Këta janë pesë kandidatët me të votuar për asamble nga VV, LDK dhe PDK në Fushë Kosovë

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për Asamble Komunale të Fushë Kosovë.

Bazuar në këto rezultate preliminare, është bërë edhe renditja e 5 kandidatëve me të votuar për Asamblenë Komunale nga tri subjektet kryesore politike në këtë komunë: Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe PDK, raporton IndeksOnline.

Lëvizja Vetëvendosje: Shpend Beqiri me 6 mijë e 719 vota, i ndjekur nga Festim Pllana me 535 vota, Durim Hajra me 527 vota Daut Krasniqi me 453 vota dhe Kushtrim Mirena me 412 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës: Mirlind Krasniqi me 5 miëj e 755 vota, i ndekur nga Afrim Dumani me 549 vta, Laurat Gojnovci me 495 vota, Jetmir Berisha 306 votad he Burim Berisha me 289 vota.

Partia Demokratike e Kosovës: Rrahim Tërnava me 3 mijë e 957 vota, Valon Murseli me 425 vota, Ermal Dumani me 297 vota, Aida Alimi 290 vota dhe Dardane Sogojeva Shala 241 vota. /IndeksOnline/

Verifikimi i votave në Mitrovicë të Jugut: Procesohen mbi 88%, ky është rezultati deri tash

Procesi i verifikimit të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut është ende në zhvillim.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë verifikuar 88,57 për qind e votave.

Bazuar në rezultatet e deritashme, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 49.32% të votave të numëruara, apo 13,506 Vota, ndërsa Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) ndodhet pas tij me 46.43%, apo 12,715 Vota.

Procesi i verifikimit pritet të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të numërimit të të gjitha votave.

Bien temperaturat, ky është moti për të premtën

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe me reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje. Minimalja pritet të zbres deri në 7 gradë Celsius, kurse ajo maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Premtja sjellë reshje shiu në gati të gjitha viset. Reshje të dendura shiu lokalisht priten në perëndim, jug dhe pjesët qendrore të Shqipërisë ku mund të ketë edhe rrebeshe intensive lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjitha viset.

Të shtunën pak më ftohtë, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu të karakterit lokal.

E diela pritet të sjellë përmirësim gradual të motit./MeteoBallkan

Përditësohet numërimi në Mitrovicë, kjo është gjendja pas afro 80% të kutive të numëruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar të dhënat nga numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit për komunën e Mitrovicës.

Sipas përditësimit të bërë në ora 22:45, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës po vazhdon të prijë me 49.71 për qind nga 78.1 për qind e kutive të numëruara.

Në vendin e dytë është Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje me 46.12 për qind, teksa në vendin e tretë është Gëzim Plakolli i LDK-së me vetëm 3.41%, njofton Klankosova.tv.

PDK-ja në Mitrovicë po prin edhe për sa i përket ulëseve në Kuvendin Komunal, ku nga 74.29 për qind e kutive të numëruara, aktualisht ka marrë 41.22 për qind.

Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 22.56 për qind të ulëseve, teksa në vendin e tretë është LDK-ja me 12.16 për qind, e në të katërtin është Lista Guxo me 11.84 për qind.

Shqiptarja ngacmohet nga serbët në punë, vetëm pse kishte tatuazh shqiptar

Një vajzë shqiptare që jeton dhe punon në Norvegji ka përjetuar një situatë të papranueshme në vendin e saj të punës, e cila ngre pyetje të rëndësishme mbi tolerancën dhe respektin ndërkombëtar.

A është e mundur që diskriminimi të mbijetojë edhe në vende që pretendojnë të jenë të hapura dhe të avancuara?

Ngjarja ndodhi në një dyqan, ku vajza shqiptare ishte duke punuar si zakonisht. Ajo po sistemonte produktet në raft, kur papritur një çift serb i afroi dhe e ofendoi në mënyrë të hapur. Kjo situatë e papritur e la atë të tronditur dhe e detyroi të përballej me një realitet të hidhur.

“Ishte një ditë e lodhshme, dhe unë kisha hequr bluzën e sipërme për t’u ndier më rehat. Në duar kisha tatuazhin shqiptar, dhe sapo ata e panë, filluan me fyerjet,” ka treguar ajo, duke shprehur emocionet e saj të forta përballë kësaj situate të paprecedent.

Njëri nga ata i është afruar dhe i ka thënë “Matëso!” në një ton përbuzës, duke e bërë atë të ndjehet e frikësuar dhe e poshtëruar. “M’u drodh gjithë trupi, si me u kthye në atë moment përsëri,” ka thënë ajo, duke treguar se si ndjenja e frikës dhe poshtërimit e kishte kapluar.

Pas ngjarjes, ajo përpiqej të mbante qetësinë dhe profesionalizmin, ndonëse ishte dukshëm e tronditur. “Nuk desha të bëja skandal, por brenda meje ndjeva një nervozë dhe dhimbje të madhe. Ata më shikuan me përçmim vetëm pse jam shqiptare,” ka theksuar ajo, duke e bërë të qartë se ndjenja e diskriminimit ishte e thellë.

Pas incidentit, disa klientë të tjerë ndërhynë dhe e pyetën nëse ishte në rregull, duke treguar se ndihma dhe mbështetja nga të tjerët janë të rëndësishme në situata të tilla. Ajo gjithashtu theksoi se ndjenja e frikës ishte aq e madhe saqë menjëherë telefonoi babain e saj për të ndarë përvojën e saj të hidhur.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shqiptarët që jetojnë jashtë kanë shprehur mbështetje për të dhe kanë dënuar diskriminimin me motive etnike. Kjo situatë tregon se, pavarësisht përparimeve në shoqëri, ende ekzistojnë sfida të mëdha për të drejtat e njeriut dhe respektin ndaj diversitetit.

Deputetja e Kuvendit konfirmon votën PËR Qeverinë Kurti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka folur rreth mundësisë së formimit të Qeverisë.

Rexhepi, nuk ka dashur të komentoj fare kërkesën e deputetes tjetër boshnjake, Duda Balje për formimin e komunës boshnjake, si kusht për të votuar Qeverinë ”Kurti”.

‘’Nuk e di, unë nuk merrem me Duda Balje, më mirë do të ishte të merrej shteti me Baljen dhe Shehollin, s’jam e interesuar me komentuar’’, tha Rexhepi.

Në anën tjetër, ajo tha se do e votoj Qeverinë ‘’Kurti’’, por se nuk e di nëse do të formohet një e tillë, por që ka shpresa për këtë gjë.

‘’Nuk e di, shpresoj, ne do e votojmë Qeverinë’’, tha ajo për Front Online.

Paralajmërohet revoltë mbareshqiptare nëse Haga i dënon ish-krerët e UÇKsë

Ali Ahmeti, lideri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar Gjykatën Speciale në rast  dënimi të krerëve të UÇK-së. Në një intervistë në Frontal, Ahmeti ka thënë se askush nuk mund ta kontrollojë revoltën shqiptare nëse Specialja në Hagë dënon Thaçin dhe të tjerët.

“Është mëse e vërtetë që askush nuk mund të jap garanca që njerëzit e pakënaqur, njerëz që kanë qenë në vijat e frontit bashkë me ta, që kanë ndarë të keqën dhe të mirën bashkë. Këtë garancë askush nuk mund ta jap. Nuk mund ta jap as unë – se mund të ketë grupe të tilla që mund të grumbullohen për ta shprehur revoltën e tyre sepse nuk është revoltë që dikush mund ta kontrollojë”, ka thënë lideri i BDI-së.

Ai ka thënë se vet akuza që i bëhet UÇK-së, është fyrje për kombin shqiptarë. “Sepse ta akuzosh UCK-në se është ndërmarrje e përbashkët kriminale është një fyerje jo për ushtrinë por për kombin në tërësi jo vetëm për Kosovën por për tërë kombin shqiptar”, ka thënë Ahmeti në Frontal.

Numërimi përfundon: Vetëvendosja e çon këtë komunë në balotazh

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit për komunën e Rahovecit, dhe tashmë është zyrtarizuar se kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Në krye të garës ka dalë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, me 7,673 vota apo 37.58%, por pa arritur shumicën absolute që do ta shpallte fitues pa nevojën për raund të dytë.

Në balotazh, Latifi do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ali Dula, i cili ka siguruar 4,868 vota, përkatësisht 23.84% të përkrahjes qytetare

Kandidati i LDK-së, Burim Krasniqi, përfundoi në vendin e tretë me 4,673 vota (22.89%), ndërsa kandidati i PDK-së, Edon Cana, mori 3,202 vota (15.68%), duke u renditur i katërti.

 

Garë e nxehtë për Asamble Komunale në Podujevë – Këta janë 5 kandidatët që po prijnë me vota nga VV, LDK dhe PDK

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Komunë e Podujevës është  duke vazhduar ende.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë procesuar 70 nga gjithsej 113 vendvotime, që përfaqësojnë 61.95% të tërësisë së votave.

Bazuar në këto rezultate preliminare, janë bërë publike edhe top 5 kandidatët më të votuar për Asamblenë Komunale nga tri subjektet kryesore politike në këtë komunë: Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe PDK.

Lëvizja Vetëvendosje: Shpejtim Bulliqi udhëheq me 9,536 vota, ndjekur nga Adelina Stublla me 732 vota, Avni Fetahu me 636 vota, Bahri Selimi me 514 vota, Lirie Hoti Rama me 484 vota,.

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Ekrem Hyseni udhëheq me 7,886 vota, ndjekur nga Enis Shabani me 496 vota, Alisa Jetullahu me 456 vota, Besim Latifi me 417 vota, Enis Dervisholli me 384 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Isak Shabani udhëheq me 2,423 vota, ndjekur nga Isuf Osmani me 260 vota, Lulzim Pollomi me 250 vota, Afrim Avdiu me 188 vota, Burim Januzi me 153 vota.

Kandidoi për asamblist në listën e Ramiz Lladrovcit, kaq vota ka marrë deri tash “Fc Latta”

Aktori Arjanit Hoti, i cili njihet për rolet e tij në disa seriale komike, ka qenë kandidat për Kuvendin Komunal të Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Hoti ka qenë pjesë e listës së partisë së Ramiz Lladrovcit. Në Drenas deri tash janë numëruar rreth 65 përqind e votave, e nga rezultatet e publikuara del se Hoti ka marrë 240 vota.

Me renditje në listën e kandidatëve më të votuar nga numërimi i deritashëm, ai renditet i 13’ti.

Nga kjo listë, më e votuara është Laureta Thaçi si bartëse e listës me 6 mijë e 385 vota, pasuar nga Ekrem Elshani, Selman Qallapeku, Naim Gjeli, Valdet Curri dhe Anjeza Kurtaj.