaj pesë personave

Vetëm nga qershori i 2024-ës e deri tani, në Kosovë janë arrestuar shtatë persona për bashkëpunim e spiunazh te shërbimet inteligjence serbe, katër nga ta shqiptarë. Ndërsa nga janari i këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka thënë se kanë ngritur katër aktakuzë ndaj pesë personave për veprën penale “spiunazh”.

Njohësit e sigurisë dhe ekspertë juridikë, e kanë vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë, por kanë kërkuar edhe më shumë angazhim në luftën ndaj kësaj veprimtarie të paligjshme.

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina në një deklaratë për Ekonomia Online ka thënë se spinuazhi paraqet rrezik për sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

“Unë mendoj se është bërë një punë e mirë për shkak të arrestimit të personave të dyshuar për spiunazh në Kosovë. Mendoj që institucionet e Kosovës, Policia, Prokuroria edhe AKI e të tjerët duhet të punojnë më me ngulm në mënyrë që personat e tillë të dyshuar të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për veprimet e tyre kriminale. “Kemi të bëjmë me një vepër penale që parashihet në kodin penal në nenin 124 dhe dënimet janë nga 5 deri 15 vite. Rrezikshmëria e kësaj vepre penale është për arsye se rrezikohen institucionet e Kosovës, policia, FSK, pastaj institucionet e tjera të Kosovës, sovraniteti, tërësia territoriale e vendit. Prandaj kemi të bëjmë me një vepër penale e cila është e rrezikshmërisë së lartë”, tha ai.

Morina shtoi se përballë këtyre sfidave, institucionet e sigurisë duhet të jenë në veprim të përhershëm.

“Prandaj institucionet tona të sigurisë, Policia, AKI, Prokuroria edhe gjithë duhet të jenë në vazhdën e tërësishme të luftimit të kësaj vepre penale dhe kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale, për shkak se është në pyetje rendi dhe qetësia në Kosovë,” theksoi ai.

Ai ka vënë theksin se si BIA serbe përmes spiunazhit synon që ta destabilizojë shtetin e Kosovës.

“Deri tani në bazë të të dhënave dhe statistikave të përgjithshme shihet se Serbia ka interes nëpërmjet BIA-s t’i përvetësojë qytetarët e Kosovës në mënyrën e caktuar që ata të japin informacione për institucionet tona të sigurisë, për rendin dhe qetësinë publike. Qëllimi kryesor i tyre është që të destabilizojnë Kosovën, por gjithashtu edhe shërbimet ruse, kineze dhe shërbimet tjera të cilat nuk ia duan të mirën shtetit të Kosovës”, tha Morina.

Në anën tjetër, avokati Muhamet Mujaj ka shprehur dyshime për mënyrën se si institucionet po trajtojnë këto raste, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë motive politike.

“Unë disa raste që i kam parë dhe përcjellur me vëmendje, shumë dyshoj që institucionet tona kanë me i trajtu ashtu siç duhet trajtuar rastet për shkakun se duhet një mori dëshmive, provave që janë shumë sensitive për t’i siguruar dhe për t’i dokumentuar ato raste si vepra penale si kryerës të mundshëm të veprave penale. Ishin disa raste, sidomos rasti i fundit që më tepër dyshoj që është rast politik se sa ndonjë rast që dëshmon për një aktivitet të tillë qysh pretendohet,” tha ai.

Mujaj vlerësoi se institucionet kanë vepruar me nguti, duke rrezikuar besueshmërinë e procesit hetimor.

“Nga ajo çka kam parë, nuk kam parë ndonjë lidhshmëri të rasteve, mirëpo çka vërehet në publik por edhe te ne profesionistët se është një nguti me qëllime që unë nuk i di, që të goditen spiunët, rastet e spiunazhit për ndoshta qëllime edhe kalkulime që nuk janë në interes të vendit tonë. Nëse dikush do të arrestohej për spiunazh unë kisha pasur dëshirë që personi i tillë të jetë më të vërtetë ai që është kryerësi i asaj vepre, jo të njollosen njerëzit pa pasur dëshmi të plota, pa pasur prova të plota dhe të krijohen këso skena filmike, skena ku dëmtohen personalitete, dëmtohen familjet dhe në fund po dalin të pafajshëm. Unë uroj që rastet e tilla mos të jenë ashtu siç i shpjegova për konsum publik edhe për interesat e politikës ditore, por të jenë raste që do të duhej hetuar dhe ata që me të vërtetë merren me spiunazhin dhe dëmtojnë interesat e shtetit të marrin dënim ashtu siç është paraparë me ligj,” tha ai.

Avokati kërkoi gjithashtu që hetimet për raste të tilla të zhvillohen në mënyrë konfidenciale dhe profesionale.

“Unë kam lutje që ato çka zhvillohen si hetime në lidhje me rastet e spiunazhit dhe rastet sensitive, rastet e ndjeshme të mbeten konfidenciale, meqë ne kishim edhe rast ku zyrtarë policorë u dyshuan për spiunazh dhe brenda ditës doli lajmi që ndaj të njëjtëve është pushuar hetimi. Ngutia e institucioneve të hetimit për të dëshmuar se ne jemi duke punuar në këtë drejtim nuk është e mirë për shtetin tonë, por as e mirë për ata që arrestohen e njollosen pa drejtësisht”, tha ai.

Kujtojmë që arrestimi i parë në Kosovë për veprën “spiunazh” u bë më 5 qershor 2024, ku si të dyshuar u arrestuan Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi në Ferizaj. Të arrestuarit e tjerë që dyshohet të kenë dhënë informacione te BIA serbe, janë edhe Aleksandër Vllajiq, Bojan Jevtiq, Hysri Selimi, Jelena Gjukanoviq dhe së fundmi Fatmir Sheholli.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 qershor 2025 dënoi, Aleksandër Vlajiq me pesë vjet burgim, derisa për armëmbajtje pa leje me 6 muaj burgim të cilat iu zëvendësuan me 1 mijë euro gjobë. Ish-polici i Kosovës, Vlajiq kishte pranuar se i ka çuar informata BIA-s së Serbisë dhe ka pranuar fajësinë në një marrëveshje me prokurorinë. Kështu, ky u bë edhe dënimi i parë për spiunazh që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

 

Limaj: Si jurist dyshoj se Kuvendi i Kosovës është i konstituar

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e tij si nënkryetar të Kuvendit dhe çështjen e “gjetjes së ditës”.

Limaj ka theksuar se si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, por edhe si pjesëmarrës në ndërtimin e kornizës kushtetuese të shtetit, ai ka dilema serioze lidhur me përbërjen aktuale të Kuvendit.

Sipas tij, nëse vërtetohet se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë procesit, atëherë gjithë veprimet pasuese e humbin legjitimitetin.

“Në qoftë se do të vijë një konstatim dhe të thuhet se ka pasur shkelje kushtetuese dhe se Kuvendi nuk është konstituar, atëherë vijmë në një situatë ku çdo gjë tjetër është jokushtetuese – edhe afatet, edhe ditët, edhe çdo gjë tjetër bëhet e parëndësishme”, ka shtuar ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Limaj gjithashtu ka komentuar edhe qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, nuk e ka dhënë masën e pezullimit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

“Gjykata Kushtetuese nuk e dha masën e pezullimit; është vendim i saj, ata e dinë mirë arsyen pse. Ama, përderisa nuk ka vendim përfundimtar, kjo çështje mbetet pezull. A kemi konstituim të Kuvendit dhe a e ka shkelur dikush Kushtetutën?”, ka përfunduar Limaj duke shtuar se tashmë në Kuvend ka edhe shkelje individuale.

“Dilema kryesore e imja, si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, është se ‘dyshoj’ që Kuvendi i Kosovës është i konstituar”, ka deklaruar Limaj.

Pasi e grushtoi mërgimtarin Zemaj poston dhjetra fotografi të fansave të boksit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident me një bashkatdhetar nga Gjermania.

Nga pamjet e publikuara shihet se është deputeti Armend Zemaj që eskalon pasi një qytetar bën një koment duke e quajtur “rrenc”.

Pas këtij, ofendimi reagoi ashpër Zemaj duke i thënë: Të rren nana dhe gruaja jote.

Pas kësaj ndodhi edhe përleshja fizike.

Ndonëse, Zemaj kërkoj falje dhe shprehu keqardhjen për rastin, postimet e tij në rrjete sociale lënë vend për dyshim.

Zemaj që grushtoj qytetarin dhe iu drejtua me kërcënime “T’q.. nanën të mbysë”, tashmë po merr levdata në rrjete sociale.

Ishte vetë deputeti që ka publikuar disa fotografi duke u krenuar nga mbështetja që po merr për dhunën që ka kryer ndaj një qytetari.

E dhimbshme: Ndërron jetë mërgimtarja në moshë të re

Familja Kozmaqi ka njoftuar me dhimbje të thellë se në Gjermani ka ndërruar jetë Jeta (Naim) Kozmaqi. Varrimi i saj do të bëhet të shtunën, më 25 tetor 2025, me namazin e ikindisë (ora 15:30), në varrezat e fshatit Mazgit, afër Tyrbes.

E pamja do të mbahet të dielën, të hënën dhe të martën, në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh, afër Banesave të Arabëve), nga ora 09:00 deri në 17:00.

Njoftim Mortor

Familja Kozmaqi njofton me dhimbje të thellë se ka ndërruar jetë në Gjermani Jeta (Naim) Kozmaqi.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të shtunën, më 25 tetor 2025, me namazin e ikindisë (ora 15:30), në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes).

E pamja do të mbahet të dielën, të hënën dhe të martën, në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh, afër Banesave të Arabëve), nga ora 09:00 deri në 17:00.

Ngushëllime familjes Kozmaqi!

“Jemi 4 apo 5 deputetë mangu”, flet Mimoza Kusari: LDK s’ka pranuar as uljen në tavolinë për diskutim

Deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pritjet janë që të dielën të votohet qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti, por ende mungojnë disa vota për shumicën e nevojshme parlamentare.

Ajo e ka pranuar se ende nuk i kanë votat për Qeverinë “Kurti III”.

“Pritjet  janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, deklaroi deputetja.

Ajo shtoi se nuk ka pasur takime zyrtare mes partive, por ka pasur komunikime individuale me deputetë që mund të ndikojnë në formimin e qeverisë.

“Përpjekjet do të vazhdojnë, nuk ka pasur formacion zyrtar të takimeve mes partive politike, më shumë komunikime me deputetë, porse në cilindo format ose në cilindo rast e shohin si të domosdoshme një funksionalizim të plot të institucioneve të vendit”.

Kusari-Lila kritikoi LDK-në, duke thënë se partia e Lumir Abdixhikut nuk ka pranuar as uljen në tavolinë për diskutim.

“LDK-ja nuk ka pranuar as uljen në tavolinë për diskutim, nuk e kanë pasur problem që ta shkelin vetë fjalën e dhënë edhe në kuadër të këtij procesi. Sipas Abdixhikut, fjala e dhënë duhej të mbahej edhe për konstituim të organeve të Kuvendit… fjala e dhënë, nuk u mbajt u ndryshua”, tha ajo në Tëvë1.

Megjithë vështirësitë, Kusari-Lila mbetet optimiste se qeveria mund të votohet këtë fundjavë.

“Do të doja të kishim qeveri të dielën, jam optimiste me përvojë. Përvoja deri tash më ka treguar se përkundër vullnetit dhe dëshirës për të pasur funksionalitet të plotë të institucioneve të vendit ajo se nëpër çfarë kemi kaluar na ka treguar se nuk mund të jemi vetëm optimist dhe të japim njerëzve shpresë”, shprehi optimizëm ajo.

Por,  në fund ajo deklaroi se edhe në rast se i kanë 61 vota, prapë “do të ishte një qeveri gati se të them e pakicës”.

Diskutimet me VV-në, Limaj tregon nëse do t’ia bëjë votat Kurtit për Qeverinë e re

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj idesë për të mbështetur qeverinë Kurti, duke deklaruar prerazi se nuk do ta votojë atë.

“Jo, nuk votoj. Jo me Dimal Bashën,” ka thënë Limaj, duke shtuar se për të është e papranueshme që një person si Dimal Basha të përfaqësojë institucionet publike.

Ai ka vënë në dyshim edhe mënyrën se si Basha është votuar, duke e cilësuar si një fyerje për ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Kush e votoi Dimal Bashën dhe cila është arsyeja? A mundesh me imagjinu një djalë të UÇK-së që kur ka lyp votë, e ka dhënë votën atje, dhe t’i thuhet se kjo votë është për Dimal Bashën? Ai ka fyer rëndë UÇK-në. Ky njeri nuk është i denjë as të jetë referent e as pjesë e ndonjë institucioni publik”, ka deklaruar Limaj.

Në përfundim, ai ka shtuar se për të, Dimal Basha nuk përfaqëson asgjë, përveç “turpit më të madh që i ka ndodhur Kosovës”.

“S’është kryetar imi i Kuvendit. Ligjërisht po, por është turpi më i madh që i ka ndodhur Kosovës”.

“Nuk ka votë për qeverisje, as me votat e NISMA-s. Nuk kemi pasur asnjë takim pas zgjedhjes së Bashës dhe kemi kërkuar shkarkimin e tij. Dua ta shoh këtë si një aksident… por vendi nuk drejtohet kështu”, ka theksuar Limaj.

Xhafer Tahiri zbulon bisedën me Abdixhikun: Më tha…

Kanidati për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se LDK ishte në dijeni për planifikim për të lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve.

“Marrëveshjen me Vushtrrinë e kam bërë për qytetarët në radhë të parë. Arsyeja është e thjeshtë se në pushtet që një kohë është PDK, që ka qeverisë keq dhe ka sjell shtangim atje. Kjo nuk lidhet me asnjë komunë tjetër dhe nuk afekton asnjë komunë tjetër. Këtë marrëveshje se kam bërë në kokë me vete, jam konsultuar me themeluesit e degës në Vushtrri, jam konsultuar me asamblistët. Nuk do kem asnjë pozitë atje, madje as në kuvend komunal nëse më lejohet. Marrëveshja ka ardhur kësisoj kryetari Abdixhiku, më ka pyetur a kemi ofertë, i kam thënë po nga VV, më tha a mundemi më fitu i kam thënë po”, tha ai në Kanal 10, përcjell Insajderi.

LDK në anën tjetër, kishte thënë se Tahiri ka lidhur marrëveshje pa miratimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Publikohen bisedat e Abdixhikut dhe Tahirit për marrëveshjen në Vushtrri

Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se LDK ishte në dijeni për planifikim për të lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka sjell edhe disa biseda si dëshmi.

“Po më thonë që po doni me i ba marrëveshjen publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike”, shkruan Abdixhiku në bisedat e publikuara.

Më pas Abdixhiku i kërkoi kohë një javë shtesë sepse nuk mund të lidhin marrëveshje.

“Marrëveshjen me Vushtrrinë e kam bërë për qytetarët në radhë të parë. Arsyeja është e thjeshtë se në pushtet që një kohë është PDK, që ka qeverisë keq dhe ka sjell shtangim atje. Kjo nuk lidhet me asnjë komunë tjetër dhe nuk afekton asnjë komunë tjetër. Këtë marrëveshje se kam bërë në kokë me vete, jam konsultuar me themeluesit e degës në Vushtrri, jam konsultuar me asamblistët. Nuk do kem asnjë pozitë atje, madje as në kuvend komunal nëse më lejohet. Marrëveshja ka ardhur kësisoj kryetari Abdixhiku, më ka pyetur a kemi ofertë, i kam thënë po nga VV, më tha a mundemi më fitu i kam thënë po”, tha

“Të mys …”, dalin pamjet nga përleshja fizike e Armend Zemajt me qytetarin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident me një bashkatdhetar nga Gjermania.

Tashmë janë publikuar pamjet se si ndodhi rrahje.

Nga pamjet shihet se është deputeti Armend Zemaj që eskalon pasi një qytetar bën një koment duke e quajtur “rrenc”.

Pas këtij, komenti reagoi ashpër Zemaj duke i thënë: Të rrën nana dhe gruja jote.

Pas kësaj ndodhi edhe përleshja fizike.

 

Zafir Berisha i del në krah Zemajt: Grushti është pak për këtë soj trushpëlarësh

Ish-deputeti Zafir Berisha, i ka dal në mbrojte deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, pas incidentit të ndodhur në Prishtinë

Ai ka kritikuar ashpër qytetarin duke thënë se po mendojnë se mund të sillen në realitet njësoj si në rrjetet sociale, duke ofenduar e fyer pa pasoja.

“Grushti për këtë sojin trushpërlarëve është pak, deri sa të mbushen mend!” shkroi ai.

“Këta tipat, si ai legeni në Prishtinë që ofendoj Armendin, po mendojn me fyrje e sharje sikurse në fb, edhe live munden me bë, dhe me kalu sikurse nuk është gjë kjo punë! Ju trima jeni nëpër rrijete sociale me profile false, për live mos harroni bëheni për të stomatologu. Grushti për këtë sojin trushpërlarëve është pak, deri sa të mushen mend!”, ka shkruar ai.

Në incidentin me deputetin Zemaj është përfshirë Nuha Osmani, mërgimtar nga Gjermania. Ai ka reaguar për media, duke kërkuar që deputetët që sillen me dhunë të japin dorëheqje.

“Ai më ka fyer me grua dhe me nënë, ai u sjell dhunshëm, kisha kërku që ai të më kërkojë falje. Të tjerat le ti kryn drejtësia”, tha ai për RTK.

Avokati Liridon Kutllovci ka bërë të ditur se deputeti ka ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit që ai përfaqëson.

Sipas versionit të avokatit, ngjarja ka ndodhur gjatë një interviste publike të deputetit Zemaj. Klienti i tij, i cili po kalonte pranë bashkë me bashkëshorten, i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetëm gënjeni”, duke shprehur, siç thuhet në deklaratë, frustrimin qytetar ndaj gjendjes politike e ekonomike në vend.

Në vend që të ruante qetësinë, deputeti Zemaj, sipas Kutllovcit, është kthyer me fjalë fyese, duke i thënë qytetarit: “Gënjen nëna dhe gruaja juaj”, fjalë që, sipas avokatit, janë shqiptuar në prani të bashkëshortes së qytetarit.

Pas pak sekondash, deputeti Zemaj e ka goditur me grusht klientin e tij, “pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij”, thuhet në deklaratë. Klienti i Kutllovcit, sipas avokatit, nuk është kundërpërgjigjur me dhunë, por ka reaguar duke njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.